Gjykata ka dhënë masat e sigurisë për 6 protestuesit e opozitës të cilët u arrestuan. Mësohet se gjykata ka lënë në burg tre nga të arrestuarit dhe ka liruar tre të tjerë. Kështu në burg kanë mbetur Dorjan Protoduari, Mariglen Doçi dhe Emiljano Mustafa. Ndërsa janë liruar Bledar Dollia, Jorges Gjikola dhe Arbën Kola. Ndërkaq, përfaqësuesit e opozitës, ish deputetët Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari e cilësuan vendimin si politik.
Author: tirana
Kristian Panuçi nuk është më trajner i kombëatares sonë dhe në FSHF po lëvizin për të gjetur një trajner të ri, që sipas të gjitha gjasave do të vijë pas takimit me Andorrën. Në transfertën e nesërme do të drejtojë Ervin Bulku dhe Sulejman Mema. Megjithatë, një emër që duket i sigurt nga Italia është Edi Reja. Ish-trajneri i Lacios dhe Napolit ishte i pranishëm në Shkodër gjatë takimit me Turqinë. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, ka qenë edhe vet ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama që është përpjekur të bindte Rejan të pranonte ofertën e FSHF-së. Por nga…
Anxhelina Hadërgjonaj është një ndër personazhet publike që ndjek gjithmonë trendet e fundit. Ajo gjithashtu është aktive në rrjete sociale, ku reklamon veshjet me stilin e saj të veçantë. Së fundmi, Anxhelina ka publikuar në ‘Instagram’ një foto ku duket me një ‘look’ ndryshe. Flokë bjonde, të prera deri tek shpatullat dhe baluke. Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë veshja rrëzëllitëse dhe takat me platformë shumë të lartë. Anxhelina kishte veshur një këmishë që kombinonte në mënyrë perfekte me ngjyrat e fotos dhe nxirrte në pah këmbët e saj. Në foto, nuk kanë munguar komentet nga fansat apo…
Situata e krijuar në vendin tonë ka marrë edhe vëmendjen e televizionit italian “TG2”, të cilët kanë bërë edhe një reportazh të shkurtër në vendin tonë. Pjesë e rubrikës “Dossier” në Rai, reportazhi i gazetarit Leonardo Zelino zgjat 47 minuta dhe mban titullin “Shqipëria rajoni 21-të i Italisë”. Reportazhi fillon me me Iglin nga Shijaku, i cili tregon një kallash, ndërsa thotë: Ky është një kallashnikov. E shesim këtu 150 euro, i sheshim dhe në Itali 550 euro. I ccojmë me peshkarexha në Itali apo me gomone. I përdorim për të mbrojtur mallin, për të rrëmbyer, për shumë gjëra edhe…
Sot për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një ditë e veçantë. I dashuri i saj, Isaac Carew feston 33-vjetorin e lindjes. Nuk kishte si mos të mungonte urimi i Duas, e cila ka zgjedhur një formë speciale. Ndryshe nga të tjerët, këngëtarja ka publikuar një foto të Isaac nga fëmijëria, ku shkruan: ‘ 33, urime ditëlindjen djali i ëndrrave’. Kujtojmë që Dua dhe Isaac janë në një lidhje prej vitesh. Kohë më parë ata u ndanë për t’u ribashkuar sërish.
Thomas Strakosha është një ndër portierët më të mirë të Serisë A në këto dy sezonet e fundit. Gardiani i portës shqiptare, bën paraqitje shumë të mira dhe ka tërhequr jo pak vëmendjen e klubeve të mëdha. Sipas asaj që raportohet nga “Il Messangero”, flitet se Totenhemi ka gati një ofertë për Strakoshën, ndryshe nga ajo që Liverpuli ka bërë verën e shkuar. Flitet se skuadra e Londrës ka gati 40 milionë euro për Lacion dhe presidenti Lotito është i destinuar ta pranojë këtë ofertë. Kujtojmë që Liverpuli në merkaton e verës së shkuar ofroi 30 milionë euro, por u…
Moderatorja e njohur, Jonida Shehu ka publikuar pak minuta më parë në ‘Instastory’ një video shumë të ëmbël, në të cilën shfaqet vajza e saj. Kristal shfaqet e veshur plot kombinim afër bregut të detit duke vrapuar, ndërsa pranë saj ndodhen ndodhen lodrat e vogëlushes. ‘Filloi plazhi’, shkruan mami Jonida nën video.
Tashmë nuk ka asnjë dyshim. Fiorin Durmishaj do të luajë për Greqinë. Sulmuesi i cili refuzoi Shqipërinë ka marrë gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga FSHF dhe ka dritën e “gjelbërt” që të vesh fanelën e kombëtares greke. Ai pritet, sipas të gjitha gjasave, të jetë në fushë për takimin e ditës së martë që Greqia do të luajë kundër Bosnjës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat theksojnë se Anstasiadis e ka thirrur shtatlartin nën urdhërat e tij. Kujtojmë se sulmuesi me origjinë nga Vlora, luan për Panionios në kampionatin grek dhe ka qenë pjesë e kombëtares U-21…
Dyshonte se e tradhtonte, 32-vjeçari mbyt gruan. Një krim në familje ka ndodhur të premten në mbrëmje, në fshatin Grekan të Gramshit, ku Gurie Hysa, 31 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, mbeti e vdekur. Autori i krimit është bashkëshorti i saj, Elvin Hysa, 32 vjeç, i cili është vënë në pranga nga forcat e Policisë. 32- vjeçari dyshohet se ka mbytur gruan e tij pas një debati, që patën para se të flinin gjumë. Pasi ka pritur momentin që 31-vjeçaren e ka zënë gjumi, e ka mbytur me jastëk. Edhe pse në shtëpi ndodhej dhe babai i autorit, ky i…
Më shumë se 1 milion njerëz në rrugët e Londrës po protestojnë kundër Brexit dhe kërkojnë një referendum të ri. Situata në Londër është bërë kritike pasi kryemistria Theresa May ka kërkuar vonimin e largimit e Britanisë e Madhe nga Europa duke treguar se Britania nuk është gati për Brexit. Populli i Britanisë është tronditur nga situata politike që ka sjellë rënien e ekonomisë Britanike dhe tashmë largimi nga Europa nuk duket si një mendim i mirë. Nga ana tjetër me shumë se 1 milion njerëz po kërkojnë largimin e Theresa May dhe një referendum të ri. Sipas BBC shumë…
Pas largimit të Kejvina Kthellës, Ermal Mamaqi prezantoi mbrëmë velinën e re. Ajo është modelja Belinda Dragoti. Kjo e fundit tërhoqi menjëherë vëmendjen e mediave për faktin se u përzgjodh mes qindra vajzave. Ndërkaq, Mamaqi ka publikuar një video komike, të shkëputur nga provat e emisionit. Në video shihet, kur velina teksa flet rrëzohet nga shkallët. ‘Kur i fillon reklamat me këmbë të mbarë…’, shkruan moderatori në përshkrimin e videos.
Përparim Merdani është kryefamiljari i shtëpisë së grabitur me dhunë dy ditë më parë në fshatin Greshicë të Mallakstrës. Si autorë të dyshuar të grabitje, policia arrestoi mëngjesin e sotëm dy persona, ndërsa shpalli në kërkim një të tretë. Teksa ka folur për Neës24, Merdani ka treguar se grabitësit kishin hyrë të maskuar, ndërsa kishin pasur thikë dhe shkop bejzbolli. Ai shton më tej se është kërcënuar me thikë, dhe kur ka refuzuar t’u japë atyre çelësin e dhomës në të cilën mbante paratë, ata e kanë goditur me grushte. “Personat hynë papritmas, më vendosën thikën në kokë, kontrolluan të…