Author: tirana

A doni të keni flokë të gjatë dhe të trashë, por nuk mund ta arrini qëllimin? Nuk ka formula magjike, por me pak këmbëngulje dhe zakone të shëndetshme mund të keni flokë të bukur, të gjatë dhe të plotë. Elementi i parë që duhet marrë parasysh është furnizimi me energji! Ekzistojnë ushqyes të veçantë, siç janë vitamina B12 dhe hekuri që janë të mira për rritjen e flokëve. Një praktikë tjetër që nuk duhet të nënvlerësohet është larja e flokëve. Kini kujdes se si e përdorni ujin e ngrohtë, por mbi të gjitha, si përdorni produktet e duhura. Për të…

Read More

Vrasja mafioze e avokatit Ravik Gurra në qendër të Elbasanit, duket se do të këtë mjaft vështirësi në zbardhjen e saj, duke ndjekur fatin e disa prej ngjarjeve të renda të ndodhura në këtë qytet prej vitesh. Grupi hetimor nuk ka ende një autor të dyshuar që shkrepi dy plumba në drejtim të 50-vjeçarit nga një pistoletë më silenciator. Identifikimi i tij është mjaft i vështire për shkak se atentatori ka qenë i maskuar dhe në vendin e krimit nuk ka lënë asnjë provë. Më pas ai u largua me shpejtësi ku pak metra më tutje e priste një tjetër…

Read More

Prezantuesja e dashur për publikun, Aulona Musta së fundi po qëndron në Gjermani. Aulona nga atje ka sjellur imazhe të ndryshme duke treguar se sa shumë i pëlqen shteti gjerman madje ajo ka shprehur dëshirën për të jetuar atje. Me një fotografi të publikuar këtë herë ajo ka ardhur shumë më ndryshe dhe mezi njihej. Me perikë të bardhë dhe me dredha, Aulona dukej një person tjetër. “Agjente 008 ne mision” ka shkruar Aulona përkrah fotografisë.

Read More

Argjentina ka humbur 3-1 në miqësoren e zhvilluar kundër Venezuelës dhe duket se këtë kombëtare nuk e shpëton dot as Mesi dhe askush. Maradona tifozi numër një dhe kritikuesi më i rreptë i kombëtares ka folur pas kësaj humbje turpëruese në Madrid duke kritikuar trajnerin Skaloni dhe federatën. “Ishte një film horror, kjo skuadër nuk e meriton këtë fanellë që vesh. Argjentina nuk do të fitojë më një ndeshje. Më vjen keq për njerëzit që vazhdojnë besojnë në gënjeshtrat e federatës. Ata menduan se do të fitonin lojën me shumë lehtësi. Kush është aq budalla që e ka menduar këtë…

Read More

Shkelja e afateve ligjore nga ana e PD dhe LSI-së mund të zgjidhet me marrëveshje politike nëse ka vullnet politik. Ish-kryetar i KQZ-së shprehet se mosdërgimi i listave për komisionerë zgjidhet nga Kodi, pasi i lind e drejta KQZ-së që të emërojë persona nga shoqëria civile. Mosrespektimi i afateve ligjore në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit nga ana e PD dhe LSI-së nuk është një veprim i paprecendentë në situatën politike. 5 ditë më parë opozita nuk depozitoi listat për komisionerë në KZAZ në afatin e përcaktuar, por ish-kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tregon që…

Read More

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, mendon se Kosova është Jerusalemi serb nga e cila nuk do të heqim dorë kurrë. Patriarku serb ndër të tjera beson se Rusia në kohë të vështira do ta ndihmojë gjithmonë Serbinë të ruajë Kosovën, raporton “Beta”. “Rusët janë popull i madh dhe fuqishëm, ne jemi të vegjël, por fatmirësisht gjithmonë barkën tonë e kemi lidhur me anijen e madhe ruse”, është shprehur sot patriarku i Kishës Serbe. Ndër të tjera, patriarku Irinej mendon se Serbia sot është në pozitë shumë të vështirë po që kjo gjë mund të ndryshojë me ndihmën e…

Read More

Një sasi lënde plasëse është vendosur në makinën e Florind Muçës nga fshati Mallkuç i Krujës. Në momentin kur 43 vjeçari ka hipur në makinë, kjo sasi ekspolozivi ka rënë në tokë por fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Dyshohet se pas nisjes së tij, lënda plasëse do të shpërthente me anë të telekomandës, por për fat të mirë ajo është shkëputur menjëherë sapo drejtuesi mjetetit ka hipur në të dhe është nisur.  Pasi ka rënë në tokë një person e ka parë eksplozivin  dhe ka njoftuar policinë, e cila ka nisur dhe hetimet lidhur me kete ngjarje. Sipas informacioneve të para dyshohet se eksplozivi lidhet me…

Read More

Në fjalimin e tij zgjedhor, mbasi na rrëfeu shëndetin e tij të mirë fizik, kryeministri shpalosi gjithë agresivitetin e tij shpirtëror, mendor dhe zemërak.Renditi të vërteta, gjysëm të vërteta dhe si gjithmonë një sallatë frutash bajate me shumë gënjeshtra, kësaj rradhe më të përmbajtura se herët e tjera.Vërtet Tirana sot, në disa pamje është mjaft më e jetueshme, porse jeta bëhet më interesante, kur del jashtë saj dhe të mendosh që ushtria e kullave shumëkatëshe, të porositura drejtëpërdrejtë nga ay, duhet akoma të na pushtojë.Kjo është e ardhshmja e frikshme, që Veliaj, me Ramën kryeministër, do ta ketë të pamundur…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, i pranishëm në Gjykatë ku u dha masa e sigurisë për gjashtë të arrestuarit nga protesta e 21 marsit e opozitës, tre prej të cilëve u lanë në burg, ka thënë se është e qartë se ky është një gjykim politik. Sipas Braimllarit, kryeministri Rama bën një gjyq politik për të trembur protestuesit, por shton ai Shqipëria nuk ka më kthim pas dhe në protestat në vijim do të jenë edhe më shumë protestues. “Është e qartë se është një ndalim, por dhe gjykim politik. Tanimë kjo është e dukshme jo vetëm për…

Read More

A e dëgjuat të shtunën burrin e gjatë 198 cm tek i punonte rrengjet e njëpasnjëshme gjuhes shqipe? Pikerisht atij, estetit, stilistit, namuzqarit, delikatit, fjalëqeruarit, lozonjarit, rrobaqepsit, ashikut i kishte fluturuar petulla lart per mbi re! Vraponte per ta kapur dhe ajo rriste shpejtesinë e bekuara dhe ai dihatej në të rënduar për ta kapur me gojen zharitur e buzen qe nuk dinte të puthitej. Mendimet i zienin si belcitë në kazan dhe goja si çep i rridhte raki thane me të cilen dehte veten dhe të lidhurit për buk të gojës në piskun e diellit. U zderhall në epitete!…

Read More

Protesta e parafundit e opozitës së bashkuar para Parlamentit u shoqërua edhe me episode dhune nga ana e protestuesve. Për këtë arsye, Policia hodhi një sasi të madhe gazi lotsjellës për të shpërndarë njerëzit. Kjo krijoi jo pak probleme te protestuesit, të cilët i shihje të gjithë me sy të kuq dhe me maska apo shami në gojë dhe hundë. Të njëjtën gjë bënë edhe ish-deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Agron Shehaj. Siç e shihni në foto, ata përpiqeshin të mbroheshin në mënyrë që gazi të mos iu hynte në gojë apo hundë. Ndërkohë, ish-deputetja e PD-së Albana…

Read More

Lindjet çezariane në Shqipëri konsiderohen nga shumë nëna si mënyra më e lehtë për të sjellë në jetë një fëmijë. Vetëm disa vite më parë, lindjet me operacion ishin në masën e 10-15%, edhe këto, raste të detyruara për shkaqe të ndryshme të shëndetit të nënës apo të fëmijës. Ndërsa sot llogaritet se zënë më shumë se 40 % të lindjeve dhe zgjedhja është e nënës. Mjekët thonë se pavarësisht zhvillimit të teknikave operatore, çdo ndërhyrje mbart rreziqe. Mjekët konsultohen më nënën për mënyrën e lindjes, por vendimi i fundit i mbetet sërish asaj. Nënat e reja zgjedhin mënyrën më…

Read More