Shumica e prindërve nuk është se merren me mësimet financiare kur është fjala për leksionet e jetës që ua trashëgojnë fëmijëve, por siç duket prindërit e pasur e bëjnë krejtësisht të kundërtën. Ky është vetëm një sekret që Steve Siebold e ka zbuluar, pasi ka shpenzuar 34 vjet duke intervistuar dhe analizuar më shumë se 1,200 milionerë. Më poshtë ju sjellim disa prej këshillave më të rëndësishme prindërore nga personat e pasur, të cilat i ka zbuluar Siebold gjatë një interviste për “CNBC”. Rrethojeni veten me njerëz të suksesshëm Kjo mund të jetë po aq e thjeshtë sa të luani…
Author: tirana
Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga policia italiane nën akuzën e trafikut të drogës. Në pranga përfundoi Florenc Metaj, 38 vjeç, dhe 40 vjeçari italian Gianfranco Bassani, të dy me precedentë të mëparshëm penal. Gjithçka filloi nga një kërkesë për ndihmë nga një 44-vjeçar, i kërcënuar me grabitje. Viktima, me një histori të gjatë të varësisë ndaj drogës, i denoncoi dy burrat (njëri ishte furnizuesi i tij), i pasi i kishin kërkuar 2000 euro për një furnizim të supozuar me lëndë narkotike. Viktima refuzoi me vendosmëri, por kërcënimet vazhduan. 40-vjeçari italian madje i tregoi një armë në pantallonat…
Gjykata e Shkodrës bie dakord me antiterrorin se prokuroria nuk ka bërë detyrën dhe nuk ka hetuar ceremoninë përkujtimore për ushtarët serbo-malazezë të mbajtur në fshatin Gajtan. Për këtë arsye, gjyqtarja pranoi kërkesën e rrallë të Policisë së Shtetit, që u përplas gjatë marsit me Prokurorinë, pas një aktiviteti të denoncuar në emisionin e gazetarit Marin Mema, një ceremoni për të cilën antiterrori thotë se kryqi është vendosur pa lejen e bashkisë. Por diçka e tillë është bërë me qëllimin për të provokuar këmbëngul antiterrori, ndaj gjykata urdhëroi prokurorinë të kryejë veprime hetimore për të zbardhur dyshimet se gjatë ceremonisë…
Qendra e Tiranës fiku mbrëmë dritat për 60 minuta, duke iu bashkuar qindra qyteteve në 187 shtete të botës në shenjë solidarizimi me “Orën e Tokës”, që synon rritjen e vëmendjes globale ndaj çështjeve mjedisore.
Policia e Lezhës ka parandaluar tentativën për vrasjen e një personi dhe grabitjen e makinës së tij. Ajo ka sekuestruar armë zjarri, municon luftarak, maska e doreza dhe sende të tjera që do përdoreshin nga autorët. Me datë 30.10.2018, ora 23:50, Strukturat e Komisariatit te Policisë Lezhë, falë marrjes në kohë të informacionit për një ngjarje të rëndë kriminale që do ndodhte gjatë natës në fshatin Rrilë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Porosia” Pas ndërhyrjes së agjentëve të policisë kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:…
Tre persona janë proceduar në gjendje të lirë nga policia e Matit dhe Bulqizës, pasi dyshohen si shkaktarë të zjarreve në pyje, që kanë ndodhur ditën e fundit në këto zona. Kështu S.T. dhe A.S., përkatësisht 17 dhe 16 vjeç, banues në Burrel, dyshohet se kanë shkaktuar nga pakujdesia zjarrin në zonën e Kongrazhdit, njësia Administrative Komsi, Mat. Këta persona kanë qenë duke djegur ferra e mbeturina, por zjarri ka dalë nga kontrolli si pasojë e erës së fortë, duke përfshirë dhe djegur sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Po për të njëjtat arsye, është proceduar edhe shtetasi H.Z., 43 vjeç nga…
Në një kohë që opozita ka djegur mandatet e saj, ligjvënësit socialistë vijojnë punën në Kuvend për shqyrtimin dhe miratimin e nismave të ndryshme. Për të lehtësuar punën e tyre, por edhe për vete e delegacionet që e takojnë atë, Gramoz Ruçi ka shpallur tenderin e mirëmbajtjes së dy ashensorëve në Kuvend. Burime për tirananews bëjnë me dije se një prej ashensorëve është për përdorim të Kryetarit të Kuvendit dhe të delegacioneve që e vizitojnë atë, ndërkohë që ashensori tjetër është instaluar në kohën e Ilir Metës në pjesën e godinës së Kryesisë së Kuvendit ku janë të vendosura zyrat…
Pozitat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha rrezikojnë të lëkunden me rihapjen e dosjes së “21 Janarit”. Në vitin 2011 kur u vranë në mes të Bulevardit të Kombit 4 protestues Berisha ishte kryeministër, ndërsa Basha ministër i Brendshëm. Pikërisht këta dy emra ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi i bën fajtorë për tragjedinë e 8 viteve më parë. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ai komentoi vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku bëhej me dije që mes qeverisë shqiptare dhe familjarëve të viktimave të “21 Janarit” është arritur…
Gjatë meshës së shenjtë në katedralen “Shen Shtjefni” për 200-vjetorin e lindjes të arbëreshit Andon Santori, arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Angelo Massafra ka komentuar ngjarjet e rënda të ndodhura në Shkodër, vrasjen e Ferdinand Polias dhe të dy vëllezërve Bilali, një ditë më parë. Arqipeshkvi Massafra solli historinë e një babai, që kishte dy djem, njëri prej të cilëve e braktisi për shkak se nuk i siguronte pasuri. Massasfra u shpreh se fëmijët e sotëm nuk dinë të kërkojnë falje dhe të kuptojnë gabimet e tyre, duke sjellë më pas veprime që i çojnë drejt sjelljeve negative si droga apo…
Moderatorja e njohur shqiptare ka marrë një mesazh në “Instagram” nga futbollisti i njohur Lucas Podolski. Emri i saj është shumë i lakuar në shtypin rozë, ku komentohet shpesh për linjat trupore dhe veshjet provokuese. Moderatorja së fundmi ka postuar një intervistë që ka realizuar me Xherdan Shaqirini dhe futbollisti Lucas Podolski i ka bërë replay. “Hahaha faleminderit, mendoj që është koha për një intervistë tjetër”, ia ktheu Ilda.
Skuadra e Real Madrid nuk e ka fshehur asnjëherë interesimin për mesfushorin danez Christian Eriksen, të cilin e ka kërkuar që verën e kaluar. Tashmë, me rikthimin e Zinedine Zidane në stol, skuadra “merenguges” është hedhur sërish në sulm. Gjithsesi, Tottenham nuk ka ndërmend të shesë lirë lojtarin dhe sipas të përditshgmes britanike “The Mirror” ka rritur çmimin e lojtarit. Skuadra londineze ka bërë me dije se kërkon 130 milionë stërlina për Eriksen (160 milionë euro), një shumë tepër e lartë. Mësohet se presidenti i Tottenham, Daniel Levy, ka ngriturkërkesën e tij, pasi e konsideron mesfushorin 28-vjeçar si të rëndësishëm…
Zyrtarë të hipotekës së Korçës të arre-stuar nga prokuroria pas dhënies së dëshmisë së një te penduari, jo vetëm që lëshonin çertifikata pronësie të falsifikuara, por njëherësh u mernin dhe shumë të mëdha financiare. Një rast i tillë është provuar nga prokuroria e Korçës, ku Sefedin Skora nga fshati Pojan i është marrë një shumë prej 3 milion lekë të vjetra nga zyrtarët e hipotekës dhe në fund ky qytetar është paisur me çertifikatë të falsifikuar. Sasia e parave është marë nga zyrtarët e hipoitekës në banesës e Skora në fshatin Pojan, por pasi është kuptuar e gjithë loja, Erion…