Trajneri i Kombëtares Ervin Bulku, ka folur përprara mediave në konferencën për shtyp ku u shpreh: Ndeshja me Andorrën? Duke qene pranë skuadrës, mendoj që duhet ta harrojmë atë ndeshjen me Turqinë. Kjo ndeshje duhet fituar patjëter. Duhet të fillojmë qysh nesër dhe të vazhdojmë rrugën tonë. Çfarë emocioni dhe çfarë përgjegjësie keni në këtë sfidë, a është thikë më dy presa? Detyra ime është të fitojmë ndeshjen, bashkë me lojtarët sepse vetëm nuk e arrijë dot. Padyshim që është një përgjegjësi e madhe që më ka dhënë Federata. Kthehesh pas 17 vjetësh, por tani si trajner? Ndryshimi është që…
Author: tirana
Nga Andorra në Andorra, sërish në pikën zero. Shqipëria rikthehet në vendin ku 17 vite më parë ndodhi çudia, aty ku skuadra bëri një paraqitje të turpshme dhe humbja 2-0 i kushtoi vendin e trajnerit Sulejman Demollarit. Ishte nisja e një epoke të re për Armand Dukën, i cili largoi trajnerin e asaj kohe për t’ia besuar Kombëtaren shqiptare italianit Dosena. Kuqezinjtë do të luajnë sërish aty, për ta nisur nga e para rrugëtimin drejt “Europianit 2020”. Ervin Bulku ndoshta e mban mend mirë, pasi u fut si zëvendësues në atë ndeshje. Nesër do të jetë trajner për t’i rikthyer…
Ka nisur edhe sot protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe, nga i cili rrezikojnë shembjen shtëpitë e tyre. Në ditën e 141 të protestës, banorët kanë bllokuar rrugën. Banorët me thirrje dhe pankarta kërkojnë edhe largimin e kryeministrit Edi Rama. “Ti s’ke guxim të mbështetesh qytetarin kur është në të drejtën e tij. Në Unazë të Re do të presim siç e meriton ti vemje dhe hajdut. Protesta jonë do të jetë shumë paqësore. Të pamë dje që bërë show-n e rradhës. Edhe vendet i kishe mbushur me flamuj, për të fshehur…
Modelja dhe këngëtarja shqiptare ka nisur pushimet verore. Afërdita Dreshaj ka treguar përmes një fotografie në llogarinë Instagram se sot po merr rreze dielli. Ajo është zhveshur në bikini, duke treguar linjat trupore. Shtatlarta ka pozuar në Miami të Florida-s, ku shumë turist ia kanë mësyrë plazhit.
Dy histori të ngjashme të lindura në Facebook por njëra e përfunduar dhe tjetra në zhvillim. Esmeralda është martuar me Erjonin pasi janë njohur në rrjetet sociale dhe së shpejti presin të bëhen prindër. Por gjatë kësaj pritje të ëmbël një person i tretë po e “hidhëron” lumturinë e tyre. Esmeralda: Unë me Erjonin jam njohur në Facebook për ditëlindjen e Erjonit, në datën 3 Shkurt të vitit 2018 ai kishte postuar në rrjetet sociale: “Kam ditëlindjen sot, kush më uron?” dhe unë e urova, pastaj ai dërgoi ftesë ja pranova dhe nuk i shkruajta. Në datën 16 Shkurt jemi takuar për herë…
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha i përgjigjet gazetarit amerikan, Guy Lawson, duke theksuar se ai jo vetëm që nuk është i mashtruar, por është regjisori i mashtrimeve. Gazetari pretendonte se Shkëlzen Berisha ishte përfshirë në biznesin e armëve para tragjedisë së Gërdecit, por Shkëlzen Berisha i konsideron shpifje. Guy Lawson: “Zoti Berisha nuk ishte në gjendje ta sillte këtë e-mail gjatë të gjithë procesit gjyqësor, ndaj nuk ka asnjë provë që ai është lidhur me mua para se të botohej libri, dhe zoti Berisha e di shumë mirë këtë”. Shkelzen Berisha: z. Lawson, eshte e vertete qe une nuk e…
Kastro Zizo nuk e ka fshehur asnjëherë varësinë e tij nga alkooli, madje në disa deklarata publike të mëparshme, ai ka treguar se ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta lënë, por mesa duket s`ia ka dalë plotësisht mbanë. I ftuar në “ E Diell” , Zizo deklaroi përfundimisht “divorcin” e tij nga pija. “U bë 5 muaj që nuk abuzoj më me alkoolin” rrëfeu ai. “Ishte një moment që degradova! U zgjova një mëngjes dhe kuptova që më kishte humbur shumë respekti ndaj vetes sime” pohoi artisti. Ky vendim i Kastros erdhi edhe si pasojë e reagimit që merrte…
Pas 56 ndeshjesh dhe 1 goli të shënuar me fanellën kuqezi, ja ku vjen shansi i artë në karrierë. Ervin Bulku do të jetë trajneri i Kombëtares shqiptare për ndeshjen me Andorrën dhe krahu i tij i djathtë do të jetë Sulejman Mema. Lajmin e bëri të ditur Federata Shqiptare e Futbollit, në njoftimin që lajmëroi shkëputjen e bashkëpunimit me trajnerin Kristian Panuçi. “Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual”, shkruhej në njoftimin e federatës. Një rast unik dhe…
Një 23-vjeçare ka përfunduar sot aksidentalisht brenda një pusi me thellësi 8 m, në lagjen ‘Mustafa Matohiti’ në qytetin e Patosit. Burime për ‘BalkanWeb” bëjne me dije se bëhet fjalë për shtetasen e identifikuar si Fabjola Serjani, e cila dyshohet se vuan nga sindroma Down. Pas ngjarjes forca të shumta zjarrëfikëse në Patos kanë ndihmuar familjarët për nxjerrjen e saj nga pusi. Ndërkohë mësohet se vajza po transportohet në spital për kontroll.
Në Itali, sindikata e punonjësve ka paralajmëruar për ditën e nesërme një grevë 4 orëshe, që nis në orën 10:00 paradite dhe përfundon në orën 14:00. Përballë kësaj situate, Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën thirrje të gjithë pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt vendit fqinj gjatë së hënës, që të kenë kujdes, pasi si “pasojë e kësaj greve pritet të krijohen vonesa të fluturimeve”. Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin…
Shqipëria është shnëdrruar shumë shpejt në një destinacion veror popullor, falë bregdetit mahnitës dhe plazheve të bukura që janë disa prej faktorëve madhorë që qëndrojnë pas rritjes në shifra të turistëve që vijnë, shkruan “Swedish Nomad” në një artikull që ia kushton plazheve në vendin tonë. “Në Rivierën Shqiptare ka shumë vende të bukura dhe për t’i bërë planifikimet më të lehta, më poshtë vijojnë 15 plazhet më të bukura në Shqipëri që duhen vizituar në 2019”, thekson portali suedez që i kushtohet udhëtimeve. Plazhi i Gjipesë Një prej xhevahireve të fshehura të Shqipërisë dhe me siguri një plazh përallor.…
Një 24 vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët italianë pasi rezultonte i shpallur në kërkim. I riu, Emiljan Korreshi, u kap nga karabinierët në tetor të vitit 2017 me 5 kg marihuanë në Piazzale Falcone, i vetëm në autobus duke udhëtuar për në Italinë Qendrore. Veprimtaria e tij si korrier i drogës ishte pikasur më herët nga karabinierët, derisa u kap në flagrancë. Në përfundim të gjykimit, ai u dënua me 3 vjet e 9 muaj burgim. Pas formaliteteve të rasti, i riu përfundoi në burgun e Raguzës.