Author: tirana

Deputetja Elena Duka Xhina ka reaguar pas vrasjes së mbrëmshme në qendër të Elbasanit të avokatit Ravik Gura. Deputetja duket se e njeh mirë avokatin e vrarë dhe i kushton atij një mesazh prekës. “U prefsh në paqe Ravik që aq shumë e doje jetën…shpresoj që të kesh qenë duke qeshur në çastet e fundit ashtu siç ti dije të qëndroje gjithmonë….”, shkroi deputetja.

Read More

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha nga studioja e emisionit “Kjo Javë” në News 24 se Kongresi i PS-së hapi rrugën për përgatitjen e zgjedhjeve lokale si dhe për vijimin e reformave të rëndësishme të vendit. Ai hodhi akuza të forta ndaj opozitës, ndërsa tha se sa herë Shqipëria ndodhet përballë sfidave të mëdha, opozita del në rrugë dhe bën rolin e pengueses. “Kongresi ishte në parapërgatitje për zgjedhjet lokale si ishte një fokus të reformat e deritanishme dhe të gjithë reformat që do të vijojnë edhe më tej. Partia e vetme, që ka treguar maturi në vitet e tranzicionit.…

Read More

Nga Oerd Bylykbashi Ne vitet ’20, Musolini, nje ishmajtist qe u kthye ne fashist e qe sapo kishte ardhur ne pushtet me zgjedhje te dhunuara nga bandat e kemishezinjve, ‎ mblidhte ne Piazza Venezia dhjeteramijera italiane dhe u drejtohej me gishtin qe ngrihej lart kercenueshem, kunder kundershtareve politike qe i demonizonte. Nga ballkoni mbi shesh ai i fliste turmes per nje Itali te mrekullueshme qe do t’i kthehej shkelqimit te Romes perandorake te antikitetit. Per t’ia mbushur sheshet me punonjes te administrates dhe te tjere, kishin menduar strukturat e kemishezinjve. Ne vitin 2017 rapori i ODIHR tha: “Një përfaqësues partie…

Read More

Ministrja bullgare e drejtësisë, Tsetska Tsaçeva dha dorëheqjen ditën e sotme, pas njoftimeve të medias se ajo dhe tre politikanë të tjerë të qendrës së djathtë në pushtet GERB, kanë blerë apartamente luksoze nën çmimet e tregut. Tsaçeva ka mohuar çdo akuzë dhe ka kërkuar nga Komisioni Kundër Korrupsionit të hetojë kushtet në të cilat ajo kishte fituar një apartament në një lagje luksoze të Sofjes vitin e kaluar. Kryeministri bullgar Bojko Borisov, pranoi dorëheqjen e saj pas takimit me të gjatë ditës së sotme. “Të dy diskutuan marrëveshjen e pasurive të paluajtshme që lidhen me emrin e saj. Ministrja…

Read More

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e rendë e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Grekan të Gramshit, kur Alvin Hysa mbyti me duar bashkëshorten e tij Gurie Hysa. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, teksa pasi ka mbytur me duar bashkëshorten në gjumë në krevat, Alvin Hysa ka dalë nga banesa dhe ka ikur me një mushkë tek motra e tij në fshatin Lumras të Beratit. Pasi i konfirmon motrës se ka vrarë gruan, 35-vjecari u rikthye sërish në banesë. Ai është babai i tre fëmijëve, një vajzë në klase të gjashtë dhe dy djemve njeri në klasë…

Read More

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko duke folur në panelin për reformën zgjedhore dhe të drejtën e votës për emigrantët u shpreh se kjo është një gjë shumë e thjeshtë, ndërsa bëri edhe disa batuta. “Votimi i emigrantëve është shumë i thjeshtë, por nuk duhet ta mendojmë veten gjithmonë në majë të pemës, kemi qenë edhe lart edhe poshtë, duhet t’i mendojmë të dy variantet. Duhet të mendosh edhe si opozitë edhe si mazhorancë. Jemi LIVE? Ok, në rregull, por mendova se ishte tryezë partie, e keni bërë partinë si në kohën e Ramizit, mbledhje të hapura. T’ia besojmë një kompanie…

Read More

Kryeministri Edi Rama komentoi mediat dhe gazetarët gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS duke i quajtur derrhane, zuzarë e kadrinj. Rama krahasoi portalet e televizionet me Sharrën e dikurshme, që helmonte kryeqytetin, apo me Porto Romanon, ku grumbullohen mbetjet në Durrës. “Hap TV shikon vetëm zi, tmerr, e merr kohën telenovela e Babale-Alizoti dhe telefonata e Niçes nga Shijaku, pastaj, fap, vjen djegia e mandateve dhe një popull i tërë zvarrë me telekomandë në derrhane, sherrhane të paparë çdo ditë. Miza bëhet buall, miu bëhet ari dhe derrave u drejtohen fjalë zotëri; Si mendon zotëria juaj? Ç’mendoni ju…

Read More

Pas ndeshjes së Kombëtares së Shqipërisë me Turqinë, vëmendjen e mediave turke e ka marrë moderatorja sportive. Nonëse rezultat humbës për kombëtaren, Vilma Masha ka fituar fansat e saj në Turqi. Ka qenë vetë moderatorja ajo që ka publikuar disa nga artikujt e shkruar për të. “Fanatik.Com” dhe “Fotomac”, janë disa prej atyre që i ka kushtuar një artikull të veçantë Vilmës. “Një detaj para se të niste ndeshja nuk i shpëtoi vëmendjes. Bukuroshja u pa në fushë teksa merrte intervista. Sytë ishin në fushë dhe të gjithë tifozët e admiruan”,-janë disa nga fjalët e shkruara për moderatoren krahas fotove…

Read More

Menjëherë pasi kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, mbledhjen e provave dhe pyetjen paraprake të dëshmitarëve, oficerët e Krimeve të Rënda kanë ngritur edhe pistat e para hetimore pas vrasjes mafioze te avokatit Ravik Gurra. Pista e parë mësohet se është ajo e një vrasjeje të mundshme për shkak të detyrës. Kjo, edhe për shkak të çështjeve të fundit që ai ka mbrojtur në proceset gjyqësore. Por, nga ana tjetër, edhe për shkak të miqësisë që ai ka me pjesëtarë të familjes Çapja në Elbasan, të cilët herë pas here kanë qenë të përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale,…

Read More

Në mbyllje të fjalës së tij nga kongresi i Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama i kërkoi të pranishëve të bëjnë nga një foto dhe ta postojnë për Shqipërinë që Duam. “Nxirrini të gjithë telefonat nga xhepi. Nxirre telefonin Pandeli se do thonë se Pandeliu nuk nxori celularin. bëni të gjithë nga një foto aty ku jeni, postojeni nga sheshi Nënë Tereza me Partinë Socialiste për Tiranën që duam dhe për Shqipërinë që duam”, u shpreh Rama.

Read More