Author: tirana

Mbrëmjen e kësaj të premteje rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, është vrarë me armë zjarri avokati Ravik Gurra, 50 vjeç, i njohur si mik dhe avokat i fisit Çapja si dhe avokat i Emiliano Shullazit. Dëshmitarë nga vendngjarja kanë thënë se çdo gjë ka ndodhur shumë shpejt dhe se nuk kanë kuptuar asgjë, por janë vënë në panik vetëm kur e kanë parë trupin e shtrirë. Gurra ka qenë duke pirë kafe në lokal, me një zyrtar të Avokatit të Popullit, ndërsa autori i maskuar i është afruar dhe e ka qëlluar disa herë me pistoletë me…

Read More

Prishen balancat e përballjeve mes Shqipërisë dhe Turqisë (4 fitore, 2 barazime, 4 humbje) dhe këtë herë në favor të turqve, që morën fitoren 0-2 në “Loro Boriçi” dhe e nisën në mënyrën më të mirë edicionin eliminator Euro 2020. Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë ndeshjen dhe krijuan disa mundësi të mira shënimi në pjesën e parë, kur fillimisht Balaj dhe më pas Balliu e Uzuni, e panë veten të vetëm me portierin, por nuk ia dolën të dërgojnë topin në rrjetë. Atë që nuk e bënë kuqezinjtë, e bënë mjaft mirë turqit, që në rastin e parë të tyre,…

Read More

Dy modelet e njohura shqiptare, Franceska Jace dhe Kejvina Kthella njihen si mikesha shumë të mira. Shpeshherë ato dyja shihen bashkë. Në rrjetet sociale ato postojnë fotografi provokative që marrin vëmendjen e shtypit rozë.Kështu ka ndodhur edhe me fotografinë e fundit që ato dyja e kanë postuar. Franceska dhe Kejvina së bashku shihen në bikini duke vënë në pah format super seksi.Kejvina tregon të pasmet bombastike duke mos i lënë asgjë imagjinatës. Përveç modelimit, Kejvina po ashtu njihet si prezantuese televizive. Ajo ka paralajmëruar që së shpejti do të sjellë  një projekt të madh televiziv.

Read More

Vrasja e sotme e avokatit Ravik Gurra ka tronditur jo vetëm qytetarët e Elbasanit, por të gjithë vendin, pasi është ekzekutimi i katërt brenda një javë. Në datë 21 mars në mbrëmje u vra te Liqeni Artificial në Tiranë Haxhi Baçinozi, tre ditë më pas, të martën u ekzekutua Jurgen Kurti në kryeqytet te stadiumi ‘Selman Stërmasi’. Të mërkurën e po kësaj jave u qëllua për vdekje në Shkodër Ferdinand Polia, i njohur si Nardi i Bujtinave, ndërsa sonte në mbrëmje u regjistrua vrasja e avokatit të njohur Ravik Gurra në qendër të qytetit të Elbasanit. Nga të katërta vrasjet, vetëm…

Read More

Minuta e 60-të e ndeshjes, pak pas golit të dytë të Turqisë, tifozët shqiptarë kanë nisur koret ofenduese në drejtim të trajnerit Panuçi. “Panuçi, Panuçi vafanculo” dëgjohet nga tribunat e “Loro Boriçit”. Fakti që Turqia kryeson 2-0 ka mërzitur pa masë tifozët, ndonëse duhet pranuar se loja e kuqezinjve ka qenë e mirë.

Read More

Prej sezonit të ri televiziv moderatoren Arjola Shehu nuk e pamë më në “TV Klan”, ku prezantonte emisionin e gatimit “Kush vjen për drekë”. Ajo nuk u shpreh në asnjë moment lidhur me arsyen e largimit, por vendin e saj e zunë Alfio Rrotani dhe Indrit Çela me emisionin “Sfida e gatimit”. Vetëm tashmë Arjola është shprehur lidhur me të vërtetën e saj të largimit nga emisioni dhe ndoshta të gjithë i japim të drejtë. “Mendoj që kam për të përjetuar gjëra të tjera, përpara se të bëhem një zonjë shtëpie”, tha moderatorja për “Thumb”, duke nënkuptuar se emisioni i…

Read More

Shqipëria e nis fushatën e saj kualifikuese me takimin delikat që luhet në ‘Loro Boriçi’ përballë Turqisë. Turqia ka shënuar me fillimin e pjesës së dytë edhe golin e dytë. Ky takim është i një rëndësie të veçantë për kuqezinjtë duke qenë se është ndeshja e parë dhe një fillim i mirë në ndeshjen e parë do të ishte një hap i rëndësishëm për kualifikimin më tej.

Read More

I ftuar në studion e “Report Tv”, gazetari Elton Qyno, ka rrëfyer takimin e fundit me avokatin Ravik Gurra, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Qyno tregon se e kishte mik të afërt Gurrën dhe se për herë të fundit e kishte takuar para një jave. “Para një jave kam zhvilluar një takim me të, biseda e fundit që kam zhvilluar ka qenë për cështjen Shullazi, pasi ndodhet në Apel dhe diskutimi ka qenë mbi këtë temë. Diskutimi ka qenë nëse do të paraqitej atë ditë, në burgun ku qëndron Shullazi për strategjinë e mbrojtjes.…

Read More

Presidenca ka reaguar lidhur me nënshtetësinë që iu është dhënë dy vëllezërve indianë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim me qindra miliona dollarë në Indi. Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi thotë se nënshtetësia për indianët Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara, është dhënë me propozim të Ministrisë së Turizmit për investimet e tyre elitare në vendin tonë. Kujtojmë se dy indianët kanë arritur që përmes mashtrimit të rrëmbejnë më shumë se 700 milion dollarë e më pas kanë ardhur në Shqipëri, ku janë paisur pa asnjë problem me shtetësi shqiptare, edhe pse ishin në kërkim ndërkombëtar.…

Read More

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar pas lajmit se ka emëruar si konsull nderi të Shqipërisë, njërin nga dy vëllezërit indian Nitin Sandesara, të kërkuar në vendin e tyre, për një mashtrim të disa bankave në vlerën mbi 725 milionë dollarë. “Një prej rregullave më elementare të gazetarisë dhe informimit publik në një shoqëri demokratike është verifikimi i fakteve, rregullave dhe procedurave ligjore që udhëheqin një proces, për të cilin raportohet. Sikundër kontaktimi i institucioneve dhe personave të përmendur në lajm me qëllim informimin e paanshëm dhe zbardhjen e të vërtetës. Për sa kohë kjo nuk ka ndodhur me…

Read More

Po luhet në “Loro Boriçi” takimi mes Shqipërisë dhe Turqisë, e vlefshme për fazën kualifikuese të Euro2020. Por pavarësisht minutave të mira për ne, turqit kanë kaluar në avantazh. Kuqezinjtë shpresojnë ta nisin me këmbë të mbarë këtë edicion, duke besuar te një fotokopje e sezonit të shkuar, ku fituan 1-0 ndaj Portugalisë dhe u kualifikuan në finalet e mëdha të kompeticionit Euro 2016 në Francë. 

Read More