Djali i Azem hajdarit, Kiri Hajdari i cili ka qenë krah Bashës gjatë protestave të zhvilluara nga opozita, ka bërë thirrje për largimin e Edi Ramës në një kohë kur e motra doli kundër vendimit të liderit demokrat për të djegur mandatet. Kiri Hajdari shkruan se do të jetë në krah të kreut të PD-së, dhe shton se edhe pse ai dhe e motra, Rudina kanë zgjedhur mënyra të ndryshme, qëllimi i tyre mbetet sërish i njëjtë. Ai vijon duke thënë se si fëmijët e themeluesit të Partisë Demokratike nuk do i lëshojnë parimet dhe vlerat që i ati i ka…
Author: tirana
Brenda pak muajsh do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore për mijëra maturantë në mbarë vendin, çka do të hapë rrugëtimin akademik për ata që plotësojnë kriteret e përcaktuara nga vetë universitetet. Për të gjithë ata që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e larta në një prej programeve të studimit në Universitetin e Tiranës, ‘Gazeta Shqiptare’ zbardh sot kriteret për t’u shpallur fitues. Maturantët mund të njihen me mesataren e pranimit në 6 fakultetet e UT-së, përkatësisht: Fakultetin e Drejtësisë, Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Fakultetin e Shkencave Sociale, Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Fakultetin e Ekonomisë dhe Fakultetin e…
Çdo të shtunë në programin “Dua të të bëj të lumtur” janë trajtuar tema sociale nga më të ndryshmet, të tilla si gjakmarrja, dhuna në familje, probleme të të rinjve, si edhe vështirësitë ekonomike. Mbrëmjen e sotme në qendër të vëmendjes të programit “Dua të të bëj të lumtur” ishin të moshuarit, një pjesë e shoqërisë e cila është lënë në harresë. Linda kuzhinierja e shtëpisë së të moshuarve të Tiranës i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për t’i bërë një surprizë atyre. Prej 7 vitesh ajo punonte në këtë institucion dhe rrëfeu se ishte e…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka postuar pak momente më parë foton e një efektivi të Forcave Speciale dhe e kërcënon hapur. Paloka teksa ka postuar foton e efektivit nga protesta pranë Parlamentit, shkruan se do ta gjejë ndërkohë që i ka rrethuar fytyrën (e cila nuk i duket nga skafandra) dhe duart. Në këmbët e policit shihet një protestues i moshuar, i cili qëndron i shtrirë në tokë, ndërkohë nuk dihet nëse është dhunuar apo jo.
Në Korçë, skuadra kampione e vendit fitoi supersfidën me Kukësin me rezultatin 1-0 duke bërë që verilindorët të mbeten 6 pikë larg Të Kuqve, ndërkohë që vetë Skënderbeu e shkurton në 3 pikë diferencën me Teutën. Bruno Dita në minutën e pestë të ndeshjes i dha avantazhin 1-0 skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi, një rezultat që kampionët në fuqi të vendit ditën ta ruajnë deri në përfundimin e saj. Për t’u theksuar është se 12 minutat e fundit Skënderbeu luajti me 10 lojtarë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Abazit, një situatë që nuk u shfrytëzua…
Nëse opozita dështoi në premtimin e gënjeshtërt që u bëri ndjekësve të saj, se 16 marsi do të ishte dita e fundit e Edi Ramës, ajo është në rrugë të mbarë për të shpërfaqur fytyrën e vërtetë të rregjimit të Tiranës. Si kurrë ndonjëherë në këto gjashtë vite të pushtetit të rilindjes, në rrugët e kryeqytetit nuk ishte parë kaq mbipopullim me trupa sigurie dhe kamera spiune, nuk kishin marshuar kaq makina të blinduara dhe nuk ishte përdorur, ajo sasi e paimagjinueshme bershërie me ujë dhe gaz lotësjellës. Po të bësh një krahasim imazhesh me 16 shkurtin e një muaji…
Shkëlzen Berisha nuk ja ka dalë dot të shpëtojë nga akuzat se ka qenë i përfshirë në trafikun e armëve me origjinë kineze nga Shqipëria në Afganistan, si sekser i një palë trafikantësh shqiptarë, që ja kanë imponuar kontratën dy blerësve amerikanë. Ai po ashtu ka dështuar të heqë nga shpina akuzat se qëndron pas biznesit vdekjeprurës të demontimit të armëve në Gërdec. Një gjykatë në Florida i ka hedhur poshtë pretendimet e Shkëlzen Berishës, duke analizuar gjithë faktet e publikuara dhe duke i konsideruar ato të besueshme. Në përshkrimin e fakteve, gjykata pasi ka përmendur si referenca gjithë raportet…
Kur ka kaluar një orë nga vrasja e 62-vjeçarit Haxhi Baçinozi, të tjera detaje mësohen në lidhje me të. “BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për një ish-të përndjekur, i cili në kohën e regjimit komunist është dënuar dy herë. Haxhi Baçintozi lindi më 2 korrik të vitit 1957, në fshatin Radostinë të Fierit. Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «agjitacion e propagandë». Ai u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e…
Pak minuta pas ngjarjes së rëndë të ndodhur te Liqeni Artificial i Tiranës, policia ben me dije se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy personat e dyshuar për vrasjen e 62-vjeçarit Haxhi Baçinozi. Ky i fundit ishte duke vrapuar tek kodrat e liqenit bashkë me djalin e tij të mitur kur dy personat i janë afruar dhe e kanë qëlluar për vdekje, ndërsa i biri por edhe kalimtarë të rastit i shpëtuan fatmirësisht plumbave. Personat që qëlluan mbi burrin nga Mallakastra, referuar dëshmive të mbledhura në vendngjarje ishin të maskuar dhe të veshur me xhupa të zinj. Ata janë…
Olta Boka është një ndër këngëtaret që e ka mbajtur gjithmonë të fshehtë jetën private.Edhe pse ajo është munduar, mediat kanë zbuluar që prej vitesh është në një lidhje me djalin e deputetit të LSI-së Shezai Rrokaj, Iv Rrokaj. E ftuar në emisionin ‘Thumb’, Olta ka treguar se pse ka preferuar këtë zgjedhje për të mos publikuar asnjë foto me të dashurin. ‘Mjaftohem me dy-tre informacione që më tregojnë mua të vërtetë. Një gjë më shumë askujt nuk do hynte në punë. Dua ta kem për vete. Një gjë shumë të shtrenjtë e mban për vete. Unë kam zgjedhur të…
Pas drejtimit të protestës që i kishte besuar kryedemokrati Lulzim Basha, politikani i PD-së. Flamur Noka ka zgjedhur të kalojë pasditen nën shoqërinë e tre vajzave. Ai është fotografuar pas godinës së Kryeministrisë duke dialoguar me to. Nuk dihet përse po u flet, por me siguri jo per partinë.
“Me Ilir Metën komunikoj vetëm për fëmijët”, kështu deklaroi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një interviste për Neës 24. Sipas saj Presidenti ka qenë kundër djegies së mandateve, por zonja Kryemadhi thotë se nuk ka komunikuar me të në lidhje me protestat opozitare. E pyetur lidhur me qëndrimin e opozitës, Kryemadhi tha se do ketë çdo ditë protesta dhe jo për t’i shkaktuar ankth qytetarëve, por kryeministrit Edi Rama. “Çdo ditë do ketë protestë, protesta nuk është për t’i shkaktuar ankth qytetarëve. Protesta e qytetarëve të Shqipërisë është ankth për Edi Ramën, se ai nuk e di çfarë do…