Partia Socialiste nuk do të pranojë të marrë mandate nga ato të opozitës, në qarqet ku pritet të shterojnë listat e kandidatëve pa arritur të plotësohen vakancat në Parlament. Rasti më i afërt është ai i PD në Kukës, ku mbetet ende pa zëvendësuar mandati i Isuf Çelës. I fundit në listën e kandidatëve demokratë është Miftar Dauti, që ka kohë deri të premten për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit. Burime nga selia blu theksojnë se Dauti nuk do ta pranojë mandatin, duke ezauruar kështu listën e kandidatëve të PD. Në këto kushte, krijohet një situatë që nuk është e…
Author: tirana
Arritja e madhe e Juventus kundër Atletico Madrid në Champions League vazhdon akoma të diskutohet. Bardhezinjtë kanë arritur të kualifikohen në çerekfinale falë tre golave të Cristiano Ronaldo-s, duke përmbysur humbjen 2-0 të pësuar në Spanjë. Patrice Evra ka zbuluar një prapaskenë interesante. Francezi ka publikuar në Instagram një bashkëbisedim që ka patur me yllin portugez në Whatsapp para ndeshjes së kthimit kundër Atletico-s. Evra: Kam besim te ty për ndeshjen e kthimit. Nuk kam dyshuar asnjëherë te ti! Sa herë që ti ose Juventus humbet, njerëzit më masakrojnë. Ronaldo: E di. Do të kualifikohemi ne. Do t’i shtypim në…
Deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ka zhvilluar një takim me Ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Shutz. Hajdari e ka ndarë këtë takim me një postim në Facebook, teksa ka thënë se ndërkombëtarët janë të shqetësuar për situatën në Shqipëri. Sipas deputetet që theu vendimin e grupit të PD-së, vendi nuk mund të vazhdojë me modelin e vjetër që nuk përfaqëson më qytetarët. Sipas Hajdarit, situata në vend mund të agravojë dhe sipas saj nuk mund të rrimë të presim duar-kryq. “Nuk mund të rrimë duar-kryq dhe të presim që ky ngërrç i paprecedent politiko-institucional të zgjidhet vetë. Situata mund…
Ish deputeti socialist Limoz Dizdari tregon kohën kur Rama si ministër i Kulturës donte të prishte teatrin kombëtar për të bërë një teatër të ri. Dhe pyetjes së kompozitorit Limoz Dizdari se ku do i gjente paratë, Rama i kishte thënë se do ia jepte qeveria greke. Më poshtë pjesë nga fjala e Dizdarit në një tryezë të organizuar nga PD-ja. Në vitet 2000 që dola kundra prishjes së teatrit. Atëherë mbaja poste të rëndësishme politike. Isha zv/ kryetar i komisionit të arsimit dhe kulturës dhe përfaqësoja shumicën në komision. Ai donte të prishte teatrin sepse donte të bënte një…
Para tre javësh, reperja e re kosovare Rina Balaj lançoi projektin e saj më të ri. “Ilagal”, mbanë teksti i këngës, e cila u pëlqye mjaftë shumë nga adhuruesit e saj. Rina madje ka treguar përmes një video në llogarinë e saj Instagram, se projekti i saj i ri ka arritur të klikohet mbi 5 milionë herë në kanalin Youtube.
Qytetarët e Tiranës kanë mbetur të mahnitur mëngjesin e sotëm pasi një makinë e tipit Lamborghini Huracan me çmim përafërsisht 200,000 euro ka dhënë shfaqje në rrugët e qytetit. Makina, e cila është në pronësi të një djali nga Tirana, i ka lënë të gjithë pa fjalë dhe i ka bërë të gjitha vajzat të kthejnë kokën drejt “bishës” së kuqe. Automjete të tilla të mrekullueshme e luksoze me një vlerë relativisht të lartë shihen rrallë në rrugët e kryeqytetit. “Jam krenar” dhe flamuri kuq e zi është gdhendur në pjesën e pasme të makinës luksoze.
Partia Demokratike zhvilloi një tryezë diskutimi me ‘’Aleancën në Mbrojtje të Teatrit’’ në lidhje me çështjen e ‘’Teatrit Kombëtar’’. I pranishëm ishte edhe shkrimtari dhe pedagogu Edmond Tupe, i cili tha se kryeministri Edi Rama e urren teatrin. Më tej Emdon Tupe ka thënë: “Qeveria aktuale me kryeministrin ka frikë nga teatri, të gjithë diktatorët kanë frikë nga teatri kur ai nuk u shërben interesave të tyre sepse në teatër spektatori bën katarsisin, zhvishet. Dhe të zhvishesh do të thotë të shikosh veten lakuriq. Të zhvishesh lakuriq do të thotë të shikosh sa vlen dhe kur ti e kupton se…
Nga Fiona McHardy Në qendër të veprave më të mëdha të letërsisë së lashtë, janë aktet e fuqishme të hakmarrjes. Hakmarrësit i tejkalojnë armiqtë e tyre me aftësitë fizike më të mëdha, ashtu si në rastin kur Akili vret Hektorin në një përballje të vetme, për t’u hakmarrë për vdekjen e shokut të tij, Patroklit; ose nëpërmjet përdorimit të mashtrimeve, si në rastin kur Medea vrau Kreonën dhe vajzën e saj, duke përdorur veshje të helmuara, në shenjë hakmarrje ndaj Jasonit, burrit të saj jobesnik. Por si mund të hakmerret një person që nuk ka forcë fizike, aftësi magjike apo…
Pas takimit në Berlin me zv.ministrin e Jashtëm Gent Cakaj, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Michael Roth flet për situatën në Shqipëri duke e vënë theksin tek nevoja për dialog në të mirë të vendit. Ndërkaq, Roth përsërit dhe njëherë tjetër qëndrimin e qeverisë Gjermane e cila është kategorisht kundër një opsioni për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. “Polarizimi ndërmjet opozitës dhe qeverisë nuk është një fenomen shqiptar, por e konstatojmë me keqardhje edhe në shumë vende të tjera në tranzicion. E konsiderojmë të papërgjegjshëm bojkotin e parlamentit nga partitë opozitare. Sepse nuk është vetëm bojkot kundër parlamentit…
Vitin e kaluar Kosova u përfaqësua në “Miss Universe” nga Zana Berisha. Jo vetëm që s’diti ta prezantoi vendin e saj, por ajo nuk arriti të futet as në gjysmë finale. Por, ajo që vërehet në fotografinë e saj të fundit është edhe përdorimi i tepërt i fotoshopit, duke e tjetërsuar atë.
Ervin Mata, një prej personave të përfshirë në konfliktin e përgjakshëm të 4 tetorit të vitit të kaluar në zonën e ish-bllokut, i është drejtuar prokurorinë se Tiranës me një memo, përmes të cilës kërkon të japë shpjegime për ngjarjen, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Memoja iu është dorëzuar dy prokurorëve të çështjes, nga avokati mbrojtës, Alban Bengasi, pasi Mata, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes kryer në bashkëpunim, nuk ka dhënë deri më tani shpjegime për ngjarjen. Burime nga prokuroria thanë se e kanë administruar kërkesën e Matës dhe javën e…
Në një përpjekje për të mbledhur sa më shumë përkrahës në protestën e 16 marsit kreu demokrat Lulzim Basha po krijon një përshtypje të rreme, sikur numërimi mbrapsht për Edi Ramën ka filluar dhe sikur ditët e tij janë të numëruara. Këtë version që është shumë larg të vërtetës e përhapin pak a shumë edhe vartësit e tij duke përkundur idenë se e shtuna e ardhshme do të jetë, ose dita e fundit në pushtet e kryeministrit, ose pika e kthesës, kur ai do të marrë përfundimisht të tatëpjetën. Në fakt nuk është aspak kështu dhe mbi të gjitha këtë…