Author: tirana

Në 30 qershor do të ketë zgjedhje edhe nëse opozita nuk bëhet pjesë e tyre. Këtë e deklaroi sot kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur gjatë emisionit “Opinion” , ku ndër të tjera theksoi se ai vet dhe Partia Socialiste do të vijojnë të ftojnë qytetarët që ta votojnë për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës. Ai theksoi gjithashtu se mbajtja e zgjedhjeve vendore në datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës bëhet diçka e detyruar sepse në 30 korrik atij si kryetar bashkie i mbaron mandati dhe pas kësaj date për shkak…

Read More

Safet Gjici shquhet si një president shumë i ashpër me stafin drejtues, pasi në 7 vite që po investon te skuadra e Kukësit, ka ndryshuar plotë 12 trajnerë të ndryshëm. Numri një i verilindorëve në një bashkëbisedim për gazetën “Koha Jone”, pranon se ka vështirësi të mëdha për të gjetur një trajner të aftë për të marrë më të mirën nga futbollistët edhe kur ke një grup të kompletuar. I pyetur për trajnerin më të mirë në këto vite, Gjici ka folur për Ernest Gjokën që i dha titullin kampion në vitin 2017 dhe Duron që fitoi Kupën në vitin…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Opinion” është shprehur se marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama janë shumë të mira. I ftuar në emisionin “Opinion” të drejtuar nga Blendi Fevziu, Veliaj theksoi se Edi Rama është një nga njerëzit që e ka mbështetur në punën e tij në krye të Bashkisë së Tiranës. “Është jo vetëm shefi, por edhe shoku im dhe partneri im në këtë rrugëtim politik, dikush që më ka promovuar, dikush që më ka mbështetur në ditët e mia më të vështira, larg edhe brenda syrit të medias dhe dikush që…

Read More

Viti 2019 përkon me 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO, më 1 Prill 2009. Në kuadër të këtij përvjetori, do organizohen një sërë aktivitetesh të nivelit të lartë, seminare rajonale dhe NATO, stërvitje kombëtare/rajonale dhe të përbashkëta me NATO, të gjitha nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes. Së fundmi edhe kryeministri Rama ka publikuar një video në faqen e tij zyrtare të Facebook-ut ku përmblidhen disa nga bashkpunimet dhe kontributet e Shqipërisë në NATO, si dhe një thirrje për qytetarët që ti bashkohen festës së ditës së nesërme. Përgatitjet për këto aktivitete kanë filluar që prej ditës…

Read More

Për mediat greke, Lulzim Basha është kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Ndërkohë që Tirana vlon nga protestat, mediat e vendit fqinj i kanë kushtuar një sërë artikujsh kreut të Partisë Demokratike, duke e cilësuar si njeriun tek i cili duhet të investojë Athina zyrtare. Teksa akuzojnë kryeministrin Edi Rama së refuzon të angazhohet në zgjidhjen e çështjeve të hapura me Greqinë, gazetarët greke kanë kthyer sytë nga lideri i opozitës, për të cilin thonë se shihet në Athinë si personi i duhur për bisedime lidhur me çështjet dypalëshe. Një sërë portalesh greke si “NewPost.gr”, “Kostanx.gr” apo Fonkas.gr” kanë publikuar disa…

Read More

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi ka komentuar situatën politike në vend si dhe djegien e mandateve nga opozita. I ftuar në studion e lajmeve në “Oranews”, Topi tha se djegia e mandateve është një veprim ekstrem i opozitës, por gjithashtu ka theksuar se ata kanë qenë të detyruar, ndërsa shton se kjo sot është një politikë që duhet ta mbyllë ciklin e vet. “Duke pasur një inerci nga detyra që kam kryer më duket një veprim ekstrem i opozitës për të dorëzuar mandatet. Në një farë mënyre edhe kanë qenë të detyruar për të marrë këtë vendim ekstrem. Sepse kjo…

Read More

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi i përgjigjet deputetit Taulant Balla, pas akuzave të tij se pagoi me para një prej protestuesve që hodhi bojë të zezë në muret e Ministrisë së Brendshme. “Nuk hoqën dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit dhe KGB, duke sajuar e shpifur për të baltosur njerëzit e lirë”, shkruan Vokshi duke akuzuar Ballën se është blerë nga “krimi i organizuar”. Reagimi i Vokshit në Facebook: Nuk hoqën dorë nga metodat e Sigurimit të Shtetit dhe KGB, duke sajuar e shpifur për të baltosur njerëzit e lirë. Taulant Balla, e di që mendjen e ke vetëm tek…

Read More

Qarkullimi prej gati 5 muajsh në aksin rrugor të Unazës së Re paralizohet pasditeve, pasi dhjetëra familje kundërshtojnë shembjen e shtëpive duke bllokuar rrugën. Edhe pse dalin për të luftuar për të drejtat e tyre, cenimi i të drejtave të qytetarëve të tjerë ka ndodhur. Edlira është ndeshur me protestuesit 200 metra poshtë rrethrrotullimit të Astirit, të cilët kanë zbritur nga trotuari kur kanë parë lëvizjen e makinës së saj pas hapjes së semaforit jeshil. Ajo është gjendur e rrethuar nga protestuesit teksa së bashku me vajzën 16-muajshe po ktheheshin për në shtëpi. “Përveç fenerit që e kanë thyer, godisnin…

Read More

Një grup shqiptarësh ishin përfshirë në përleshje të dhunshme më 9 shkurt në Salsomaggiore të Italisë. Me shkopinj, kaçavida dhe sende të tjera të forta, dhe në fund, tre të shtëna me armë zjarri. Që prej atëherë, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes. Karabinierët italianë, kanë arrestuar sot për ngjarjen, kushërinjtë shqiptarë Halil dhe Renato Mustafaj, të dy 32 vjeçar. Hetimet e karabinierëve të koordinuara me prokurorinë, çuan në identifikimin e dy autorëve të ngjarjes, të cilët akuzohen për vrasje në tentativë dhe posedim të paligjshëm të armëve. Pronari i makinës, i cili ishte goditur nga të shtënat me…

Read More

Young Zerka dhe Ronela Hajati vazhdojnë të jenë dyshja më e diskutuar në shoëbiz-in shqiptar për jetën e tyre personale. Për të dy këngëtarët është diskutuar gjithmonë për një lidhje, që siç duket kohët e fundit ka marrë fund. Pak ditë më parë në një intervistë për “Prive”, Zerka u shpreh se Ronelën e ka pasur gjithmonë xhan, por nuk ka dashur ta komentojë gjatë këtë gjë. Ndërsa kur ishte i ftuar të premten e një jave më parë në “The Voice of Albania” tha se është beqar, por dhe tokë e zënë. Ndërkohë ditën e sotme Young Zerka i…

Read More

Çifti më i komentuar i shoëbiz-it botëror Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë bashkuar ‘forcat’ me markën e njohur të syzeve Quay Australia dhe sapo kanë prezantuar linjën e tyre. Lajmi i mirë është që çmimi është më se i përballueshëm pasi një palë të tilla kushtojnë 50-60 euro. Aksesorët janë në dy versione për meshkuj e për femra, dhe në çdo palë do të mund të gjeni të dizenjuar stilin dhe shijen e Jennifer dhe Alex.

Read More

Në delegacionin e biznesit që do ta shoqërojë kryeministrin grek Alexis Tsipras gjatë vizitës në Shkup, më 2 prill, do të përfshihen mbi 70 kompani të vogla dhe të mesme, publikoi agjencia greke ANA-MPA. Delegacioni është përkrahur nga kompania greke për investime dhe tregti të jashtme “Enterprice Greece”, ndërsa kompanitë e sektorit energjetik, ndërtimtaria, prodhimet industriale, ushqimi, pijet dhe teknologjia e lartë, sipas informatave të ANA-MPA, tashmë kanë shprehur interesim për pjesëmarrje dhe kanë vlerësuar se ekziston hapësirë për investime në Maqedoninë e Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Gjatë udhëtimit do të organizohet konferencë e biznesit për lidhshmëri, …

Read More