Kreu demokrat, para artistëve shfaqi shenja reflektimi për gabimin e tij për kandidatët, të cilët i futi në lista dhe tani po ulen në Kuvend. “Një reflektimi të thellë edhe brenda opozitës për sa i përket misionit tonë në kuptimin afatgjatë, që është në vlerësimin tim misioni i dhënies fund të përfaqësimit të interesave të publikut, nga njerëz që nuk e meritojnë dhe e shpërdorojnë besimin publik. E që në ballë të ndryshimit që duam të gjithë dhe presin të gjithë Shqipëria, të mos jenë maliqërit, por të jetë elita intelektuale”, tha Basha.
Author: tirana
Arqipeshvi i Shkodrës, Imzot Massafra, i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar për të ndërhyrë në zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Dy ditë para zhvillimit të protestës së opozitës, ai kërkon arritjen e konsensusit me qëllim zhvillimin e vendit. Dy ditë para protestës së thirrur nga opozita më 16 mars dhe në një kohë kur kriza vijon të thellohet, Arqipeshvi Metropolit i Dioqezit Shkodër-Pult Imzot, Angelo Massafra, i është drejtuar me një tjetër mesazh politikës shqiptare. Kriza që po kalon vendi po ndiqet hap pas hapi nga klerikët, të cilët urojnë për zgjidhje të shpejtë, me ndihmën edhe të ndërkombëtareve.…
Ditën e djeshme Kuvendi i Shqipërisë ka votuar ligjin e ri të nxitjes së punësimit, që synon të krijojë shanse të barabarta punësimi për qytetarët, përmes programeve të integruara të aftësimit dhe punësimit të punëkërkuesve. E ftuar në studion e ERTV-së, nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi, sqaroi objektivat që do të përmbushen përmes këtij ligji si dhe kategoritë që do të mbështeten me prioritet për t’u punësuar. “Ne kemi patur një ligj të nxitjes së punësimit që në vitin 1995, por ky ligj nuk i qëndronte aktualitetit dhe për më shumë nuk është zbatuar. Ligji i ri ka…
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në qytetin e Elbsanit me rastin e Ditës së Verës. Rama është parë i shoqëruar nga deputeti i qarkut, Taulant Balla dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini. Por ajo çfarë ra në sy tek të gjithë është veshja me atlete sportive dhe me tuat që duken si çitjane. Megjithatë, Rama edhe këtë herë ia ka dal të fitojë vëmendjen e shumëkujt, megjithse shumë prej këtyre veshjeve do të të vishen nga pak njerëz.
Elda Hoti është një nga deputetet që u betua në Kuvend një ditë më parë. Kandidatja e LSI-së mori mandatin në qarkun e Lezhës. Monika Kryemadhi i ka shpallur tradhtarë të gjithë ata që marrin mandatet por Hoti duket se ka qenë shumë e afërt me të. Në një foto të postuar gjatë fushatës elektorale, Elda Hoti shkruante: “Thjeshtesia qe e karakterizon Monika Kryemadhin, eshte per tu admiruar dhe marre shembull nga te gjithe ne! Fjalet jane te teperta, per kete zonje te nderuar! Faleminderit per mundesite dhe besimin qe na jepni ne te rinjve”.
Në takim me shtabet e LSI-së në Tiranë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi theksoi dhe një herë se vendimi i djegies së mandateve ishte vendimi i duhur i opozitës. Kryemadhi u shpreh se ndihet mjaft krenare për të gjitha ata që hoqën dorë nga Kuvendi dhe se pavarësisht veprimit ekstrem, kanë bërë gjënë e duhur. “Të gjithë ata që nuk pranuan të jenë pjesë e parlamentit të krimit janë krenaria e Kryemadhit dhe LSI-së. Ne jemi të bindur që ju keni bërë veprimin e duhur, ndonëse është veprim ekstrem“, u shpreh Kryemadhi. Më tej Kryemadhi ka ftuar edhe qytetarët që…
Eva Grimaldi dhe aktivistja Imma Bataglia pas shtatë vitesh lidhje do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me ceremoninë e dasmës. Mediat italiane shkruajnë se ka qenë Eva ajo që i ka propozuar partneres së saj dhe përgjigja ishte pozitive. “Zemra nuk komandohet kurrë. Le të mbetet sekret: Imma Battaglia më tha Po”: ka shkruar aktorja italiane në një postim në Instagram. Çifti ka nisur përgatitjet e dasmës, ndërsa janë duke zgjedhur fustanin e nusërisë. Ka qenë sërish Eva ajo ka postuar foton teska po sheh një fustan me të dashurën Imma, ndërsa ka shkruar një premtim për të gjithë fansat…
Opozita ka njoftuar protestë masive më 16 Mars ku ka paralajmëruar rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe nisjen e procesit për zgjedhje të reja. Dy ditë para tubimit, në hyrjen e Kryeministrisë është përforcuar siguria. Është rivendosur skela që shërbeu më 16 shkurt për të penguar protestuesit e opozitës, të cilët tentuan të hyjnë brenda godinës së qeverisë. Përveç përforcimit të skelës, Policia dhe Garda kanë vendosur dhe kangjella të tjera për të siguruar perimetrin rrethues të godinës qeveritare. Policia e Shtetit ka instaluar dhe 4 kamera të tjera sigurie me pamje 360 gradë, të cilat do të mundësojnë filmimin e…
Këngëtarja shqiptare Linda Halimi është bërë për herë të parë nënë e një fëmije, që është fryt i dashurisë me reperin amerikan Daëon Edëards.Zeshkania ka sjell në jetë një vajzë, të cilën e ka quajtur Kaimana. “Jemi shumë të lumtur dhe të bekuar të njoftojmë se jemi bërë prindër”, shkroi reperi që më mirë njihet si Big D.Por më shumë thumbuese ndaj meshkujve shqiptarë ka qenë Linda në prononcimet e saj pas lindjes së vajzës. “Shqiptarët nuk arritën të më linin shtatzënë, këtë e bëri “zezaku i madh”. Ndjenja është fantastike”, ka thënë ajo.
Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari deklaroi sot se pas Lefter Kokës, që doli kundër vendimit të grupit duke pranuar mandatin e deputetit dhe u përjashtua, të njëjtin fat kanë pësuar edhe këshilltarët e LSI në Bashkinë e Durrësit që bashkuan votat me socialistët në Këshillin Bashkiak duke votuar disa projektvendime. “LSI ka një vendim zyrtar, në datë 22 mos gaboj ka qenë mbledhja e Komitetit Drejtues ku vendosi, që cilido që thyen vendimin politik është i çregjistruar si anëtar partie. Koka nuk është deputet i LSI-së. Unë kam komunikuar në momentin që ka qenë deputet, mbi aktivitetit e LSI. Ka…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar për herë të parë notat që qytetarët u kanë vendosur ministrave dhe atij vetë. Për dy vite më radhë, Rama ndaloi publikimin e notave që qytetarët u kanë vendosur ministrave të tij. Pas dy vitesh, Rama ka lejuar publikimin e notave. Vlerësimi përfshin vetëm vitin 2018, pra jo ministrat e rinj të emëruar në fund të vitit 2018. Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko është vlerësuar me notën 10. Majko kërkohet nga opozita që të bëhet kryeministër, për zgjidhjen e krizës. Me notën 10 është vlerësuar edhe ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i shkarkuar…
Reperi i dashur për publikun shqiptar dhe shumë i adhuruar nga vajzat, Ledri Vula në nëntor të vitit të kaluar zbuloi se kishte blerë një shtëpi të re pranë prindërve të tij në Brezovicë. Nga pamjet që publikoi në atë kohë në rrjetet sociale, mësuam se shtëpia ishte një vilë dykatëshe super moderne, e cila kapi vlerën e 200 mijë eurove. Ndërkohë ditën e sotme, Ledri ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e tij në “Instagram” foto të ambientit të brendshëm të vilës, teksa shijon edhe ditën me borë. Ajo që bie në sy është arredimi me ngjyrat e…