Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka folur pak me pare për Kongresin e PS nesër, si dhe për zgjedhjet lokale të qershorit. Kumbaro u pyet për ftesën e Fatos Nanos në Kongresin e Partisë Socialiste. Ajo tha se Nano është një figurë historike e PS dhe ndaj ka marrë ftesë. “Fatos Nano është një figurë politike historike për Partinë Socialiste. Ne nuk kemi ftuar vetëm atë, por më herët ka qenë i ftuar edhe shkrimtari Dritëro Agolli, figura historike si Servet Pëllumbi etj., të cilët kanë dhënë kontribut të madh në PS”, tha ajo. Ish-ministrja Kumbaro foli edhe për përgatitjet…
Author: tirana
Një zjarr i madh ka përfshirë kodrën e Selitës në kryeqytet në zonën e Misto Mames. Sikurse shihni nga video, zjarri duket se ka një perimetër vërtet të gjerë. Deri në këto momente në vendngjarje nuk ka mbërritur asnjë zjarrëfikëse.
Këngëtarja Morena Taraku ka ndarë me të gjithë një eksperiencë të trishtë që ka përjetuar me babain e saj pak orë më parë. Duke ju referuar ‘Spitalit Amerikan të Stambollit’, bukuroshja e ekranit e nis fjalën duke ju kërkuar të gjithë atyre që janë nisur për t’u vizituar në qendrën shëndetësore në fjalë që të ndryshojnë destinacion. “Ky spital bëri pazar për dy vite me radhë me shëndetin e babait tim, duke ndryshuar çmimet normale dhe duke i konvertuar ato sipas qejfit. Është hera e dytë që ky spital më zhgënjen duke bërë pazar me shëndetin e babait tim. Ndoshta…
Gazetarja Anila Hoxha, ka publikuar sot një video në të cilën pretendon se ajo është përgjuar nga Policia kur po intervistonte Albert Veliun, të njohur si “Babalja”. Në videon e publikuar në Facebook, Hoxha u bënë thirrje policëve që të maskohen më shumë kur përgjojnë, pasi janë lehtësisht të dallueshëm. Në formë këshille gazetarja thotë se ata nuk duhet të mbajnë çantë mbi shpinë pasi dallohen. POSTIMI I PLOTË E kam ditur dhe e kam thene gjithmone qe cunat e vezhgimit, infiltrimit , agjentet civile e ku e di une kane nevoje urgjente per trajnim. Ketu jam une me Babalen…
Lëngu i përfituar nga frutat dhe perimet përmban shumë vitamina, minerale dhe vlera të tjera ushqyese. Nëse nuk i keni qejf frutat e freskëta, por dëshironi të merrni nga vlerat e tyre ushqyese atëherë shtrydhja e tyre është mënyra më e duhur për t’i konsumuar. Mirëpo kur këta fruta apo perime shtrydhen, disa nga vlerat ushqyese humbin. Kjo ndodhë për shkak se ekstraktimi i lëngut, e ndanë lëngun nga disa pjesë të lëkurës së frutave të cilat janë të pasura më fibra. “Ju humbni fibra të frutave dhe perimeve, dhe kjo rezulton në aftësinë e këtij lëngu të ndikojë në…
Deklarata e këngëtarit të suksesshëm Sabri Fejzullahut në një program televiziv ku përmendi emrin e Flori Mumajeit teksa fliste për blerje klikimesh, ka shkaktuar një debat të madh mes dy personazheve të njohur. Pak minuta më parë, krahas videos së publikuar me fjalët e Fejzullahut, kantautori i njohur ka shkruar: “Pse kapesh me mua axha Sabri? Edhe po t’i kem blerë nuk t’i kam marrë ty paratë. Pse mërzitesh kaq shumë? Aman mos më. Flori edhe kur të tjerët kanë ngrënë …. i ka lënë në punë të vetë se nuk kam qenë dhe nuk jam shembull për blerje klikimesh.…
Aknet janë një gjendje patologjike e lëkurës, janë shumë të përhapura dhe prekin përafërsisht 10% të njerëzve Shumë faktorë kontribojnë në zhvillimin e akneve, duke përfshirë prodhimin e keratines dhe sebumit, bakteriet, lëkundjet hormonale, poret e bllokuara dhe inflamacionin. Lidhshmëria në mes të një diete ushqimore dhe zhvillimit të akneve është vërejtur që nga studimet e mëparshme mbi faktorët që ndikojnë në zhvillimin e kësaj gjendje. Disa nga ushqimet të cilat shkaktojnë aknet janë: Sheqeri i rafinuar – Njerëzit që kanë akne kanë tendencë të konsumojnë më shumë produkte me sheqer të rafinuar. Disa nga produktet që përmbajnë sheqer të…
Disa njerëz thjesht çlirojnë lumturi.Ata gjithmonë duken të qeshur dhe në qejf dhe të aftë të hedhin pas shpine emocionet dhe eksperiencat negative. Nëse ju mendoni se nuk do të jeni kurrë të tillë atëherë gaboheni Ja disa hile se si të bëheni më të lumtur. Bëni ushtrime Presioni i gjakut në trupin tuaj çliron endorfinë, e cila krijon ndjenjën e lumturisë dhe lufton humorin e keq. Studimet gjithashtu kanë treguar se ushtrimet lehtësojnë simptomat e depresionit. Vrapi, çiklizmi, joga, kërcimi dhe madje edhe një ecje prej 20-30 minutash mund t’iu ndihmojë. Bëni joga Joga mund të lehtësojë simptomat e…
Pas disa muajsh procedura Air Albania është bërë më së fundi një kompani shqiptare. Burime nga Aviacioni Civil kanë bërë të ditur se kompania është regjistruar konform të gjitha normave ligjore ndërkombëtare si një kompani shqiptare, ndërsa pritet që shumë shpejt të nisë edhe fluturimet në disa destinacione. Pas regjistrimit ka mbërritur dje në mesditë edhe avioni i emërtuar “Lasgushi” me kod “ZA-BEL”. Sipas këtyre burimeve mësohet se shkronjat “BEL” në kodin e regjistrimit i përkasin tre shkronjave të para të emrit të ministres së Transporteve, Belinda Balluku.
Nëse vite më parë dikush do të guxonte të dilte në rrugë i veshur me pizhame, me siguri do të merrte qindra shikime të çuditshme; por tashmë prej disa sezonesh kjo është një gjë krejt normale. ‘Çudia’ e modës ka shkuar deri aty sa, mjafton një krehje flokësh, një grim sipas dëshirës, këpucë me taka ose jo dhe pizhamet kthehen në një veshje tejet moderne. Një palë të tilla moderatorja Bieta Sulo i veshi dy ditë më parë në studion e “Ftesë në 5” dhe efekti ishte mëse i kënaqshëm. Ndërsa një tjetër moderatore zgjodhi të vijë në studio me…
Shefi i Sektorit të garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Lusien Nurishmi ka folur disa orë para ndeshjes së kombëtares sonë ndaj Turqisë. Ai foli për masat e marrë për mbarëvajtjen e ndeshjes, por edhe ecurinë e shitjes së biletave. “Të gjithë jemi këtu për të organizuar një ndeshje sa më normale, sa më afër standardeve që kërkon edhe UEFA, dhe normalisht me fitoren e Shqipërisë. Organizimi i ndeshjes ka disa javë që ka filluar, ku kemi punuar si me stadiumin, cilësinë e terrenit, koordinimin e Policisë së Shtetit me stjuardët, etj. Sa u përket biletave, kemi arritur të shesim…
Dashi Komunikimi do të jetë argëtimi juaj kryesor sot. Shpaloseni talentin tuaj në këtë drejtim. Sa i përket dashurisë, gjërat po ecin me ritme pozitive. Prisni zhvillime interesante në këtë drejtim. Demi Merrini gjërat ngadalë dhe përpiquni të mos jeni të paduruar me ndonjë marrëdhënie të re që po zhvillohet. Gjithkush duhet t’i bëjë gjëra me ritmin e tij ose të saj dhe ju duhet ta respektoni atë. Binjakët Nëse jeni në gjendje shpirtërore për të takuar sa më shumë njerëz, atëherë bëjeni këtë! Do të keni shumë mundësi për të zgjeruar sot rrethin tuaj shoqëror. Mos u habitni nëse…