Ky është horoskopi për ditën e dial, 24 mars 2019. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Dashuria: Pozicioni i mirë i Hënës do të zgjojë tek ju dëshirat e ëmbla që do t’ju bëjnë të vlerësoni gëzimet e jetës së dashurisë. Ka mundësi të pwrfshiheni nw disa keqkuptiet të vogla me partnerin/en. Sot mund të ketë mundësi të mira për beqarwt për të gjetur personin e duhur. Puna: Korniza e favorshme astrale për çdo aktivitet, veçanërisht ato që lidhen me shitjet. Po vijnë edhe perspektiva të…
Author: tirana
Ermal Mamaqi kthehet sërish atje ku filloi rrugëtimin si pjesë e grupit shumë të pëlqyer “SHBLSH” bashkë me Julian Dedën dhe Gent Zenelajn. Pas shumë vitesh ai do të rikthehet në “Portokalli” por këtë herë si i ftuar. Ka qenë Rezart Veleshnja ai q ka publikuar një video në Instagram në të cilin zbulonte se Ermali do të ngjitet në skenën e “Portokallisë” këtë të diel. “Ermal Mamaqi sot në ‘Portokalli’. Do ta ndriçojë skenën këtë javë”, shkruan aktori i humorit.
Kongresi i PS miratoi deklaratën e përbashkët të kësaj force politike. Ndër të tjera në deklaratë thuhet se PS nuk shantazhohet nga kriza artificiale që krijoi opozita. Më poshtë deklarata e plotë. Sot në Kongresin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, vijmë me bindjen e përforcuar se jemi e vetmja forcë politike që mund të qeverisë vendin duke garantuar një ekonomi të qëndrueshme, rritje të mirëqenies së qytetarëve, punësim, shërbime publike më të mira dhe të aksesueshme për të gjithë, drejtësi sociale dhe integrim në familjen e përbashkët Europiane. Të vetëdijshëm se opozita në papërgjegjshmëri të plotë politike, ka krijuar një…
Sot në mitingun hapës për rikandidimin e Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës kanë qenë ndër të tjerë, edhe fy figura shumë të njohura për publikun. Bëhet fjalë për të madhin Luftar Paja dhe djalin e tij Gaz Pajën. Atë e bir kanë shkrepur edhe këtë foto ndërsa nga pas tyre duken edhe flamujt kuqezi, pasi siç mund ta keni vënë re, në miting nuk kishte asnjë flamur partiak. Gaz Paja rezulton edhe në listën e 100 kandidatëve për këshilltarë bashkiakë të Tiranës, në ekipin e Veliajt.
Në një intervistë për të përditshmen italiane “Il fatto quotidiano”, Kryetari i PD, Lulzim Basha, tha se beteja e opozitës me qytetarët nuk është një betejë për pushtet, por që Shqipëria të mos jetë më parajsë për trafikun e drogës dhe pastrimit të parave. “Paraja e nxjerrë nga trafiku është përdorur si në aktivitete ekonomike, ashtu edhe në politikë. Fitimet e trafikut të drogës u ricikluan për të kushtëzuar politikën si dhe për të blerë zgjedhjet e 2017-s.”- u shpreh lideri i opozitës. Basha iu referua raporteve të 3 viteve të fundit të Europol-it dhe Departamentit Amerikan të Shtetit ku…
23 Mars 2019/ Sheshi Nënë Tereza
Mijëra qytetar i janë bashkuar sot takimit Bashkia që duam”në sheshin “Nënë Tereza”, ku Partia Socialiste prezantoi Erion Veliajn dhe ekipin e tij të këshilltarëve bashkiak për një mandat të dytë për të drejtuar Bashkinë e Tiranës. Në fjalën e tij gjatë këtij takimi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se me mbështetjen e qeverisë socialiste, është i vendosur që ta çojë Tiranën përpara për ta bërë atë një qytet të denjë evropian. “Pati nga ata që filluan të bënin diversion dhe thoshin, Erioni dhe Edi s’i kanë punët mirë, nuk flasin. Dëshpërimi duhet të jetë aq…
Pas zyrtarizimit të kandidaturës së kryebashkiakut Erion Veliaj për një mandat të dytë në Tiranë, qytetarët e kryeqytetit janë njohur edhe me emrat e 100 kandidatëve për Këshillin Bashkiak, me të cilët Partia Socialiste do të përfaqësohet në zgjedhjet e 30 qershorit. Ndryshe nga zgjedhjet e 2015-ës, kur kandidatët për këshilltarë ishin 61 (sa ç’është edhe numri maksimal i Këshillit Bashkiak të Tiranës), kësaj here Partia Socialiste, siç e ka shpjeguar më herët edhe Veliaj, ka sjellë një listë me 100 kandidatë për t’i paraprirë ndonjë bojkoti të mundshëm të zgjedhjeve nga ana e PD-LSI. Por, nga ana tjetër, Këshilli…
Pasi Kryeministri Edi Rama sfidoi opozitën nga Kongresi i PS, duke u thënë se do të hynin në zgjedhje të parakohshme nëse ata do të fitonin një bashki të vetme në zgjedhjet lokale. Menjëherë pas kësaj sfide Ramës i është përgjigjur kryetarit të PDK-së, Nard Ndoka. Ndoka me një shpërthim impulsiv në rrjetet sociale shkruan: “Rama, ik pirdhu! E dimë që e ke skemën për t’i vjedhur zgjedhjet lokale, prandaj të dhemb zemra, që do presësh vetëm humbjen e zgjedhjeve parlamentare!”
Pasi i bëri ofertën opozitës për t’u ulur dhe për të miratuar reformën zgjedhore sipas kërkesave të tyre, Rama nuk ka kursyer dhe sulmet ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha, të cilin fillimisht e ka quajtur si “Arusha Lul” që kërkon karamelet e radhës. Ndërkohë më pas, Rama e ka quajtur Lulzim Bashën si lider pa “hallate” që djeg mandatin e deputetëve. Për Ramën, Basha nuk i fton zgjedhjet edhe nëse PS nuk futet fare në zgjedhje. “Keni nisur avazin, nuk futemi në zgjedhje me këtë kryeministër me këtë qeveri, po punë e madhe fort. E bëtë 2 vjet ë…
Kryeministri Edi Rama ka një mesazh për Ilir Metën i cili tha se ishte gati të sakrifikonte për të mos u instaluar junta ushtarake “Zoti president rri i qetë. Jemi dhe do të mbetemi gjithmonë vend i NATO-s. Fundi problemi i Lulit dhe i Monikës nuk do të jetë problemi imi dhe i joti. Rri i qetë dhe mos i ço nëpër mend”
Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ka reaguar në rrjetin social facebook duke shprehur keqardhjen e tij për mungesën e një ftesë në Kongresin e Partisë Socialiste. Gjika thotë se pikërisht në këtë datë, në vitin 1992 është bërë anëtar i kësaj partie politike. Statusi i plotë: Si sot 27 vite më parë, më 23 mars 1992, me dëshirë dhe bindje të plotë, mora teserën e anëtarësisë në Partinë Socialiste, edhe pse vetëm një ditë më parë kishte humbur zgjedhjet dhe kishte dalë në opozitë! Sa mirë do ishte, që ta kisha të paktën një ftesë pikërisht sot për në Kongresin…