Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lënia në burg e tre protestuesve, Braimllari: Gjykim politik për t’i trembur, të jeni të bindur se…

15:45 / March 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
braimllari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, i pranishëm në Gjykatë ku u dha masa e sigurisë për gjashtë të arrestuarit nga protesta e 21 marsit e opozitës, tre prej të cilëve u lanë në burg, ka thënë se është e qartë se ky është një gjykim politik.

Sipas Braimllarit, kryeministri Rama bën një gjyq politik për të trembur protestuesit, por shton ai Shqipëria nuk ka më kthim pas dhe në protestat në vijim do të jenë edhe më shumë protestues.

“Është e qartë se është një ndalim, por dhe gjykim politik. Tanimë kjo është e dukshme jo vetëm për masat e marra sot, por për  të gjithë protestuesit. Jetojmë në një vend ku kemi bëjmë me një qeveri, e cila është e kapur totalisht nga krimi i organizuar. Është e kapur totalisht duke vjedhur hapur tek Unaza e Re dhe ndalohen dhe arrestohen protestues, të cilët protestojnë për shtëpitë e tyre, pronën e tyre, dhe sot janë të lirë Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qendro që kërkonin t’i prishnin shtëpinë Dorjanit dhe banorëve të tjerë të Unazës së Re për të gllabëruar 40 milion euro.

Keni parë vetëm 2 ditë më parë një përgjim zyrtar të Prokurorisë shqiptare, ku drejtori i policisë së Qarkut të Fierit komunikon me kriminelë ordiner në telefon dhe i thotë se do të sjellë dhe para. Ai është ende i lirë, Dorjani sot është në burg. Pra ky është morali i kësaj qeverie dhe ky është morali që sot Edi Rama ka përpara shqiptarëve. Ka totalisht një sistem drejtësie të kapur nga Edi Rama. Ka totalisht një presion që ushtrohet nga kjo qeveri, por nuk do të ndalë Edi Rama me gjithë bandën e tij protestat popullore.

Tanimë fati i shqiptarëve varet nga vetë shqiptarët, dhe Edi Rama nuk mund të mbajë më peng shqiptarët. Edi Rama sot bën një gjyq politik për të trembur banorët e Unazës së Re, për të trembur protestuesit, por të jeni të bindur që ditën e enjte, por dhe në protestat e tjera shumë herë më shumë protestues do të jenë në shesh sepse janë të bindur në rrugën e tyre. Tanimë për Shqipërinë nuk ka më kthim pas, duhet të largohet Edi Rama dhe kjo qeveri mafioze që të çlirohen shqiptarët. Kjo është e qartë për të gjithë”, u shpreh ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Prej ditësh po përballem me ushtrinë e patronazhistëve”, Marjana Koçeku: nuk do ta dorëzoj mandatin

15:15 / July 7, 2026

Berisha nxjerr fotot nga holli i Kryeministrisë: “Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi në Kryeministri”

14:18 / July 7, 2026

Rama dhe bashkëshortja e tij nisen për në Ankara për Samitin e NATO-s

12:23 / July 7, 2026

Gjyqi i Veliajt/ Ajola Xoxa: Jam me leje lindje, të pezullohet procesi për 63 ditë

11:48 / July 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.