Author: tirana

Dy ish-ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë janë bërë bashkë në konferencën shkencore të organizuar nga Ministri e Jashtme Greke dhe Universiteti i Pireut. Ish- Ministri i Jashtëm Bushati, i cili negocioi gjatë me Kotzias paketën e çështjeve mes dy vendeve tona, shpjegoi rrugëtimin e negociatave. “Nga eksperianca ime në raportet dypaleshe me Greqinë, gjëja më e lehtë është të parashtrosh pozicionin tënd përballë fqinjit dhe kjo të bën shumë të pëlqyer brenda vendit por ama është e pamjaftueshme për të ndryshuar gjërat. Së bashku me Nikos Kotzias dhe me ekipet tona ne vendosëm që të angazhohemi për të…

Read More

Një fazë më pas, qyteti i Milanos është përmbysur. Në derbin e fundit kishim lënë gjysmën zikaltër në festë, teksa ajo kuqezi lëngonte për shkak të golit të Ikardit në sekondat e fundit që vendoste sfidën. Sot ekipet paraqiten ndryshe. Milani ka një “mur” që mban firmat e Donarumës, Muzakios dhe kapiten Romanjolit, pikërisht e njëjta treshe që katranosi derbin e fundit. Gjatë 2019-ës, këta “musketjerë” kanë qenë në formë, teksa ish-kapiteni zikaltër çdo ditë e më shumë po humb gjurmët. Mes argjentinasit dhe klubit ka një “luftë”, e cila nuk dihet kur do të mbarojë. Ndërkohë, Milani ka parakaluar…

Read More

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimin të Policisë për të proceduar penalisht 32 protestues të opozitës, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi. Basha në një postim në Facebook, ka theksuar se opozita nuk do të sprapset dhe se për kreun e qeverise ka nisur numërimi mbrapsht. “Asnjë procedim penal nuk e ndal Partinë Demokratike dhe qytetarët për të përmbushur misionin tonë për Shqipërinë si gjithë Europa. Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka…

Read More

Një djalë 2-vjeçar i shpëtoi breshërisë së plumbave nga veprimi heroik i babait të tij gjatë sulmit me armë në xhami në Zelandën e Re. Zulfirman Syah ishte me djalin në xhami për të bërë lutjet e së premtes, kur autori i sulmit Brenton Tarrant filloi të hapte zjarr ndaj besimtarëve myslimanë. Zulfirman Syah mbuloi me trup djalin e tij 2-vjeçar duke marrë disa plumba. Ndërsa vogëlushi u prek nga një plumb në këmbë, por që fatmirësisht nuk i shkaktoi lëndime serioze dhe është jashtë rrezikut për jetën. Babai i 2-vjeçarit u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua…

Read More

Pas dështimit në Ligën e Kombeve, në prag të startit të ndeshjeve eliminatore për “Euro 2020”, trajneri i kombëtares shqiptare Christian Panucci u shpreh se në lojën e kombëtares do të ndryshojë stili i lojës, ndoshta duke filluar që nga ndeshja me Turqinë. “Ndryshojmë stil loje, ndoshta duke filluar që nga Turqia. Duhet të ndryshojmë diçka, por jo në sjellje, në taktikë”, u shpreh Panucci, i cili më pas shtoi se “Nuk është e thënë që do mbrohemi, por është një mundësi” Më tej ai vlerëson edhe lojtarët që ka grumbulluar në skuadër, duke theksuar se është i kënaqur nga…

Read More

Modelja marokene Imane Fadil, 33 vjeç ndërroi jetë më 1 mars në një spital në Milano, një muaj pasi u shtrua me dhimbje të forta stomaku. Në atë kohë u tha se ishte helmuar, por mediat italiane shkruajnë se ajo mund të jetë helmuar qëllimisht me një substancë radioaktive. Tashmë hetimet për një vrasje të mundshme kanë nisur. Modelja marokene ka dëshmuar kundër ish-kryeministrit të Italisë Silvio Berlusconi në vitin 2012. Ajo ka qenë një nga modelet që ndiqte rregullisht festat e tij Bunga Bunga. Ajo ishte një nga dëshmitaret kyçe kundër Berlusconit, i cili u akuzua se pagoi para…

Read More

Ishte koha kur Roza Lati dhe Stine ishin të dashur, por kaq ndryshe fizikisht Ka qenë një lidhje, për të cilën që të dy, edhe pas ndarjes, kanë folur pa problem, duke e konsideruar si një pjesë të jetës, për të cilën nuk kishte pse të kishin ndonjë kompleks. Roza Lati dhe Stine madje kërcyen bashkë në “Dance with me”, duke u bërë një çift mjaft atraktiv në spektakël, raporton Panorama. Pas 10 vitesh, Roza Lati pothuajse nuk njihet fare, ajo vetë nuk ka ngurruar për të folur për ndërhyrjet e saj estetike, të cilat për hir të së vërtetës…

Read More

Detaje të reja janë mësuar nga ekzekutimi i një nate më parë tek Parku i Liqenit, ku viktima Haxhi Bacinovski kishte dalë për vrap bashkë me djalin e tij të mitur. Nga hetimet e para rezulton se konflikti për një borxh prej 46 mijë euro, që autori i kishte viktimës ka qenë arsyeja e kësaj ngjarje të rëndë. Autori është identifikuar menjëherë pas vrasjes nga djali i viktimës, i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje dhe ka parë vrasësin. Burime për Top Channel bëjnë me dije se autori është Islam Myslaj, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë i…

Read More

Të rinjtë e FRPD dhe të LRI kanë dalë sot në një marshim paqësor kundër përdorimit të gazit lotsjellës ditën e djeshme në protestën e opozitës, por edhe në protesta të tjera. Të kapur dorë për dore të rinjtë kanë ecur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndaluar për disa momente edhe para Ministrisë së Brendshme. Ata mbanin me vetë edhe gundragaz, në shenjë protestë kundër përdorimit të gazit gjatë protestave.

Read More

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka publikuar disa fotografi të efektivëve të policisë të cilit ishin fshehur në minaren e Xhamisë së Madhe, dhe ku shkrepën pozat e protestuesve të opozitës. Shehu shkruan se ndryshe nga herët e tjera nuk u panë në këtë institucion kulti një grup i tërë policës, por sërish kanë qenë ata që ai i quan “hijet e errëta”. “Ç’faqja edhe gjate protestës se djeshme ne Minaren e Xhamisë e “hijeve te errëta”, me instrumente se paku vëzhgimi, kërkon një sqarim publik. Vërtet ketë here nuk u panë përsëri grupe te tera te forcave te rendit…

Read More

Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës, ka dështuar keqazi në përpjekjen e tij për tu shfajësuar para një gjykate amerikane se ai nuk ka qenë i lidhur me biznesin e trafikimit të armëve dhe municionit kinez për llogari të një kompanie amerikane nga Gërdeci në drejtim të Afganistanit. Një gjykatë në Florida hodhi poshtë pretendimet e tij duke pushuar çështjen që Shkëlzen Berisha ka ngritur ndaj autorit amerikan Guy Lawson, autor i librit për Gërdecin “Arms&the Dudes”. Vendimi është marrë në Flordia në Dhjetor, por ai ka qenë “i arkivuar” në heshtje deri më 14 Mars, një ditë më parë.…

Read More

Për 60 minuta, protestuesit u përplasën me Policinë përpara Parlamentit. Në një lëvizje të minutës së fundit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i thirri protestuesit për të marshuar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të godinës së Parlamentit. Në fillim u mendua që nuk do të kishte konfrontime. Organizuesit e Protestës vendosën përpara hyrjes së Parlamentit mjetet e fonisë dhe kreu i PD-së po priste instalimin e tyre ku pritej të mbante edhe një fjalë për protestuesit. Por situata doli nga kontrolli, jo vetëm nga PD, por edhe për vetë Policinë. Disa protestues iu drejtuan hyrjes së Parlamentit,…

Read More