Rruga “Mihal Komneno” është hyrja kryesore dhe aksesi më i shkurtër që lidh Beratin me një ndër lagjet muzeale të qytetit, lagjen “Kala”. Kjo rrugë tashmë e restauruar, pas amortizimit që kishte pësuar ndër vite, e bën më lehtë të arritshme kalanë, monumentin simbol të qytetit. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ndërsa përshkroi rrugën e kalldrëmtë e vlerësoi një nga ndërhyrjet më cilësore që kthen në identitet një nga zonat më të frekuentuara nga turistët, numri i të cilëve është gjithmonë në rritje në Berat. “Është një nga…
Author: tirana
Suphachai Panthong ka tentuar të vidhte një zinxhir floriri, në vlerë të 500 dollarëve, por jo gjithçka shko siç ai shpresonte. Kjo pasi në momentin që ai merr varësen dhe fillon të vrapojë për tu larguar nga argjendaria dyert e dyqanit në Choburi të Tajlandës mbyllen menjëherë. Duke parë që mbeti brenda, 27-vjeçari e hoqi stolinë nga qafa dhe ia dha shitësit, por e kishte të pamundur të largohej lehtë. Forcat e rendit më pas arrestuan të riun. Ngjarja ndodhi në dhjetor.
Samanta Karavello është një këngëtare shumë e talentuar dhe me pamje shumë të ëmbël, të cilën natyrisht e ka përsosur me kalimin e viteve, ashtu siç kanë bërë të gjitha koleget e saj. Në këtë foto, ajo është në provat e “Këngës Magjike”, 10 vite më parë kur nuk kishte bërë akoma ndërhyrjen në hundë dhe në dhëmbë. Tani duhet thënë se Samanta e ka bërë pamjen e saj aq të përsosur sa ç’ka edhe zërin. Ndërkohë, në foto shihen se sa kanë ndryshuar edhe kompozitorët Kledi Bahiti dhe Darko Dimitrov, me të cilët Samanta ka bashkëpunuar vazhdimisht, duke sjellë…
Trajneri i kombëtares sonë, Kristian Panuçi ka dalë përpara mediave ditën e sotme për të folur përpara ndeshje eleminatore. Çfarë do të shohim ndryshe në këto eleminatore? “Nuk do të ndryshojmë shumë në sjellje, por mëyra e lojës do të jetë po ajo që kemi pasur. Kemi rikuperuar disa lojtarë. Do ta ndryshojmë diçka duke filluar nga Turqia. Do të luajmë 4-3-3, ose 3-5-2 Jeni i kënaqur me grupin e lojtarëve? “Jam i kënaqur 23 lojtarët që kam, por varet edhe nga forma. Kemi thirrur edhe Cikalleshin, por is hi dëmtuar. Ndoji dhe Binaku janë të dëmtuar. Rikuperuam Abrashin, Ajetin.…
Partia Demokratike ka publikuar sot identitetin e efektivit të policisë që sipas tyre goditi një ditë më parë djalin e ish-deputetit të Fierit, Luan Baçi. Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar efektivin e policisë, i cili sipas saj ishte i veshur civil dhe dhunoi Bruno Baçin. Ngjarja ndodhi dje pranë Fakultetit të Shkencave Sociale. “Kreshnik Aliaj qe shikoni ne foto, është operacionali i policisë që sulmoi i veshur civil dhe dhunoi Bruno Baçin, djalin e kryetarit te PD Fier dhe ish deputetit Luan Baci. Këta nuk janë polic që përfaqësojnë shtetin, këta janë polic qe përfaqësojnë bandën në pushtet”,…
Bashkia e Tiranës ka organizuar më shumë se 50 aktivitete të ndryshme festive me rastin e Ditës së Verës. Kështu ka deklaruar kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj duke falenderuar të gjithë punonjësit që dita e sotme të ishte gati, pas protestës së dhunshme të opozitës e cila u mbajt një ditë më parë. Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku nuk la pa përmendur edhe protestën e ditës së djeshme të opozitës. “Unë dua ti falënderoj të gjithë qytetarët e Tiranës që dje u distancuan nga aktet e dhunës, të zjarrit, të hurit dhe litarit dhe sot demonstrojnë atë që…
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht, Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, për shkak se ai ishte organizatori i protestës së 16 marsit, ku pjesëmarrësit e mitingut të thërritur nga opozita, tentuan të hyjnë në godinën e Parlamentit. Bashkë me Gazment Bardhin, policia bën të ditur se janë 33 të proceduar për aktet e dhunës para Parlamentit. Njoftimi i plotë 33 të proceduar për aktet e dhunës në protestën e 16 marsit para parlamentit Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 14 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe…
Në “ Xing me Ermalin“ ka shumë të qeshura, por të ftuarit tashmë duhet ta dijnë sesa I drejtpërdrejtë mund të bëhet ai e të përgatiten edhe për pyetje të vështira. Divorci nga bashkëshorti është dicka për të cilën Jonida Maliqi nuk ka shumë qejf të flasë, megjithatë Ermali e ngacmoi pikërisht aty. “A është bukur kur ndahesh?” e pyeti hapur ai. Jonida dha këtë përgjigje: “Është relativisht e vështirë, por kur kthehet në domosdoshmëri për të qenë më tej jetesa më e qetë, më e lumtur, dhe më e bukur, i jep vetë zgjidhje në këtë formë.” Këngëtarja i…
Është gjëja që bie direkt në sy tek moderatorja simpatike: sytë, dhe kjo duket ka qenë përherë pika e fortë e saj! Por është e imët e kjo sikur, paska qenë një problem. “Kur isha në tetëvjecare kam qenë shumë më e imët se kaq, dhe cunat që le të themi ishin në një periudhë shpërthimi hormonal, pëlqenin gjithcka përvec vajzave të imëta. Atëherë më thoshin, “Dojna ke sytë më të bukur në botë, po c`e do, s`ke të pasme“. Sot jam shumë e lumtur që vazhdojnë me komplimentat për sytë“, ka qenë rrëfimi i saj, shkruan Bordo.
Në autostradat gjermane nuk matet me radar vetëm shpejtësia e mjeteve. Një pajisje tjetër është në gjendje të masë edhe nivelin e alkoolit në gjak. Videoja tregon si funksionon radari për të dehurit. Matja e alkoolit on Vidnews.
Kosova është e pavarur që nga viti 2008, po për dikë si duket jo. Prezantuesja e motit, gjatë dhënies së parashikimit për motin, nuk e përmend fare Kosovën, e kjo si duket e ka indinjuar këshilltarin e kryeministrit Haradinaj dhe deputetin e Parlamentit të Kosovës, Halil Matoshi, i cili ka shfrytëzuar rrjetin social “Facebook” për ta shprehur indinjatën e tij lidhur me këtë veprim: Televizioni shqiptar ABC nuk e njeh Republikën e Kosovës!? Shtetet dhe kombet i kanë disa çaste vendimtare në historinë e tyre dhe Republika e Kosovës aktualisht është në një moment të tille, të jeshë a të…
Edhe në Beograd e shtuna i takoi protestave, të cilat u cilësuan si më të rëndat e muajve të fundit, pasi protestuesit u futën në godinën e Radiotelevizionit shtetëror. Me dhjetëra protestues dhe disa prej udhëheqësve të opozitës u futën në ambientet e Radiotelevizionit pasi kërkuan që protestës së tyre t’u jepet hapësirë në televizionin publik. Edhe pse ata deklaruar që nuk do të lëvizin nga aty, policia ka ndërhyrë në orët e mbrëmjes duke i nxjerrë nga godina protestuesit. “Tubimet janë të lejuara, por jo duke dëmtuar pronën apo duke ngjallur frikë”, reagoi shefi i policisë së Beogradit, i…