Author: tirana

Protagonistja e “Shtëpiake të dëshpëruara”, Felicity Huffmen është mes dhjetëra aktorëve të akuzuar për një skemë mashtrimi miliona dollarëshe në Kaliforni. Skema ndihmonte në mënyrë të paligjshme regjistrimin e fëmijëve të elitës në kolegjet dhe universitetet më të mira amerikane. Mes të akuzuarve ka shefa ekzekutivë, financierë, drejtues të firmave ligjore më në zë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe stilistë. Ata dyshohet se mashtruan në provimet pranuese dhe dhanë rryshfet për t’i futur fëmijët në shkollat prestigjioze si Yale,  Stenford, apo Xhorxhtaun. Prindërit i kanë paguar për shtatë vjet 25 milionë dollarë një shoqate në Kaliforni, për të…

Read More

Fansat e serialit “Friends” kanë pritur për realizimin e serive të reja, sidomos pas thashethemeve dhe dëshirës së Jennifer Aniston e kolegëve të saj për një ribashkim. Së fundmi producentja e këtij seriali, Marta Kauffman i dha fund këtyre thashethemeve duke i mohuar ato, megjithatë ajo shpjegoi dhe arsyen pse nuk do të ketë një rifillim të tij. Një nga arsyet ka qenë fakti se ky serial ka të bëjë me një kohë të tillë kur miqtë konsideroheshin gjëja më kryesore, por tani nuk është më ajo kohë dhe nëse seriali do të rifillonte teleshikuesit nuk do të kishin të…

Read More

Këngëtarja e njohur Selena Gomez do i rikthehet muzikës më shpejt seç e kemi menduar dhe albumi i radhës do publikohet për pak javë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Selena me anë të postimeve në “Instagram”. Ajo publikoi një video për 147 milionë ndjekësit e saj dhe rrëfeu të gjitha emocionet që ka përjetuar gjatë këtij rrugëtimi. Me shumë sinqeritet, ajo pranoi se është shumë nervoze për rikthimin në muzikë, pas një periudhe të gjatë largimi. Kujtojmë se Selena nuk ka bërë muzikë prej kohësh. Ajo ka kaluar një sërë problemesh shëndetësore të cilat e distancuan për shumë…

Read More

Dje këngëtarja kosovare Tayna ka lançuar projektin e saj më të ri muzikor. Kënga mbanë titullin “Kce”, ndërsa ajo që e bën më të veçantë dhe të përfolur këtë projekt është pikërisht futja e frazës “A ban me fol” nga Ilir Hajraj, video e të cilit bëri gjiro në rrjete sociale. Iliri sot përmes llogarisë Facebook ka reaguar duke shkruar se nuk ka qenë në dijeni që Tayna do ta përdorte shprehjen e tij në këngë, madje ai thotë se këtë ajo e ka bërë pa vullnetin e tij, e këtë sipas tij e ka bërë për interesa të saj…

Read More

Report tv në bashkëpunim me institutin Italian “GPF Inspiring Research” sjellin sondazhin  e parë për situatën politike në vend dhe pritshmëritë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. I ftuari special i mbrëmjes së sotme në emisionin “Repolitix”, është Roberto Baldassari, i cili rikthehet për publikun shqiptar pas parashikimeve të sakta që bëri për zgjedhjet e vitit 2015 dhe 2017 me institutin “Piepoli”, aktualisht president i “GPF Inspiring Research”. Të pyetur se cilën parti do të votonin  në zgjedhjet vendore të Tiranë ku kandidon kryebashkiaku aktual Erion Veliaj  nga 64% deri ne 68% të të anketuarve kanë zgjedhur Partinë Socialiste, 20% deri në…

Read More

Liverpuli dhe Barcelona janë dy çerekfinalistët e fundit të Ligës së Kampionëve. Livepuli mposhti me shifrat 1-3 në shtëpi Bajernin e Mynihut, ndërkohë që Barcelona fitoi me rezultatin tenistik 5-1 ndaj Lyon-it në “Camp Nou”. Për “Të kuqtë” shënoi dy herë Mane ndërsa goli tjetër mban firmën e Van Dijk. Ndërkohë Bajerni ia doli të tundë vetëm një herë rrjetën falë autogolit të Matip. Ndërkaq në sfidën tjetër vendosi një dopietë e Mesit, golat e Kutinjos, Pikesë, ndërsa vulosi gjithçka Dembele. Lyon u duk sikur ndezi shpresën Tousart, por reagimi i katalanasve ishte i pamëshirshëm.

Read More

Alfred Lela kërkon të përfshijë Ilir Metën edhe zyrtarisht në betejën e opozitës, kundër Edi Ramës. Ai thotë se Meta duhet të japë dorëheqjen si president, pasi po i shkërmoqet partia, që për momentin ia ka lënë gruas për ta drejtuar. Shkrimi i Lelës Ylli Shehu që ‘tradhtoi” Republikanët e Mediut për Socialistët e Integrimit të Metës, duket se u ka lënë targën edhe këtyre, megjithëse në Kuvend e quan veten deputet të LSI. Partia e Kryemadhit ka tashmë një grup parlamentar jashtë, një grup parlamentar brenda, por edhe ‘njeriun e saj’ në krye të shtetit, zotin President. Jemi në…

Read More

Pasi kaluan trafikun e madh të automjeteve në rrugën Elbasan-Tiranë, Kryeministri dhe ministrat e kabinetit të tij qeveritar u mblodhën një natë para festës së Ditës së Verës në Elbasan. Ende nuk ka një version zyrtar lidhur me axhendën, por burime pranë qeverisë pohuan se në qendër të diskutimeve do të jetë situata politike e krijuar në vend, kongresi i 23 marsit të Partisë Socialiste dhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Temë e këtij takimi janë edhe projektet për Elbasanin në veçanti. Gjatë ditës së verës Kryeministri Rama ka planifikuar një axhendë të ngjeshur për festën. Nga vizitat në panair…

Read More

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë tregoi mbrëmë, në ‘Dritare me Rudinën’, se ballafaqohet me situata qesharake, kur blen në dyqane, ku duke mos e njohur që është ministre, nuk i japin faturën. “Ditën që çdo qytetar nuk e merr faturën fiskale është bashkëpunëtor me atë që nuk e jep. Mua më qëllon vetë tani, unë gjithmonë e kam kërkuar, tani e kërkoj akoma më shumë faturën“, thotë Denaj. Rudina Xhunga: Pse vazhdon bën pazar? Denaj: Po sigurisht, por ndërkohë edhe fakti që nuk jam ende personazh i njohur në aspektet publike, kur e kërkoj dhe ka qëlluar, edhe këto dy muaj që…

Read More

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar ka festuar 60-vjetorin e lindjes. Për të festuar datëlindjen, të afërm, miq e kolegë i organizuan një darkë në vilën Las. Surpriza më e bukur në këtë darkë ishte ardhja e së bijës. Xhoel kishte ardhur nga Italia enkas për datëlindjen e të atit dhe zgjodhi një mënyrë të bukur për ta befasuar. Xhoel u vesh si kameriere e lokalit dhe e befasoi të atin. Fillimisht këngëtari nuk e kuptoi fare që ishte ajo, por më pas kur e zbuloi, u përlot dhe e përqafoi.Xhoel bashkë me të ëmën dhe vëllanë jetojnë prej shumë…

Read More

Ish-deputetit i PD Ervin Salianji ka akuzuar publikisht Gent Cakajn se ka lidhje me qarqet ruse dhe serbe. Në një deklaratë publike Salianajii shkruan se për këto lidhje ai nuk u pajis me certifikatë sigurie dhe nuk u dekretua nga Presidenti. “Qeveria Rama ështê qeveria më proruse që ka pasur ndonjëherê Shqipëria! Ne kemi pasur indicie dhe dyshime te forta se Ministri i Jashtëm i propozuar nga Rama qe sot eshte ne detyre ka lidhje te forta me qarqe Ruse dhe Serbe dhe prandaj kerkuam komision hetimor! Per keto lidhje ai nuk u pajis me certifikate sigurie dhe nuk u…

Read More

Ish-deputeti Dashamir Shehi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, duke folur për kodin zgjedhor thotë se kryeministri Rama dhe ish-kreu i PD Sali Berisha rrënuan demokracinë, me kodin zgjedhor që miratuan. Shehi: Basha pas çadrës e ka kuptuar se nëse nuk bën disa hapa të guximshëm përpara ka shumë pak hapësirë politike. Dhe unë e gjykoj se ka bërë një hap të madh për të ndryshuar sistemin, dalja e tij bashkë me ne nga parlamenti është hapi më i madh, sepse parlamenti është pjesë e sistemit. Duke anatemuar këtë situatë, duke dhënë hapësirë për një rrugë tjetër,…

Read More