Zbardhen arsyet e konfliktit që çoi mbrëmë në ekzekutimin e 62-vjeçarit, Haxhi Baçinozi. Sipas News 24, 62-vjeçarit i cili u vra mbrëmjen e djeshme me tre plumba pranë Liqenit Artificial në Tiranë, ka pasur një konflikt të vjetër për një borxh të pa shlyer. Autorët mësohet se janë identifikuar nga djali i viktimës, por janë ende në kërkim. Haxhi Baçinozi u vra mbrëmë teksa ishte në shoqëri të djalit të mitur
Author: tirana
Me rastin e festimeve për Ditën e Verës, Bashkia e Tiranës ka organizuar më shumë se 50 aktivitete, lojëra, dhe muzikë në zona të ndryshme të kryeqytetit ditën e sotme. Që kjo ditë të jetë një festë e madhe për të gjithë, Bashkia e Tiranës ka vendosur që 17 Marsin ta shpallë edhe Ditë pa Makina, duke e kthyer Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në pedonale. Për mbarëvajtjen e aktiviteteve, Bashkia e Tiranës dhe Policia e Shtetit kanë marrë një plan masash për organizimin e aktiviteteve, ku tregohet se si do të devijohet qarkullimi i mjeteve këtë të diel. Dot më…
Shumë prej nesh kemi dëgjuar ose kemi qënë prezent që shqipëtarët i quajnë arnaut. Por të pakët janë ata njerëz që e dine kuptimin dhe historië e kësaj fjale madje ka dhe nga ata që e keqkuptojnë ose e marin për fyerje. “Nga 27 kombet që jetonin në Perandorinë Osmane, në krye të tyre dhe me statusin më të lartë (qëndronin mbi turqit e të tjerët) ishin shqiptarët.Ata quheshin kombi “nexhip”, që do të thotë kombi “fisnik”. Këtë vend e këtë status e kanë dhe e ruajnë edhe sot shqiptarët e Turqisë. Shqiptarët i gjen kudo në tërë poret e…
E cilësuar si një ndër politikanet më simpatike shqiptare, prezenca e Grida Dumës në ambiente të ndryshme rrallëkënd lë indiferent. Grida është shprehur se kurimin e pamjes së jashtme të saj, e ka pjesë të kulturës personale, ndonëse në karrierën e saj politike kurrsesi nuk do të donte që vlerësohej për pamjen e saj të jashtme. Me një stil deri diku konservator, por që vështirë të fshihen linjat seksi të Deputetets, për Grida Dumën është shumë e rëndësishme t’i kushtojë rëndësi veshjes në daljet publike (ose jo), pasi në këtë mënyrë ajo i jep peshë figurës që përfaqëson. Ajo ç’ka…
14 persona janë arrestuar nga Policia pas protestës së dhunshme ditën e djeshme të opozitës. Ditën e djeshme janë kryer dhjetëra shoqërime nga uniformat blu por sot janë konkretizuar duke vënë në pranga 14 persona ndërkohë burime bëjnë me dije se 8 persona të tjerë janë ende në kërkim. Policia paralajmëroi si para dhe pas protestës se veprimet e dhunshme janë të jashtëligjshme dhe do të dënohen ndërkohë reagime të shumta priten pas këtyre arrestimeve.
Dy shqiptarë dhe një serb janë përleshur një ditë më parë në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhosh të Prishtinës, pas një konflikti. Në njoftim zyrtar, Policia e Kosovës sqaron se “Në Polici janë paraqitur edhe familjarët e palëve të përfshira dhe pas konsultimeve dhe sqarimit të rrethanave edhe nga vetë palët e përfshira dhe vlerësimin se përleshja ka qenë e çastit, përderisa ata punojnë në të njëjtin vend, të njëjtit nuk kanë dashur inicimin e ndonjë rasti apo procedure të mëtejme” Personat e përfshirë në këtë ngjarje janë shoqëruar në ambientet policore për të sqaruar rastin si dhe iu…
Nuk e kurseu habinë për mungesën e ftesës nga ana e Christian Panuccit për ndeshjet e Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2020-ës dhe menjëherë dha një tjetër përgjigje në fushën e lojës. Bëhet fjalë për Ermir Lenjanin, i cili ishte si zakonisht titullar për skuadrën e Sion, në duelin kundër Grasshopers, teksa kishte edhe një mini-derbi kuqezi mes tij dhe Arlind Ajetit e Bujar Likës nga krahu tjetër. Anësori i Kombëtares Shqiptare dha dy asiste në pjesën e parë, që u shndërruan në gola nga futbollistët e Sionit, por kur sfida ishte 2-0 për vendasit, incidentet në shkallët e stadiumit,…
Biznesmeni Barush Biba që administron kompaninë ndërtimore “Biba X”, fituesen e tenderit të dështuar 18 milionë euro për ndërtimin e mbikalimit tek sheshi “Shqiponja” kishte blerë 63.5 milion lekë të vjetra tollona nafte, tek kompania “Sun Petroleum Albania” (Gulf). Të gjitha tollonat e naftës ishin paguar në llogarinë bankare të kompanisë në dy këste 5 milionë dhe 1.3 milion lekë nga Barush Biba, i cili synonte që naftën e blerë me një çmim prej 135 lekë të reja për litër, ta përdorte për makineritë e firmës së ndërtimit “Biba X”. Por nuk ka kaluar shumë nga blerja e tollonave dhe…
Një 27 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në qytetin e Korçës. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale R.M., ka përfunduar në spital rreth orës 02:05 minuta të mëngjesit të sotëm me një plagë në pjesën e këmbës. Aktualisht, i riu ndodhet i shtruar nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Mbrojtësi shqiptar, Ansi Agolli ka luajtur për plot 9 sezone te skuadra e Qarabakut, që ka qenë në majat e futbollit azer vitet e fundit. Mëngjarashi kuqezi është larguar pas 9 sezonesh për të vazhduar karrierën e tij në Amerikë. Tifozët e Karabakut e kanë dashur shumë Agollin, i cili me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, ka rrëfyer aventurën 9-vjeçare, sukseset e arritura dhe falënderoi tifozët: “Kur erdha ne këte vend 9 vite më parë, nuk do e besoja që shumë gjëra do të ndryshonin kaq shumë te unë. Kam jetuar në vende të tjera me…
Zëvëndës kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me protestën e dhunshme të organizuar nga opozita ditën e sotme. Ai thotë se dhuna i duhet Berishës dhe Bashës për t’i treguar ndërkombëtarëve destabilitetin. Braçe tha se ata nuk do e marrin kurrë atë që duan: një viktimë, kjo pasi policia po duron dhe po zbaton deri në fund ligjin. Gjatë protestës së sotme të opozitës u plagosën tre efektivë policie ndërkohë që shumë qytetarë u lënduan gjatë përdorimit të gazit lotsjellës i cili u përdor nga policia për të shpërndarë turmën. Deklarata e plotë e Braçes: “Shikoni, Sali Berisha, Lulzim Basha…
Fjalimi i Lulzim Bashës tek shkallët e SHQUP-it, në vend që të mbahej në fillim ose në kulmin e protestës, u mbajt në fund të saj. Në atë protestë ku liderët e opozitës, kishin rastin më të shkëlqyer që të jepnin mesazhet e tyre për shqiptarët dhe ndërkombëtarët, ato i dha… Flamur Noka. E ndërsa Monika Kryemadhi u nis drejt selisë së LSI, në oborrin e PD ku protestuesit e grumbulluar sapo kishin folur shqip me gjuhën e dhunës, Kryetari i tyre Lulzim Basha u foli anglisht. Sa më shumë mesazhe po i vijnë Lulzim Bashës në anglisht, aq më…