Rreth 50 inxhinierë dhe shkencëtarë po punojnë në mënyrë “sekrete” nën udhëheqjen e David Marcus, ish-presidentit të PayPal, për një projekt të ri të Facebook-ut dhe bankës amerikane, Jp Morgan. Misioni i ekipit është që të bëjë të mundur shkëmbimin e parave në kohë reale nëpërmjet Whatsapp – it ( i cili është nën kujdestarinë e Facebook-ut ) , nëpërmjet mesazheve të thjeshta, siç deri më tani ka funksionuar. Aktualisht Jp Morgan xhiron 6 trilion dollarë në ditë, nga ana tjetër Facebook mund të sfidojë tregun global ndërkufitar, që qarkullon deri në 500 miliardë dollarë në vit. Facebook dhe Jp…
Author: tirana
Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka postuar ditën e sotme një foto në Prishtinë, ku shfaqet krah të vëllait të saj Kiri Hajdari, duke lënë të nënkuptuar se në familjen Hajdari nuk ka përçarje. Rudina Hajdari vendosi të mos djegë mandatin ndërkohë që i vëllai i saj Kiri u pa në protestën e opozitës krah kryedemokratit Basha. Pavarësisht qëndrimeve të ndryshme, Kiri Hajdari ka deklaruar se qëllimi i tyre është i njëjtë, fitorja e opozitës.
Nëse jeni duke pyetur veten se si mund të humbisni peshë në 7 ditë, e dini se tashmë është e mundur?! Këtu është fruti juaj më i preferuar i sezonit. Është shija dhe zgjidhja që ju duhet. Mandarina është ndër frutat më të dëshiruar gjatë vjeshtës dhe dimrit. Është e shijshme, e ëmbël dhe e pasur me vitaminë C. Është një frut që kurrë nuk del nga tryeza dhe është e përsosur për t’u konsumuar çdo ditë falë pak kalorive të pranishme në të. Falë përfitimeve të shumta të saj, nga ky fryt ka lindur një dietë që duhet ndjekur…
Në emisionin e ditës së sotme në “E diell” në “Top Channel” ishte Çiljeta Xhilaga. Zakonisht jemi mësuar të dëgjojmë në intervista të flasë në lidhje me projektet e saj muzikore apo me familjen, por intervista e sotme ka qenë pak ndryshe. Çiljeta ka rrëfyer për publikun se para disa kohësh, ka mundur të shohë një alien në jetën reale. “Mbaj mend atëherë sa kishte dalë lajmi që dyshohet se në Levan të Fierit ka zbritur një anije alienësh. Pas një jave, unë po kthehesha nga Vlora me mamin dhe shoh një dritë të kuqe. U habita se nuk kisha…
Demi Partnerin e ndjen si pronë dhe çdo gjë që i pëlqen atij mund të ndikojë në lidhje. Shpesh është romantik por më shumë është kontrollues. Kërkon që partneri ti kthejë çdo gjest që bën për të. Akrepi Gjithnjë dyshues, është tipi që zakonisht nuk e shpreh menjëherë xhelozinë por vë në dukje çdo gjë që nuk pëlqen tek partneri. Zakonisht një akrep do të flasë hapur kur do distancë. Bricjapi Ka një tendencë për të planifikuar çdo gjë. Këtë e përdor edhe si armë kundër partnerit. Bëhet shpesh kontrollues deri në obsesiv. Është e rëndësishme që të diskutohen limitet…
Filloreta Raçi e njohur për publikun si Fifi sot ka lançuar projektin e ri muzikor. Kënga mbanë titullin “Akoma” dhe vjen edhe me videoklip në kanalin Youtube. Me tekst të vet këngëtares ajo sjellë një baladë ritmike me një mesazh të fuqishëm dashurie.
Këngëtarja nga Shqipëria Besa Kokëdhima dje ka publikuar projektin e shumëpritur. Kënga e re “La La La” u mirëprit nga adhuruesit e këngëtares. Sot këngëtarja ka befasuar me një foto tejet provokues. E kombinuar me çizme të gjata Besa dukej më seksi se kurrë më parë. “Je melodi e zemrës time…këndoj për ty un” ka shkuar Besa përkrah imazhit joshëse.
Klea Huta është një nga vajzat më të ëmbla shqiptare. Aktorja dhe këngëtarja shqiptare shquhet për bukurinë natyrale dhe dallon nga shumë artiste të tjera, ndërsa ka edhe një trup për t’u pasur zili. Këtë e vërteton fotografia e saj e fundit e postuar në Instagram, ku duket shume sharmante me një palë veshje ngjyrë vjollcë.
BRICJAPI: Ky do të jetë një muaj i rëndësishëm për të çuar përpara projekte të reja. Nëse keni një kontratë që përfundon në maj apo në qershor, tani do të bisedoni për ta rinovuar. Mërkuri dhe Venusi janë në favorin tuaj gjatë gjysmës së parë të muajit dhe ju ndihmojnë të kaloni vështirësitë financiare. Jo vetëm kaq, por edhe Saturni me Uranin janë në favor të shenjës suaj dhe ky është një ogur shumë i mirë. Sigurisht që paratë nuk bien nga qielli, por personat që po realizojnë një projekt, që kanë një aktivitet privat, më datë 11 kanë mundësi shumë…
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Astrit Ajdarevi, ka futur në “sherr” 2 klubet suedeze, atë të Goteborgut dhe Djugardenit. Shkak është bërë transferimi i tij tek këta të fundit, teksa në një prononcim për mediat, trajneri i Goteborgut, pretendon se skuadra e Djugardenit prishi rregullat financiare duke ofruar 2 herë më shumë para për transferimin e shqiptarit. “Nuk është sekret se Ajdareviç ishte një lojtar që treguam interes në merkaton e verës. Klubi ynë bëri një ofertë të denj në treg, por kur një klub tjetër dyfishon ofertën, atëherë është e vështirë të vijosh diskutimin”, u shpreh trajneri Poja Asbagi. Ndërkohë…
PESHORJA: Për personat që presin të kompensohen apo kanë aktivitet privat prej të cilit presin të fitojnë diçka më shumë, prilli është muaji i duhur. Ata që sapo kanë ndërruar punë, të përgatiten, sepse do ta ndryshojnë sërish deri në fund të vitit duke marrë një rol apo përgjegjësi të re. Është e nevojshme të zbuloni aftësitë tuaja, edhe pse mendoni shpesh se të tjerët nuk ju vlerësojnë vërtet aq sa duhet. Situata ekonomike është duke u përmirësuar. Personat që duan të shesin diçka me rëndësi, do të kenë rezultate të mira. Datat 11 dhe 12 janë të duhurat për të…
Policia e qytetit të Vlorës ka bllokuar plotësisht rrugën e lagjes “10 Korriku”, pasi është raportuar për një sasie të dyshuar si lëndë plasëse e hedhur në këtë zonë. Forcat e shumta të policisë kanë siguruar perimetrin e rrugës, duke mos lejuar kalimin e automjeteve, por as të këmbësorëve. Ende nuk dihet se si ka përfunduar kjo lëndë eksplozive në këtë rrugë të qytetit të Vlorës, por dyshohet se mund të ketë rënë nga një makinë në lëvizje. Në këtë zonë forcat e policisë janë ende në pritje të forcave xhenierë të cilët do të bëjnë vlerësimin sasisë së dyshuar…