Një tjetër zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Para pak minutash një biznes privat është përfshirë nga flakët në zonën e njohur si ‘Shallvaret’. Biznesi ka qenë në pallatin ku jeton edhe ish-kryeministri i vendit Fatos Nano. Siç mund të shihet edhe në videot e mëposhtme, zjarri ka qenë i fortë dhe është dashur ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve.
Author: tirana
Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është ekzekutuar avokati Ravik Gurra. 50-vjeçari Gurra mësohet se ka përfaqësuar në Gjykatë Emiljano Shullazin, por edhe anëtarë të familjes Çapaj në Elbasan, emrat e të cilëve janë të njohur në skedat e policisë, si persona me rekorde kriminale. Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.
Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka humbur Gjyqin në shkallën e parë të një Gjykatë ne Florida përballë Guy Lawson, autorin e librit ‘Armët dhe Çunat’, ku flitet për Gërdecin. Berisha e akuzonte Lawson për shpifje pasi ky i fundit, nxirrte prova dhe fakte të bazuar në burime të ndryshme se Berisha ishte i përfshirë në biznesin e armëve, që çoi në tragjedinë e Gërdecit. Tanimë gjyqi është në Gjykatën e Apelit, ndërsa Berisha i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ ka hedhur poshtë disa detaje të librit, dhe thotë që Lawson ka shpifur në shumë raste në librin…
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan ku mbeti i vrarë me armë zjarri avokati Ravik Gurra. Gurra ishte duke pirë kafe në një lokal, ku autori i cili ishte i maskuar i është afruar, dhe pa i fol e ka qëlluar me pistoletë me silenciator, e më pas është larguar me një mjet që e priste. Burime bëjnë me dije se policia po heton lidhur me dy pista deri më tani, lidhur me raportin e viktimës me fisin Çapja në Elbasan si dhe me atë të Emiliano Shullazit, pasi këtë të…
Avokati Ravik Gurra është qëlluar për vdekje pasditen e sotme në një lokal në qendër të Elbasanit. 45-vjeçari u ekzekutua me armë zjarri me silenciator nga persona të paidentifikuar ende, të cilët kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes duke humbur gjurmët brenda kalasë së qytetit. Gurra ka qenë avokat në disa prej gjyqeve më të bujshme në vend, raporton Newsbomb.al. Ai ka qenë avokat mbrojtës i Emiljano Shullazit, avokat mbrojtës në gjyqin ndaj “Hakmarrjes për Drejtësi” si dhe avokat mbrojtësi i tre prej të akuzuarve në gjyqin ndaj ish krerëve të ARRSH për korrupsion në rrugën Elbasan-Tiranë. Gura…
Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan. Shērbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonēn ku dyshohet se janë larguar autorët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes. Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Elbasan, ku në një bar në qendër të qytetit është ekzekutuar avokati Ravik Gurra, 45 vjeç. Trupi i avokatit ende nuk është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia pret prokurorët dhe ekspertët për kqyrjen e vendit të ngjarjes. Ai është qëlluar me pistoletë me silenciator me katër plumba. Dyshohet se autorët ishin me motor dhe kanë humbur gjurmët duke u larguar brenda kalasë së qytetit. Policia ka rrethuar me shirita gjithë bar kafenenë. Në momentin e parë ende nuk thuhet asgjë për viktimat apo autorët.
Do të startojë në orën 20:45, rrugëtimi zyrtar i Kombëtares kuqezi drejt Europianit të vitit 2020. Skuadra e Kristian Panuçit do të masë forcën në sfidën ndaj Turqisë të vlefshme për Grupin H të fazës kualifikuese. Tekniku italian dhe stafi i tij kanë sheshuar idetë e formacionit duke hedhur në fushë 11 titullarë, teksa nuk mungojnë as surprizat në përzgjedhjen e bërë nga trajneri. Një triumf përballë turqve do të ishte starti perfekt i një edicioni eliminatoresh shumë të rëndësishme ku do të krijohej një frymë besimi për takimet në vazhdim, aq më tepër që pas tri ditësh luajnë ndaj…
Ish-ministrja e Jashtme dhe një zë kritik ndaj Edi Ramës, ka folur këtë mbrëmje sërish për situatën aktuale të politikës në vend, ndërsa ka deklaruar se kryeministri i vendit duhet të largohet. Në një intervistë me Mustafa Nano, në Provakacia, ajo ka thënë se Rama i kishte propozuar një detyrë të re, por se nuk e mbajti fjalën, pasi sipas saj, duhet të mbante ambasadorët për interesat e vendit. Më tej ajo ka deklaruar se është e zhgënjyer prej kreut të selisë rozë, duke thënë se ai duhet të largohet për dy arsye, për menaxhimin e keq të fondeve publike, dhe…
Shqiponja e shqiptarëve mbërrin edhe në Izrael. Janë ushtarët izraelitë ata që kanë pozuar duke formuar simbolin e famshëm të shqiptarëve. Fotoja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Në Izrael jeton një komunitet shqiptaro-hebrenjsh nga Shqipëria dhe Kosova, të vendosur atje kryesisht pas viteve 1990. Gjithashtu, në Izrael janë edhe hebrenj të cilët gjetën strehë dhe shpëtim gjatë Holokausit në Luftën e Dytë Botërore. Izraeli ka një nga ushtritë më të fuqishme në botë.
Një nga mungesat e rëndësishme në këtë grumbullim të Kombëtares është “turku” i vetëm që kemi në kontingjent. Sokol Cikalleshi është futbollisti që njeh në detaje kundërshtarin e radhës, pasi që nga sezoni 2015-2016 është pjesë e futbollit turk. Bomberi i Kombëtares është optimist dhe në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” tregon sekretet e kundërshtarit, pikat e dobëta dhe jep “recetën” e artë për shokët e repartit të tij, cilido që do të zbresë sot në fushë. Cikalleshi tregon edhe opinionin e krijuar në Turqi për skuadrën tonë kundërshtare dhe rëndësinë që ka kjo ndeshje referuar objektivit kualifikim drejt…
Turi “Bashkia që duam” do të ndalet këtë herë në kryeqytet ku qytetarët e Tiranës do të mund të diskutojnë për atë që është bërë në këto katër vite dhe për projektet që duan të realizojnë në vazhdim. Gjithçka është bërë dhe gati në sheshin “Nënë Tereza” ku janë vendosur me mijëra karrige. Në eventin e kësaj të shtune do të prezantohet zyrtarisht Erion Veliaj si kandidat i PS për një tjetër mandat, ndërkohë që do të publikohet edhe lista me 100 kandidatët për anëtarë të Këshillit Bashkiak të Tiranës.