Shqipëria tashmë ka 10 vjet që është anëtarësuar në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe sot pritet të mblidhen në Tiranë përfaqësues nga 29 vendet të ndryshme, që janë pjesë e kësaj organizate. Prej orës 11:00 në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë do të mbahet një nga aktivitetet kryesore, ku Forcat e Armatosura po zhvillojnë dhe paradë force.
Author: tirana
Adelina Muça, një prej aktoreve më të talentuara të skenës së teatrit shqiptar, vjen së fundmi në rolin e Belës, zonjës së shtëpisë Kuqézi, në serial komedinë ‘Situation comedy’, prodhuar dhe realizuar nga Tring. Bela e “Familjes Kuqezi”, është mamaja e Dorës dhe Fatjonit në sit-com, por në jetën reale është mamaja e Noha-s. Në programin “Tring Stars”, krahas detajeve rreth sitcomit, Adelina rrëfu edhe një përjetim interesant të vajzës së saj Noha, teksa ka parë mamin në ekran. “Ajo e ndjek, ka raste kur e sheh dhe dy herë. Edhe kur unë nuk e kap orarin e transmetimin, ajo…
Lidhur me vrasjen e Jurgen Kurtit në Tiranë ka folur nënë e një prej djemve të akuzuar për ngjarjen. Olsi Qalliaj është akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Kurtit më 18 mars ndërkohë që nëna e tij Edlira ka mohuar këtë fakt duke shpresuar se ngjarja do të zbardhet sa më parë. Gjatë një prononcimi për “News24” Edlira Qalliaj ka mohur përfshirjen e djalit të saj në vrasjen e Jurgen Kurtit, duke thënë se e vërteta duhet të zbardhet sa më parë. Teksa theksoi pafajsinë e djalit të saj, ajo tha se djali i saj nuk ka makinë. “E vërteta…
Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Cineplexx pre-premiera e filmit më të komentuar të vitit “2 gisht mjaltë”. Të ftuar ishin edhe kryeministri Edi Rama me bashkëshorten Linda. Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Cineplexx pre-premiera e filmit më të komentuar të vitit “2 gisht mjaltë”. Të ftuar ishin edhe kryeministri Edi Rama me bashkëshorten Linda. Ditën e sotme, Rama i ka kushtuar një postim Ermal Mamaqit dhe filmit “2 gisht mjaltë” duke shkruar se ja vlen ta shohësh për të qeshur plot 2 orë e madje këtë fjali e ka bërë me rimë. “Ermal Xingu kishte bërë një film…
Analistët thonë se përpjekjet kishin për qëllim të zbusnin kufizimet tregtare dhe investimet kineze në Evropë, por nuk ka të ngjarë që vizita e tij të dobësojë qëndrimin e BE-së. Turneu evropian i presidentit Xi përfshinte ndalesa në Itali, Monako dhe Francë. Por Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kreu i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker shkuan në Paris për të takuar udhëheqësin kinez. Analistët thonë se vizita ka përmirësuar atmosferën e përgjithshme të marrëdhënieve midis BE-së dhe Kinës, por reagimi evropian dhe qëndrimi ndaj kompanive kineze dhe investimeve të tyre nuk ka gjasa të ndryshojë. “BE nuk do të zbutë qëndrimin…
Në vëmendje është rikthyer së fundmi hetimi i prokurorisë mbi burimin e parave që Partia Demokratike ka përdorur për lobim në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017, për të cilat është akuzuar se janë fonde ruse. i pyetur nëse ka financuar Rusia Partinë demokratike, kryetarin Lulzim Basha, figura të tjera politike apo media shqiptare, Karpushin u shpreh se këto janë vetëm hamendje. “Kryesorja është që nuk shpjegojnë motivet apo, të paktën, ndonjë arsye të financimit të Partisë Demokratike nga burimet ruse. Madje, unë dyshoj se biznesmenët rusë kanë dëgjuar ndonjëherë për ekzistencën e saj. Përse duhet t’i japin para Partisë…
Nga 1 prilli i vitit 2019 nis regjistrimi i aksidenteve, gjë që do i detyrojë drejtuesit e mjeteve të paguajne siguracionin e makinës më shtrenjtë. E ndërkohë e kundërta do të ndodhë për ata të cilët nuk shkaktojnë aksidente, siguracioni i tyre do të ulet deri në përgjysmim të tij. Me këtë nismë të ndërrmar synohet ndërgjegjsimi i shoqërisë për të parandaluar kështu dhe aksidentet. Nga ana teknike procesi është më transparent dhe përfshirja e formulave matematikore e bën një mekanizëm të drejtë, të besueshëm dhe sipas meritës. Ky është në thelb vendimi më i fundit i marrë nga Bordi…
“Ka ardhur një moment kur vendimet politike si vendosja e taksës i ka shkund zyrtarët serb, e kanë parë që ne e kemi shumë seriozisht dhe ndoshta këto kanë qenë sinjale nga Serbia që janë të gatshëm të fillojnë e ta respektojnë këtë shtet”. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, në “Rubikon” të KTV’-së. Sipas tij kryeministri Ramush Haradinaj me kërkesën që Serbia ta njohë Kosovën nëse duan që të hiqet taksa, ka shkuar përtej vendimit të përbashkët për vendosjen e taksës. “Vendimet politike nuk janë të përjetshme, ka arrit qëllimin e vetë, nëse ki arritur në stazën ku…
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka publikuar fotografi nga një kuzhinë në Bavari të Gjermanisë. Atje Hoxhaj po merr pjesë në fushatën e kandidatit për eurodeputet, Marcus Ferber, nga partia CSU. “Sapo filloi gatimi në Bayern duke shërbyer shumë përkrahës të politikanit të njohur Marcus Ferber të CSU në Gjermani, i cili garon për një mandat tjetër në Parlamentin Evropian”, ka shkruar zëvendëskryeministri në Facebook. Ai ka treguar se ky organizim u bë nga biznesmeni kosovar Ilir Seferi. Hoxhaj bashkë me eurodeputetin gjerman kanë veshur uniformat e kuzhinerit dhe duket se së bashku kanë gatuar për përkrahësit e Ferberit.
Shpërthime tritoli, vendosje eksplozivi dhe tentativë vrasjeje kanë ndodhur gjatë dy viteve të fundit në zonën e Ksamilit, në Sarandë. “Fiks Fare” investigoi problematikat në një pronë më shumë se 100 hektarë, e cila i është kthyer një ish-pronari, por më vonë vendimi i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave doli i falsifikuar. Zyrtarët u dënuan dhe prona u sekuestrua nga shteti. Por, prona iu shit palëve të treta pa dokumente, të cilët nuk e kanë të regjistruar në hipotekë. Megjithëse s’kanë letra, kanë shkuar disa herë në zonë, kanë prerë pemë, kanë djegur disa njësi shërbimi të banorëve vendas, ndërsa…
Përçarjen mes opozitës, Agron Duka i PAA-së e quan thjesht një hamendësim, duke kundërshtuar kështu në një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në emisionin “Open” të Eni Vasilit, atë që kishte thënë më herët Alfred Peza. Por, sipas mendimit të kreut të Agrarëve, djegia e mandateve nuk është diçka e mirë. Grupet e reja parlamentare që pritet të krijohen në Kuvend me deputetë nga listat e PD-së dhe LSI-së, pasi tashmë janë plotësuar numrat për ta bërë diçka të tillë, zoti Duka i quajti “produkte OMGJ”. “Ata kanë hyrë si anëtarë të një force politike dhe nuk mund të rrinë aty ndërkohë…
Ditën e sotme gëzimi i parë i moderatores së njohur, Julka Gramo, djali i saj Ian feston 8-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të shënuar nuk mund të mungonte një dedikim i veçantë nga ana e moderatores së njohur. Siç duket për këtë vit ata nuk kanë mundur të festojnë ditëlindjen e tij, për shkak të problemeve shëndetësore të zakonshme për fëmijët. Për këtë arsye në urimin e saj bashkangjitur një fotoje të djalit ajo ka uruar vetëm shëndet. “Ato urimet e mëdha kam gjithë jetën përpara për t’i bërë dashuria ime por, këtë vit vallahi shumë shëndet të uroj,…