Bashkia e Tiranës do të jetë e para në rang vendi që do të ketë gati kartën e studentit. I pranishëm në konferencën “Studime akademike mbi sjelljen njerëzore, edukim dhe shkenca sociale” të Universitetit Mesdhetar, Veliaj dha lajmin e mirë se javën e ardhshme do të bëhet prezantimi i kartës së studentit e cila do të ofrojë fillimisht 40 shërbime të Bashkisë së Tiranës. “Ne javën tjetër do të prezantojmë Kartën e Studentit për Bashkinë e Tiranës. Arritëm në përfundimin që në një qytet që ka sot dhjetë universitete, disa private, disa publike, disa me faciliteti, le të themi me…
Author: tirana
Gruaja e ish-ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri është në javët e fundit të shtatzënisë. “Bluetooth” shkruan se familja Tahiri së shpejti do të rritet me djalin e dytë që do të sjellë në jetë Fatlinda Berisha. Edhe pse janë munduar ta mbajnë të fshehtë për një kohë të gjatë dhe bashkëshortja e ish-ministrit nuk ka dalë shpesh në fokusin e kamerave, ky lajm i bukur s’kishte se si të shpëtonte për mediat.
Elton Bardhi është një i apasionuar pas gdhendjes së drurit. Ai është nga fshati Karic i rrethit të Matit, vend nga trashëgoi pasionin dhe artin e të punuarit të drurit. Aktualisht Eltoni jeton në Fushë-Kuqe në Laç sëbashku me familjen e tij duke u përpjekur të plotësojë nevojat jetësore përmes punimeve të ndryshme. Gdhendja e drurit ka tradita të lashta në artin popullor shqiptar, sidomos në viset kodrinore e malore të pasura me pyje. Në zanafillë ishte mjeshtëri e barinjve. Eltoni ka marrë pjesë në panairet e organizuara ne Qarkun e Dibrës dhe në qytete të tjera me…
Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’ nga Eni Vasili, një ndër të ftuarit ka qenë dhe analisti i njohur Alfred Peza. Ata kanë diskutuar në lidhje me temën ‘Kriza politike, a ka rrugëdalje?’. Gjatë emisionit kishte momente kur situata u tensionua, por mesa duket mbrapa kamerave gazetarët me njëri-tjetrin kanë qenë të qeshur. Ka qenë vetë Vasili, ajo që ka publikuar disa foto në ‘Instagram’ ku shfaqet me Mesila Dodën duke qeshur apo edhe me Henri Çilin. Por foto që ka nxitur më shumë komente nga ndjekësit është ajo me Pezën. Ky i fundit ka treguar se është xhentil duke…
Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto krah përkrenares së Skënderbeut, në një nga sallat e Kryeministrisë. Në fokus të fotos është kryeministri i cili mban në dorë mikrofonin dhe flet mesa duket përpara të pranishmeve. Menjëherë dhe rrjeti ka shpëthyer në komente dhe ‘meme’, duke bërë montazhe të fotos së Ramës me Elisa Spiropalin, e cila shpesh ka bërë analogji mes kryeministrit dhe Skënderbeut.
Një shqiptar në Itali do të gjykohet për përdhunimin e një vajze minorene me aftësi të kufizuara. Gjykata e Paolës po gjykon shqiptarin, i cili besohet se ka kryer sulmin seksual në Cozenza të Kalabrisë, shkruan media italiane “Gazzetta Del Sud”. 22-vjeçari nga Shqipëria akuzohet se ka detyruar minorenen për të kryer marrëdhënie, pa dëshirën e saj. Situata e të riut shqiptar rëndohet, për faktin se ai akuzohet se ka shfrytëzuar inferioritetin fizik të minorenes, për të kryer sulm seksual ndaj saj. Ai e ka detyruar 15-vjeçaren t’ju nënshtrohet akteve seksuale. Gjyqi ndaj 22-vjeçarit nis më 22 maj.
Sonte në mbrëmjë janë të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” dy këngëtarët e njohur Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku që i ka bashkuar bashkëpunimi i tyre i parë me titull “Muza ime”. Arian Çani ka vënë re gjatë hyrjes së tyre në emision se si Anxhela dhe Mateusi janë dobësuar shumë. Anxhela ka treguar se ka rënë 12 kile për tre muaj dhe Mateusi për një vit ka humbur 37 kile. Gjatë emisionit Çani u ka kërkuar të dy këngëtarëve që të ndajnë me publikun sekretin e tyre për rënien në peshë, ku Anxhela ka thënë se është futur…
Në takimin “Bashkia që Duam” që u ndal këtë pasdite në Durrës, aty ku Vangjush Dako shprehu dëshirën për të punuar akoma, nuk pati një konfirmim nga kryeministri Edi Rama për Vangjush Dakon. Rama e vlerësoi punën e bërë nga Dako në Bashki, tha se zgjedhjet vendore do të mbahen me çdo kusht, por nuk tha emrin e kandidatit për Bashkinë e qytetit bregdetar. Pas këtij takimi me qytetarët, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim informal në një prej restoranteve të qytetit me disa drejtues apo edhe pretendentë për kandidatë për Bashkitë e këtij Qarku si ajo e Durrësit, Shijakut…
Nëse jeni në kërkim të një banese në kryeqytet, çmimet më të lira i ofron periferia dhe vijnë duke u shtrenjtuar në bazë të afërsisë me qendrën apo të zonave me kërkesë të lartë dhe me blloqe të mirë organizuara banimi. Kështu, qeveria ka bërë zyrtare çmimet mesatare të referencës së shitblerjes për m2 për banesat në Tiranë, të cilat fillojnë nga dyshemeja prej 23 mijë lekë m2 në Shëngjergj duke arritur maksimalen në 190 mijë lekë m2 në njësinë administrative nr 5. Nga ish komunat që janë bërë pjesë e Bashkisë së Tiranës, çmimet më të shtrenjta janë kryesisht…
Nëse në shtëpi keni disa kunguj, beni një pjatë pene “Garofalo” dhe karkaleca pasi është kombinim brilant. Më ndiqni hapat dhe do ta shijoni më shpejt nga sa e keni imagjinuar. Përbërësitpene (Integrale “Garofalo”)1 filxhan vaj ulliri1 qepe e njome (e grirë imët)2 kungull (të prerë në feta)1 lugë gjelle kripe4 karkalecakripepiper1 filxhan vere e bardhe1 filxhan pana Përgatitja1. Si fillim në një tenxhere me ujë e kripë zieni penet “Garofalo”. Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën e njomë.2. Më pas shtoni kungujt dhe karkalecat. I marinoni me kripë e piper. Tani shtoni verën dhe panën. I trazoni…
Emri i tij kishte kohë që ishte përfolur se do të ishte kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës. Por së fundmi zërat janë bërë më të fortë, madje janë hapur edhe sondazhe on line që e shpallnin Elvis Naçin favorit. Të gjitha këto kanë bërë që sot ai të sqarojë publikisht gjatë emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” në News 24 se do t’i rrijë larg politikës. Naçi thotë se bamirësia është korsia që Zoti i ka caktuar në jetë. “Unë kam shumë respekt për të gjithë, por nuk e kanë informacionin e duhur se kam kohë që e kam…
E ftuar në “Rudina” meteorologia Tanja Porja tha se dy muajt e ngelur të pranverës do sjellin surpriza të motit. Tanja u shpreh duke thënë se prilli dhe maji priten të jenë shumë pranë vlerave normale klimatike pra jo një pranverë e nxehtë si dhe një Pranverë pa shumë reshje. “Pesë ditët e para të muajit Prill do të sjellin një rritje të ndjeshme të temperaturave kryesisht në mëngjes pasi deri tani kanë qenë të freskëta. Gjatë muajit Prill nuk është çudi që të përsëriten reshejt e dëborës në zona të thella. 13 deri në 16 Prill moti gjithnjë prishet duke…