Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

FOTOT/ Dy ditë para protestës, përforcohet siguria te hyrja e Kryeministrisë

17:53 / March 14, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryeministria 15
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Opozita ka njoftuar protestë masive më 16 Mars ku ka paralajmëruar rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe nisjen e procesit për zgjedhje të reja. Dy ditë para tubimit, në hyrjen e Kryeministrisë është përforcuar siguria. Është rivendosur skela që shërbeu më 16 shkurt për të penguar protestuesit e opozitës, të cilët tentuan të hyjnë brenda godinës së qeverisë.

Përveç përforcimit të skelës, Policia dhe Garda kanë vendosur dhe kangjella të tjera për të siguruar perimetrin rrethues të godinës qeveritare. Policia e Shtetit ka instaluar dhe 4 kamera të tjera sigurie me pamje 360 gradë, të cilat do të mundësojnë filmimin e aktivitetit të protestuesve. Përforcimi i skelës pranë hyrjes së Kryeministrisë ka nisur që prej mëngjesit, ndërsa ndryshe nga protestat e tjera është zgjeruar edhe perimetri rrethues me kangjella.

Përveç këtyre masave, Policia e Shtetit ka instaluar dhe 4 kamera sigurie para godinës së Kryeministrisë, të cilat do të shërbejnë për identifikuar protestuesit me anë të zmadhimit. Kamerat rrotulluese që filmojnë 360 gradë, janë vendosur në katër kënde të ndryshme, dy nga krahu i Kryeministrisë dhe dy nga krahu i Kryesisë së Kuvendit.

Përcaktimi i pikave të vëzhgimit është bërë për të mundësuar një pamje sa më të gjerë të mbulimit të protestës, dhe në raste të përdorimit të dhunës, regjistrimet do të shërbejnë si prova filmike. Policia e Shtetit edhe më herët ka kryer investime në instalimin e kamerave para Parlamentit, në prag të protestës së 5 marsit, pamjet e të cilave gjykata nuk i quajti të mjaftueshme për të mbajtur në qeli 8 qytetarët e ndaluar atë ditë pas tubimit të opozitës.

Protesta e opozitës është paralajmëruar të shtunën në orën 11:00, ndërsa në tubimet e mëparshme të mbajtura në Tiranë, Policia ka angazhuar nga 1 mijë deri në 1500 efektiva për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

  • Kryeministria
  • kryeministria 7
  • kryeministria 15

proteste siguri tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.