Author: tirana

Lulzim Basha gjendet në mes të protestuesve të opozitës duke bërë kështu një rrethim simbolik të Kryeministrisë. Ajo që vërehet nga pamjet ka të bëjë me saktin se kryetari i opozitës ka rritur ndjeshëm masat e sigurisë rreth tij. Rreth Bashës numërohen të paktën dhjetë persona që ruajnë atë nga krahët, para dhe mbrapa. Nuk dihet nëse Basha ka marrë ndonjë mesazh se i kërcënohet siguria, pasi këto masa duken të jashtëzakonshme.

Read More

Divorci i deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma nga bashkëshorti i saj Ilir Shqina ka marrë vëmendje të madhe mediatike gjatë 24 orëve të fundit. Kërkesa për t’u ndarë është bërë nga vetë Duma sipas vendimit të afishuar nga gjykata për efekt informimi ndaj ish-bashkëshortit të saj tashmë, Ilir Shqina. Në vendim thuhet se ky njoftim publik është bërë pasi nuk është arritur komunikimi i vendimit ndaj ish-bashkëshortit të Grida Dumës. VENDIMI I PLOTË Nr.1057 VENDIMI Tirane, më 11.03.2019 SHPALLJE E VENDIMIT GJYQËSOR PER AFISHIM (PER EFEKT NJOFTIMI) Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është gjykuar çështja civile me Nr…

Read More

Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas publikimit në rrjetet sociale të një fotografie, ku shfaqej në Itali duke bërë shoping. Në postim ai shprehet se edhe para vitit 2010 ka udhëtuar sepse nuk ‘ma ka hequr vizën asnjë ambasadë’. Ky duket se ka qenë një ‘thumb’ për Sali Berishën, pasi pak muaj më parë Edi Rama e pyeti në parlament ish-kryeministrin nëse e kalon Oqeanin duke nënkuptuar që ambasada e SHBA i kishte hequr vizën. Murrizi u përjashtua nga të gjitha strukturat e PD-së, pasi nuk pranoi që të dorëzonte mandatin. Postimi i plotë…

Read More

Ish-deputetët e opozitës marrin pjesë sot, bashkë me qytetarët e qyteteve ku kanë qenë të zgjedhur. Ish-deputeti i Shkodrës, Romeo Gurakuqi, ka publikuar një foto nga sheshi “Skënderbej”, ku është bashkë me protestuesit e ardhur nga Shkodra. Por duket se në statusin e Gurakuqit ka shpërthyer me komentet e tij këngëtari i mirënjohur Frederik Ndoci. Duke akuzuar të majtë dhe të djathtë, Ndoci shprehet se edhe PD shkatërroi ndjenjën e demokracisë. Komentet në Facebook të Frederik Ndocit I Çdo qeveri e ardhur me dhune nga dhuna perfundon! FN Qeveria e ardhun me vota (te vjedhura te blera te fallsifikueme, ate…

Read More

Bleona Qereti është një personazhet më kontroverse, të cilën famën e saj prej disa vitesh ka vendosur ta dërgojë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Në postimin e fundit në “Instagram”, këngëtarja kishte një mesazh të fortë për ndjekësit e saj, krahas një fotoje të publikuar. “Shumë femra janë beqare sepse shumë burra marrin nga to atë që dëshirojnë, pa pasur nevojë të jenë në një marrëdhënie me të. Më mirë të jem single sesa e disponueshme. Kush është me mua?”- shkruan Bleona në postim. Një komentues ka shkruajtur: “Nëse mamaja jote nuk do të martohej me babain tënd, ti nuk…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Tiranë, pranë liqenit artificial. Dyshohet se personi në fjalë të jetë vrarë me armë zjarri. Ajo që dihet është se vrasja është kryer nga dy persona dhe se viktima është 62 vjeç nga Fieri me inicialet H.B. Mësohet se ngjarja ka ndohur teksa viktima bente vrap nga Liqeni sëbashku me djalin e tij te mitur. Ndërkohë ambulanca dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Read More

Ditën e sotme PD-LSI kishin mbledhur militantët e tyre dhe punojësit e administratës per tu bashkuar në mitingun e Tiranës. Përtej kësaj siç duket dhe në video qytetarët konfirmojnë se ata paguhen nga opozita. Siç dëgjohet në videon e mëposhtme një nga qytetarët thotë: Bashkia Lezhë niset për protestë, dëgjoni dialogun: -Ka dy mijë punonjës.. -Pse, revoltë politike është kjo? -Po lekt i marrim mo, krejt lekt, krejt qto..

Read More

Gjatë kohës kur opozita shqiptare protestoi para kryeministrisë dhe Parlamentit, aleati i Bashës, Agron Duka i partisë Agragre Ambientaliste, nuk ishte krah liderëve politikë. Duka ndodhej në një drekë miqësore, me Lefter Kokën, deputetin e LSI-së që nuk hoqi dorë nga mandati i deputetit. Po ashtu, në një tryezë dreke me ta ka qenë edhe deputeti socialist Roland Xhelilaj. Tre politikanët kanë qenë të ftuar në 65-vjetorin e ish-futbollistit të njohur Shyqyri Ballgjini, në një restorant në qytetin bregdetar të Durrësit. Gjate kohes se dhunes para Parlamentit nga militantet e PD- LSI, edhe kreu i PDK Nard Ndoka dhe ai…

Read More

Si dështoi Shkëlzen Berisha të përgënjeshtroj përfshirjen në trafikun e armëve nga Gërdeci për Afganistan dhe lidhjet me historinë e shpërthimit në Gërdec. Gykata citon dhe dëshminë e vajzës së të ndjerit Kosta Trebicka, e cila i tha autorit të librit se ajo e konsideronte Paditësin Shkëlzen Berisha,  një të dyshuar në vdekjen misterioze të babait të saj. Ajo i tha Laëson se babai i saj, kishte thënë se u përjashtua nga marrëveshja e ripaketimit të AEY-së, sepse “biri i Berishës. . . e donte atë për vete. “ Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës, ka dështuar keqazi në përpjekjen…

Read More

Pak më parë, përmes një deklarate Policia njoftoi se gjatë protestës së sotme të opozitës u lënduan edhe tre policë, të cilët i ka vizituar në ambientet e spitalit ushtarak, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, shkruan balkanweb. Veliu është interesuar te mjekët për shëndetin e punonjësve të Policisë dhe u ka uruar atyre shërim të shpejtë. Më pas Drejtori i Përgjithshëm ka takuar në ambientet e jashtme të spitalit edhe një pjesë të kolegëve të punonjësve të lënduar, duke i falënderuar për gjakftohtësinë, seriozitetin dhe profesionalizmin e treguar gjatë protestës së sotme.

Read More

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është shumë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi, këngëtarja publikuar në ‘Instagram’ një foto përpara pasqyrës, ku shfaqet e veshur me sytjenave. Ora shprehet se ka gjetur madhësinë e duhur të sytjenave dhe deri në këtë kohë ka veshur madhësinë e gabuar. ‘Sapo mora madhësinë e saktë të sytjenave dhe e kuptova që ishte duke e veshur madhësinë e gabuar gjatë gjithë kohës. Zonja shkoni mateni, do të jetë një befasi e këndshme. Përveç nëse është e qëllimshme natyrisht’, shkruan Rita.

Read More

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas përfundimit të protestës së opozitës, e cila zgjati për katër orë. Basha shprehet në ‘Facebook’ se e gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së Edi Ramës. Sipas Bashës, shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar. Ai ka publikuar në rrjetët sociale të njëtën thirrje që u bëri ndërkombëtareve. ‘Nuk ka stabilitet pa demokraci! E gjithë bota ka parë sot vendosmërinë e një populli të bashkuar për liri dhe demokraci, për vlera europiane dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së Edi Ramës.…

Read More