Author: tirana

Ylli Shehu dhe Alban Zeneli janë dy hyrjet e reja në Parlament, duke zënë vendin e deputetëve të opozitës, të cilët hoqën dorë nga mandatet. Ata rrinë gjithandej bashkë, në Parlament dhe në kohën e pushimit. Ndërkohë, Lefter Koka shihet vetëm, pasi kolegët e tij të vjetër të LSI-së tashmë nuk janë në Parlament.

Read More

Linda Jarani nuk e ka fare problem që herë pas here të sjell poza të cilat nxisin imagjinatën.  Aktorja e njohur edhe në një foto të re të publikuar në ‘Instagram’ ka ardhur joshëse dhe provokuese. Me ngjyra verore të ndezura, Linda kishte veshur një minifund të kombinuar me bluz të thjeshtë dhe pallto lëkure e që dukej goxha seksi. Aktorja simpatike po vazhdon të jetë e angazhuar në projekte teatrale.

Read More

Paraditen e djeshme, në protestë u shfaq një personazh i cili i frekuenton rregullisht ato. Ai gjithmonë zgjedh një formë të veçantë për të shprehur revoltin e tij ndaj klasës politike. Nuk vjen në protestë as me hu’ dhe as me gurë në dorë, por i pajisur me një mesazh në të cilin shumë njerëz kanë gjetur veten, kjo pasi fotot e tij janë shpërndarë masivisht në rrjetin social Facebook. Dilaver Nela vjen nga Laçi. Ai është 55 vjeç dhe thotë së është i pa strehë. Paraditen e djeshme, pak minuta para se Bulevardi të pushtohej nga turma e njerëzve…

Read More

Lihen në burg 12 personat e arrestuar për dhënie parash me fajde. Nën masa të rrepta sigurie, Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën “Arrest me burg” për të arrestuarit e operacionit “Maranaj”. Të dyshuar për dhënie huaje në mënyrë të jashtëligjshme, asnjë prej të arrestuarve nuk u lirua në një seancë maratonë, që zgjati për afro 9 orë. Kështu, në “Arrest me burg” u lanë: Byrhan Alija, 61 vjeç, Edi Memçaj 33 vjeç, Adri Bala 22 vjeç, Artan Dragani, ish-kancelar në Gjykatën e Shkodrës 39 vjeç, Marjan Bregu 31 vjeç, Vinko Nikprelaj, 37 vjeç, Eduart Fusha…

Read More

Momente tensioni në stadiumi “Redi Maloku” në fund të ndeshjes mes Kastriotit dhe Tiranës. Siç raportohet nga Fushë-Kruja, në momentet e mbylljes së takimit, është goditur lojtari i Tiranës, Grent Halili. Edhe në momentet që arbitrat po dilnin nga fusha, edhe trajneri Mema është afruar tek trupa e arbitrave, por është ndaluar nga forcat e policisë së shtetit, dhe është përplasur pikërisht me këta të fundit.

Read More

Një tifoz ka pësuar parainfarkt në stadium, duke u transportuar me urgjencë për në spital. Ngjarja ka ndodhur në takimin mes Burrelit dhe Ilirisë, kur në minutën e 43-të të takimit, shtetasi me inicialet R.F nuk është ndjerë mirë. Shumë shpejt ambulanca e ndeshjes dërgoi të sëmurin në urgjencë.

Read More

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e shoqëruar nga Drejtorët e Përgjithshëm të Hipotekës, ALUIZNI-t dhe Burgjeve, zhvilloi një vizitë pune në Qarkun e Korçës në agjencitë e varësisë. Ministrja Gjonaj zhvilloi edhe një vizitë blic në IEVP Drenovë, pas shkarkimit të drejtorit, i cili lëshoi një raport për sjellje pozitive të të denuarit me burgim te perjetshem, Gerd Gjenerali. Ministrja tha se shkelje të tilla jo vetëm nuk do të tolerohen, por do të vlejnë si shembull për drejtuesit e tjerë. “Nuk do te tolerojme askend qe shkel ligjin”, shprehet Gjonaj. Së fundmi, u diskutuan edhe çështje të tjera si…

Read More

Rreth dy mijë protestues rrethuan pallatin presidencial në Beograd, ndërsa Presidenti Aleksandar Vuçiç dha një konferencë shtypi mbi episodet e djeshme në televizionin publik. Vucic urdhëroi pushtimin e protestuesve në ndërtesën e TV duke i quajtur “fashistët dhe hajdutët” Udhëheqësit e opozitës mbështesin udhëheqjen e shqiptarëve të Kosovës dhe tolerancën e vendeve perëndimore. Vucic tha se nuk do të diskutojë me udhëheqësit e opozitës dhe nuk do të përmbushë asnjë nga kërkesat e tyre, edhe nëse qindra mijëra protestues zbresin në rrugë. Ishte mbresëlënëse që Vuçiç, gjatë konferencës për shtyp, vazhdimisht mori shënime nga kolegët e tij qe e informonin…

Read More

Gjatë festimeve të Ditës së Verës në Tiranë, dy të rinj ende të pa identifikuar kanë tentuar të qëllojnë me bojë, kryebashkiakun Erion Veliaj, por nuk ia kanë dalë. Panorama raporton se dy personat janë arrestuar nga policia pas kësaj ngjarje, ndërkohë që janë shoqëruar në komisariat. Nuk dihet ende nëse të rinjtë janë anëtar të forumeve rinore të partive politike, por një gjest i tillë i spërkatjes me bojë ndodhi një muaj më parë në Parlament.

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar një prej personave të dyshuar për vrasjen e 62-vjeçarit, Haxhi Baçinozi(Baçinovski), i cili u ekzekutua në prani të djalit të mitur, dje në mbrëmje pranë Parkut të Liqenit të Tiranës. Sipas News 24, sot është arrestuar 56-vjeçari Myftar Pasha, i cili mësohet të jetë mik i autorit që kreu vrasjen me tri plumba. Ndërkohë që Policia është ende në kërkim të autorit, i cili është identifikuar si Islam Myrtaj. Mësohet se shkak i konfilitit ishte borxhi prej rreth 46 mijë eurosh që viktima, 62-vjeçari, Haxhi Baçinozi i kishte Islam Myrtajt. VRASJARreth orës 18:00, viktima e…

Read More

Peshengritesi Aleksander Kondo ka qene gjate gjithe kohes nen pergjim ngaa sherbimet sekrete. Top Channel ka siguruar dosjen me mbi 100 faqe nga informatorë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit. Ajo është cilësuar si dosje e katëgorisë më të lartë të shërbimit sekret, e klasifikuar si 2 A. Sonte në mbrëmje në 20:15 në Exclusive do të mësoni anën e panjohur, se kush e spiunonte Aleksandër Kondon.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar policinë e shtetit se ka arrestuar “studentin hero” që sipas tij qëlloi me bojë Erion Veliajn gjatë festimeve të Ditës së Verës. Berisha i quan policët si “narkohorra”, ndërkohë që përgëzon studentin që sipas tij bëri më bojë Erion Veliajn. “Arrestohet nga narkohorra me uniforme studenti hero i protestave qe bojatisi sot Lal Plehun! I lumte! Sb”, shkruan Berisha. Më herët burime të “Panorama” theskuan se dy të rinj tentuant të godasin më bojë kryebashkiakun Veliaj, ndërkohë që ai sapo mbaroi fjalimin e tij për nisjen e festimeve për Ditën e Verës. Të rinjtë u…

Read More