Author: tirana

Me udhëtimet e shpeshta dhe fotot nga vendet të ndryshme, Luana na jep përshtypjen e pushimeve, por mesa duket moderatorja qenka për punë në Londër, ku postoi foto edhe pak më herët. Ajo kishte lajmëruar se do të ikte diku jashtë vendit dhe në foto shkruante se : “Epo i do robi ca pushime pas pushimeve”. Kjo mesa duket nuk qenka e vërtetë, pasi Luana do të jetë në një event pranë fansave të saj shqiptarë në Angli. Mund të bëhet fjalë për një koncert, pasi Luana në përshkrimin e fotos ka shkruajtur: “Shihemi në D-Events”. Nga disa kërkime D&G…

Read More

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet Facebook i është përgjigjur opozitës dhe vendimeve të kësaj të fundit për djegien e mandateve. Rama u shpreh ndër të tjera se shkak i aksionit opozitar të opozitës është frika nga humbja që e pret në qershor në zgjedhjet lokale. “Është e vështirë të gjesh fjalët për fjalët në gjuhë të huaj të kryetarit të opozitës, që gjendet në popull mes njerëzve të zakonshëm si ti kur nuk e pëlqejnë dhe nuk e duan shumicën. Ata njerëz janë kudo, ka patjetër edhe aq qorra dhe vulgarë sa arratjakët nga parlamenti, por shumica nuk e duan baltosjen…

Read More

Ndërprerja e kampionatit për shkak të dhunës në ndeshjen Kamza-Laçi ka ulur në tavolinë kryeministrin Edi Rama me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka. Takimi është zhvilluar pasditen e sotme në Kryeministri, ndërsa mësohet se ka zgjatur mbi një orë. Duka ka qenë i vetëm në selinë e qeverisë, ndërsa ende nuk dihet nëse palët kanë arritur akordin për rikthimin e policisë së shtetit në stadiume. Kampionati u ndërpre pasi arbitrat bojkotuan për shkak të dhunës. Kërkesa e shoqatës së arbitrave për rikthimin e policisë në stadiume për të garantuar sigurinë erdhi pas kërcënimeve nga FSHF-së më parë për…

Read More

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati, u shpreh sot, se protestat janë pjesë të shoqërisë demokratike, por vendimi ekstrem i opozitës për lënien e mandateve, është një veprim i dëmshëm për vendin. Në një intervistë televizive në News 24 lidhur me situatën politike në vend, Bushati tha se: “Jemi në një moment delikat.  Kur pyetemi për protestat, besoj se protestat janë një instrument i shëndetshëm për çdo shoqëri demokratike dhe ska pse bën përjashtim shoqëria shqiptare. Problem kryesor shikoj faktin për herë të parë në historinë e tranzicionit tonë, opozita ka ndërmarrë një veprim in…

Read More

Bëri shumë bujë lajmi i sotëm ku një i ri goditi rëndë një mjek në Lezhë. Por pas shumë kërkimeve, ai është dorëzuar vetë në polici. 24-vjeçari që goditi mjekun Zef Doda ka thënë se e ka goditur pas një debati që ka bërë me mjekun, pasi pretendon ai, Doda nuk po shërbente. “Debatova me te dhe e kam qelluar me grushte. Nuk po me sherbente, ishte ne gjendje te dehur ka thene ai”, tha 24-vjeçari.

Read More

Lufta politike mes të majtës dhe të djathtës, mes PS e partive të opozitës së bashkuar, mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit, nuk përcaktohet tashmë edhe aq shumë nga përplasja direkte mes palëve në Tiranë apo mes tyre dhe ndërkombëtarëve, por nga një faktor tjetër. Fjala është për një faktor të padukshëm. Të papërfolur. Të pallogaritur e të pallogaritshëm. Një faktor qëndror, kyç e përcaktues i cili as nuk është komentuar, debatuar e analizuar deri më tani. Por, prej të cilit me sa duket, do të varet gjithmonë e më tepër, zgjidhja e hallit të madh politik…

Read More

Edhe sot ndërkombëtarët i kanë përplasur opozitës në fytyrë akuzën se po bëhet pengesë për integrimin e vendit. Me gojën e drejtorit të saj për zgjerimin, Christian Danielsson, BE ka përsëritur qëndrimet e ashpra ndaj djegjes së mandateve, duke e quajtur këtë akt një kurth për përparimin e Shqipërisë drejt Europës. Ky mesazh, tashmë i stërthënë, është pjesë e një pakete që diplomatët perendimorë po i’a përcjellin ish deputetëve, gazetarëve (përfshirë edhe Lapsi.al) dhe opinionbërësve të ndryshëm, duke pretenduar se situata e tanishme do të pengojë hapjen e negociatave të cilat realisht janë shumë pranë. Këshilla e tyre duket në…

Read More

7 marsi është një ditë e veçantë për të kujtuar, uruar dhe treguar mirënjohës ndaj mësuesve që kanë kontribuar aq shumë në formimin tonë. Sigurisht, tashmë është kthyer traditë që në kësi rastesh, teksa koha është më e limituar prej angazhimeve tona, urimet më të mira të përcillen në ditë feste edhe nëpërmjet rrjeteve sociale. Kështu kanë bërë edhe disa nga personazhet e njohura shqiptare, ku ndër ta ne të neës31.al zgjodhëm më të veçantët. Përse të veçantë? Sepse këta personazhe janë rritur nga prindër mësues. Rudina Dembacaj, Orgesa Zaimi dhe Bekim Balaj kanë postuar urimet e tyre në Instagram…

Read More

Po e prisnit me padurim! Zbulohet data kur do të shfaqet në kinema “Dy gisht mjaltë” “Dy gisht mjaltë” është prodhimi kinematografik më i komentuar së fundmi dhe po pritet me padurim nga publiku që të shfaqet në kinema. Në profilin e tij në “Instagram”, Ermali ka publikuar një foto ku zbulon datën e shfaqjes së filmit. Duke nisur nga 28 marsi “Dy gisht mjaltë” do të keni mundësi ta shikoni në të gjitha kinematë e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. “Me krenari ju prezantoj projektin tonë, (ëith my little sis @elvanagjataaaa ).Mbas një pune shumë të lodhshme do të shfaqet…

Read More

Një djalë 28 vjeçar nga Ohaio i SHBA-ve, kishte gjetur një mënyrë shumë të lehte për të përfituar para, duke mashtruar vajzat e reja. Zonë e lirë shkruan se, Mike Broën, i mashtronte vajzat duke u thënë se ishte një regjisor i filmave pornografikë dhe e filmonte veten duke kryer marrëdhënie seksuale me to, e më pas videot i publikonte në internet pa lejen e vajzave, duke fituar para. Sipas mediave amerikane, Mike ka abuzuar për më shumë se dy vite me vajza të ndryshme, të cilat nga frika se mos emri i tyre bëhej publik, nuk e kishin denoncuar…

Read More

Kryetarja e PS-së së Tiranës, njëherësh deputetja, Blerina Gjylameti me tone të ashpra ka sulmuar opozitën, duke i quajtur deputetët e saj si “ditëzinj” pa alternativë. Gjylameti shkruan se miqtë europian po ja thonë se aksioni i tyre po dëmton integrimin e Shqipërisë. ““Si ka mundësi që nuk ngeli mik i shqiptarëve, mik i përbashkët i yni, që nuk po i vë në dukje këtyre rrëmujaxhinjve pa alternativë, se duhet të ndalojnë duke i bërë dëm Shqipërisë dhe integrimit në EU. Mjaft o ditëzinj, mjaft keni vrarë dhe keni vjedhur këtë popull, mjaft kanë paguar shqiptarët për 30 vite haraç…

Read More