Shumicën e netëve, pas një dite të gjatë në punë, krejt çfarë dëshironi është të shkoni në shtrat dhe të flini. Kwshtu nëse ju pëlqen seksi i mëngjesit, nuk jeni të vetmit. Në vitin 2015, kompania e lodrave të seksit ‘Lovehoney’ kishte anketuar 2,300 të rritur për kohën se kur preferojnë të bëjnë seks. Meshkujt kishin pasur tendenca të shprehin dëshirë për seks rreth orës 6:00 deri 09:00 të mëngjesit, ku ‘majën e eksitimit’ e kishin arritur në 7:54 të mëngjesit. E kundërta kishte qenë e vërtetë për femrat, të cilat kishin preferuar seks mes kohës 11:00 dhe 14:00. Seksi…
Author: tirana
Dashi Për të lindurit e kësaj shenje do të ketë një përmirësim të ndjeshëm në raport me ditët e kaluara. Por duhet të bëni kujdes, pasi disa situata mund të rezultojnë tejet të komplikuara. Tregoni më shumë kujdes me fjalët që do të thoni, pasi ndonëse mund të keni të drejtë, mënyra e të shprehurit do tingëllojë keq. Demi Kjo është një ditë në vend numëro sa i takon dashurisë, si për ata që janë vetëm, edhe për ata që janë në një lidhje të qëndrueshme. Kush është vetëm e gjen veten duke pritur dhe pa bërë asgjë konkrete për…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Beratit, ku një i ri është gjetur nga gardianët i vetëvarur. Viktima është identifikuar si Bujar Murati , 38 vjeç. Bujar Murati, 38 vjeç, nga fshati Lybeshë i rrethit të Poliçanit është gjetur në qelinë e tij nga punonjësit e burgut dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Burimet konfirmojnë se 38-vjeçari kishte mbërritur në spital në gjendje kome dhe për këtë arsye është dërguar me urgjencë në Tiranë. 38-vjeçari Murati është xhaxhai i Ariela Muratit, studendes që u vra pranë fakulteti të Mjekësisë në Tiranë rreth 1…
Fatos Lubonja që prej fillimeve të veta, e ka parë veten si ideologu më i madh politik i së majtës në Shqipëri. Për këtë arsye, ai është pyetur sot nga gazetarja e News 24, se përse nuk i hyn politikës. Por Lubonja ka habitur me përgjigjien e vet, duke thënë se nuk mund të bëjë edhe intelektualin, edhe politikanin. “Unë nuk është se nuk jam përfshirë në politikë. Në ’97 kam qenë në krye të një lëvizjeje. Nuk është kollaj të bësh dhe politikanin, dhe intelektualin. Politikani kërkon votën, ndërsa intelektuali duhet të kërkojë të vërtetën. Politikani për të marrë…
Xheison Bafti është kthyer në vogëlushin më të komentuar në rrjete sociale që prej puntatës së parë të “Piter Pan”. Xheisonit i thërrasin ndryshe “Taramelja” për shkak se ai nuk e thotë dot shkronjën “K” dhe kjo e ka bërë edhe më të ëmbël komunikimin e tij. Xheison është shumë i dashur me të gjithë dhe për shkak se në audicionet e “Piter Pan” u shpreh “Janë shumë të mira taramelet se çotolatat të prishin dhëmbët”, ai sot ka marrë psuedonimin Taramelja. “I kam dhene me shume hapesire se sa femijeve te tjere vec per nje motiv; besoj fort qe…
Tirana ka hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimin për në fazën e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Në takimin e parë të zhvilluar në “Selman Stermasi”, bardheblutë triumfuan me rezultatin e pastër 3-0, ç’ka i bën ata favoritët kryesorë për të kaluar në raundin tjetër. Golat e fitores në këtë takim për të besuarit e trajnerit, Ardian Mema, i realizuan sulmuesi shtatlartë Ngoo, i cili bëri një dopietë dhe mesfushori shkodran Edon Hasani. Një sukses që i jep qetësinë e duhur 24 herë kampionëve të vendit për ndeshjen e kthimit, ndërsa për Laçin duket një mision i pamundur kualifikimi…
Vendimi i sotëm i gjyqtarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, Pirro Sota, për të liruar nëpunësin e Bashkisë Mallakastër, që goditi me gur në kokë një punonjës policie në krye të detyrës, ka tronditur të gjithë Policinë e Shtetit. Arroganca, shpërfillja ekstreme e ligjit dhe injorimi flagrant i provave të pakundërshtueshme dhe i raporteve të shërbimit të Policisë së Shtetit, që provonin atë që ka parë tashmë gjithë Shqipëria, janë të papranueshme. Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë mbrojtjen e veçantë të ligjit, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. Rreziku për jetën e punonjësve të PSH, shtohet jo…
Komedia ‘Boing Boing’ ka qenë jo vetëm një nga shfaqjet që ka thyer rekord shitjesh biletash në teatër, por ka qenë gjithashtu pikënisja e një marrëdhënieje të bukur shoqërore mes tre prej aktoreve. Rudina Dembacaj, Alesia Xhemalaj dhe Linda Jarani janë pikërisht tre aktoret që janë njohur me njëra-tjetrën gjatë realizimit të kësaj shfaqjeje dhe në muajin Maj mbushin plot dy vite bashkëpunimi artistik dhe miqësie mes tyre. Tre karaktere sa të ndryshme, aq edhe të ngjashme, por të treja pasionante dhe të përkushtuara në profesionin e tyre që mesa duket është edhe pika e parë e përbashkët e tyre.…
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin mbi të drejtat e njeriut në botë. Ajo që vlen për tu theksuar në pjesën ku flitej për Shqipërinë lidhet me çështjet siç janë mosndëshkimi, korrupsioni etj. Pjesë nga raporti Mosndëshkimi mbeti problem. Ndjekja penale dhe sidomos dënimi i zyrtarëve që kryenin abuzime ishte sporadik dhe jokonsistent. Zyrtarët, politikanët, gjyqtarët dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje të shmangnin ndjekjen penale. Në përgjigje të kësaj, autoritetet kanë ndërmarrë një vetting të monitoruar ndërkombëtarisht të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe kanë skualifikuar një numër të konsiderueshëm zyrtarësh për pasuri të pashpjegueshme…
Nga Mero Baze* Pas kokëçarjesh të gjata me fraksione brenda PD-së dhe figura politike që e kontestonin vazhdimisht, Sali Berisha u mbyll i vetëm në vilën nr. 4 në Pallatin e Brigadave, për t’i dhënë PD-së një ekip të ri, që thuajse nuk kishte lidhje me politikën. Prej ikjes së Neritan Cekës në vitin 1991 e më pas Pashkos, Zogajt, Imamit, Kalakulës, Baletës dhe kulmimit të rrjedhjeve me kryetarin karizmatik të partisë, Eduard Selamin, Sali Berisha dukej se po mendonte për një parti pa politikanë. Lista e gjatë që shkruante dhe rishkruante vetë, nxirrej nga lista pedagogësh, artistësh dhe intelektualësh…
Gjatë dushit shumica prej nesh përfitojnë t’i kushtojnë pak kohë edhe depilimit. Ajo çka ju këshillojmë nëse përdorni briskun, si gratë dhe burrat nuk duhet ta lini atë asnjëherë në dush. Menjëherë sapo përfundoni punën, brisku duhet hedhur nëse është njëpërdorimësh. Nëse i ndërrohet koka, atëherë duhet ta përvëloni me ujë të nxehtë dhe pas kësaj ta lini në një mjedis tërësisht të thatë. Mykut i pëlqen çdo mjedis i ngrohtë dhe i lagësht. Prandaj nëse vërtet doni t’i shmangeni infeksioneve të rrezikshme që transmetohen përmes briskut, mjaft e mbajtët në vende me lagështirë. Tek dollapi i banjos do të…
Mbrëmjen e djeshme Juvnetusi ka bërë një ndeshje të madhe, pasi është kualifikuar për në çerekfinale, duke mundur 3-0 Atletico Madrid, e duke kthyer rezultatin e takimit të parë në Madrid 2-0. Padyshim që njeriu i ndeshjes ishte Cristiano Ronaldo, i cili shënoi të 3 golat dhe i dhuroi kualifikimin skuadrës. MIrëpo, portugezi nuk shënoi vetëm golat, por më shumë se kaq. Sikurse shihet edhe nga video e mëposhtme, Ronaldo në tunelin e stadiumit, i motivon të gjithë shokët e skuadrës, duke mos u ndalur e të kërkojnë golat e tjerë, që më pas do të përmbysnin shifrat.