Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ironizoi nga Durrësi opozitën shqiptare dhe vendimin e saj për të zgjedhur rrugën e protestave në vend të pjesëmarrjes në zgjedhje. “Oerd Bykylbashi tha nuk hyj në zgjedhje por si të hysh si jo njësoj do të jetë. Do të bësh guidën turistike për turistët e Vorës, Kamzës e Shkodrës. Mbas teje Oerd, mbas Lulit mos të flasim për fallxhoren, nuk vijnë demokratët e Durrësit. Ne zgjedhjet do i bëjmë si me ata si pa ata”, – u shpreh Rama. Por nuk ka vonuar reagimi I ish-deputetit demokrat Oerd Bylykbashi. Përmes një postimi në Facebook, Bylykbashi i…

Read More

Së fundmi policia e Los Angeles ka njoftuar që ka arrestuar fansin e “çmendur” I cili po ngacmonte vazhdimisht yllin televiziv Kendall Jenner. Burime nga TMZ kanë bërë të ditur që personi i arrestuar është John Ford 38 vjeç. Ford kishte trokitur dy herë në shtëpinë e Kendall. 38 vjeçari është qytetar kanadez të cilit viza e vizitorit në ShBA i ka skaduar dhe ishte duke qëndruar në mënyrë të paligjshme në Amerikë. Sipas deklaratës së policisë ky arrestim ishte me sukses dhe u realizuar më parë see ndodhte ndonjë krim. Familja Kardashian-Jenner ka falënderuar Departamentin e Policisë në Los…

Read More

Kursimet e shqiptarëve në banka shënuan rritje për të tretin muaj radhazi në shkurt, por monedha e preferuar e tyre për të lënë para mënjanë nuk është ajo vendase. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në lekë në fund të shkurtit ishte 1.005 trilionë lekë (rreth 8 miliardë euro), duke shënuar një rritje prej 0.3% në krahasim me muajin e mëparshëm. Kjo rritja ka ardhur tërësisht nga valuta, teksa kursimet në lekë kanë mbetur të pandryshueshme. Depozitat në monedhë të huaj (kryesisht euro), por të raportuara në lekë, u rritën me 0.5% me bazë vjetore. Në të…

Read More

Kreu i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ Rustem Peçi, bëri thirrje që në zgjedhjet e ardhshme të 30 qershorit të votojnë për Partinë Socialiste. Peçi gjatë fjalës së tij u shpreh se “Rama ndonjëherë ja fut kot“. “Jemi në prag të fushatës për zgjedhje. Shumë baltë po i hidhet nga të gjithë. Mos harroni, jemi të majtë. Unë kam qenë i ri komunist, kam qenë anëtar i Partisë së Punës, jam anëtar i PS dhe ju bën thirrje të votojmë vetëm për PS, pavarësisht se ja fut ndonjëherë kot Edi Rama” Gjatë aktivitetit në Patos në përkujtim të 75 vjetorit…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Durrësit në kuadër të projektit ‘Bashkia që duam’. Në fund Rama e ka mbyllur këtë takim pasi në sfond është dëgjuar ezani, i kënduar nga Hoxha. Ky është një ritual që kryhet çdo ditë në të njëjtin orar nga besimtarët myslimanë. ‘E mbyllim për respekt të faljes’, ishin fjalët e fundit të Ramës.

Read More

Kukësi-Partizani nuk kanë arritur të fitojë aspak simpatinë e tifozëve. Distanca e largët me “vatrën” e tifozëve, pasi duhet theksuar se ky takim zhvillohet në “Loro Boriçi” të Shkodrës ka shtangur tifozët. Gjithsesi, një tjetër faktor kryesor që ka ndaluar grupimet “Armata e Veriut” dhe “Ultras Guerrils” të udhëtojnë drejt Shkodrës janë edhe çmimet e kripura të biletave, me drejtuesit e Kukësit që kishin caktuar që bileta më e lirë në stadium të ishte 1000 lekë të reja. Besohet se në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” nuk janë më shumë se 500 tifozë, shifër kjo qesharake për një takim të…

Read More

Trendi më i fundit i flokëve ka bërë të gjitha vajzat e ekranit të duken ndryshe. Pas Adrola Dushit dhe Bora Zemanit një tjetër moderatore shqiptare ka guxuar me modelin e flokëve. Këtij grupi i është bashkuar së fundmi edhe moderatorja Kiara Tito. Nëpërmjet ‘Instagram-it’ ajo ka treguar se ka prerë flokët, por nuk ka qenë ende gati për këtë ndryshim. “Nuk isha gati për këtë”, shkruan moderatorja në foton ku shfaq tufën me flokët e prerë.

Read More

Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka folur sot për emisionin “Top Talk” në lidhje me qëndrimin e Holandës, ku një deputet ka kërkuar rivendosjen e sistemit të vizave për shqiptarët. Ish-deputeti ia faturon këtë lajm të keq për shqiptarët, Edi Ramës, sipas të cilit ai është personi përgjegjës që e ka çuar vendin në krizë. “Arsyet e kësaj situata janë të qeverisë, pastaj të mënyrës se si sillen shqiptarët në Europë, një sjellje që e kanë pasur prej 30 vitesh”, tha Spahiu. Gazetari Dyrnjaja e pyeti nëse ish-deputeti mos po ngatërron kostot që prodhojnë vetë individët apo grupet kriminale me…

Read More

Pasditen e sotme një zjarr i fuqishëm ka përfshirë 4 banesa në një fshat të Korçës. Mësohet se banesat e përfshira nga flakët janë në fshatin Vreshtas dhe nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga flakët. Ndërkohë zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët.

Read More

Prokurori i cili kërkoi dënim me burg përjetë për Dritan Djatin dhe ish drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Ardian Nezha ka dhënë dorëheqjen. Nezha ka kërkuar nga KLP ti pranoj dorëheqjen duke shpallur përfundimin e statusit të magjistratit ndërsa kërkesa e tij pritet të shyqrtohet më 1 Prill. Sipas Report Tv, KLP pritet të caktojë edhe drejtuesin e prokurorisë Fier e Lushnje në këtë mbledhje pas vakancës të krijuar nga shkarkimet për efekt të vetting. Prokurori Nezha prej pak javësh ishte rikthyer prokuror në Pukë ndërsa pas këtij veprimi ku ai qëndroi i komanduar në tiranë ka kërkuar të largohet…

Read More

Dhjetë vjet pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ish-Kryeministri Sali Berisha meritën ia njeh jo vetëm Partisë Demokratike e qeverisë së tij në përmbushjen e reformave, por edhe disa prej figurave kryesore nga radhët e socialistëve të kohës, që ai thotë se qenë promotorë të kësaj ëndrre në fushën e sigurisë. “Partia socialistë në vitet 92-96, votonte rezoluta anti NATO. Por ka patur një pjesë, natyrisht jo gjithë opozita. Duhet t’i shpreh falënderimin tim sot Presidentit Meta, ish-kryeministrit Pandeli Majko promotorë dhe ata në Partinë Socialiste për anëtarësimin e Shqipërisë së NATO”, deklaroi Berisha në një intervistë për TV KLAN.

Read More

Ajo është një ndër aktoret më të njohura të spektaklit “Portokalli”, e famshme për rolet e saj si drejtoresha e tatimeve, bashkëshortja tek “çifti i lumtur”, Miss Dhoqina etj. Delinda Disha ka mbledhur mijëra ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku ka ndarë së fundmi me ta një foto të vjetër të 14 viteve më parë. Ajo ka pozuar në vitin 2005 në qytetin e Beratit, më e re në moshë, me flokët të gjatë e të errët dhe tualet të rënduar. “2005, Berat. S’kam ndryshuar shumë”- shkruan aktorja krahas fotos.

Read More