Roza Lati është një nga personazhet më të njohura dhe të komentuara të showbiz-it shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku publikon shpesh herë momente nga emisioni i saj apo dhe foto personale. Ditën e sotme , Roza ka reaguar ashpër ndaj të gjithë atyre personave që e përgojojnë apo flasin keq për të, por e ka e lënë këtë dedikim anonim. “Me ndërrimin e klimës dhe gjakut, shoh disa parazita dhe ‘bitch-a’ që merren me biseda ‘bitch-ass-ness’. Mos ma fusni emrin në këtë lloj llumi. Emri Roza Lati është emër dive. Mos e harroni. Kur të flisni…
Author: tirana
Ky është momenti kur një 33 vjeçare shqiptare arrestohet nga policia italiane në mes të rrugës, pranë një stacioni autobusi në Raguza. Gruaja u kap me rreth 700 gram kokainë, vlera e të cilës në tregun me pakicë është rreth 50 mijë euro. Policia e kishte vënë nën vëzhgim dhe i kërkoi kontrollin e çantës së shpinës, duke gjetur brenda dy pako me lëndën narkotike. Shqiptarja kishte hyrë në mënyrë të parregullt në territorin italian. Sipas “Ansa “, pas kryerjes së burgimit, ajo do të dëbohet nga Itali duke u rikthyer në vendin e lindjes.
Dy këngëtarët e njohur Venera Lumani dhe Lind Islami janë padyshim një ndër çiftet më të njohur të shoëbizit shqiptar. Ata gjithashtu janë mjaft të dashur edhe për publikun. Venera dhe Lindi thuajse në çdo dalje publike janë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe prej disa kohësh kanë nisur të bashkëjetojnë. Ata janë mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku publikojnë foto e video si nga jeta profesionale ashtu edhe ajo private. Madje ka raste kur ata edhe i bëjnë dedikime të veçanta njëri-tjetrit, siç ka ndodhur edhe së fundmi me mesazhin e bukur të Venerës për Lindin. Këngëtarja ka zbuluar për…
Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos i ka dërguar një tjetër mesazh të qartë Shqipërisë se duhet të respektojë minoritetin dhe të heq dorë nga pretendimet për çamët. Ai tha se Athina nuk është kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por për Greqinë minoriteti dhe heqja dorë nga pretendimi për çamët janë pengesë e pakapërcyeshme. “Greqia nuk është kundër perspektivës europiane të Shqipërisë. Por sjellje të tilla si ato kundër minoritetit etnik grek janë një pengesë e pakapërcyeshme për rrjedhën e qetë evropiane të Shqipërisë. Një tjetër pengesë lidhet me çdo pretendim për të drejta të të ashtuquajturve çamë shqiptarë,…
Ish-eskorta: Kam shkuar edhe me të moshuar, por nuk jam penduar Në përfundim të “karrierës” dyvjeçare si prostitutë, një 28-vjeçare kanadeze ka vendosur që kujtimet e saj t’i hedhë në një libër. Andrea Ëerhun, 28 vjeç nga Toronto ka publikuar librin “Modern Ëhore”, që e përkthyer (në mënyrë të moderuar) në shqip do të thotë “Prostituta moderne”. Libri është një bashkëpunim me regjisoren Nicole Bazuin dhe siç thotë autorja synon që të flakë tutje disa paragjykime mbi punonjëset e seksit, njohur edhe si ‘eskortë’. Andrea rrëfen se përgjatë dy viteve ka shkuar me qindra klientë dhe një pjesë e tyre…
Në vitin 1996, Partia Socialiste përjashtoi deputetin Sali Rexhepi, i cili mori pjesë në punimet e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996, rezultatin e të cilave opozita socialiste nuk e njohu. Menjëherë pas vendimit për të thyer bojkotin, Sali Rexhepi u përjashtua nga partia. Situata pas zgjedhjeve të 26 majit të vitit 1996 ishte e tensionuar. Në 28 maj, opozita socialiste dhe aleatët e saj organizuan një miting të madh në sheshin Skëndërbej, ku policia e shtetit përdori forcën për shpërndarjen e mitingut duke dhunuar protestues dhe drejtues të opozitës socialiste. Disa deputetë të opozitës…
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka dënuar sot dhunë e ushtruar ndaj bluzave të bardha. Nëpërmjet një njoftimi, QSUT shkruan se, për fat të keq, rastet e ushtrimi të dhunës ndaj mjekëve nuk janë të izoluara, por të përsëritura, ndërsa i kanën bërë thirrje autoriteteve që të marrin masat e duhura. Më herët gjatë ditës së sotme u dhunua në spitalin e Lezhës një mjek. Mjeku dermatolog i cili u dhunua, është shtetasi Zef Doda, i cili është dërguar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Tiranës. Ai do të mbahet në terapi në Spitalin Nënë Tereza në Tiranë, pasi…
Dhjetëra pedagogë e mësues që shërbejnë në institucionet arsimore të Forcave të Armatosura, festuan 7 Marsin bashkë me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një aktivitet në mjediset e garnizonit “Skënderbej”. Ministrja e Mbrojtjes vlerësoi kontributin ndër vite të Akademisë së FA në përgatitjen e mbi 8 mijë oficerëve që ndërtuan Forcat e Armatosura. “Sot, çdo student që diplomohet nga kjo akademi është oficer jo thjesht i FA të Republikës së Shqipërisë, por edhe i Forcave të Armatosura të aleancës më të madhe dhe më profesionale që ka njohur historia, atë të NATO-s. Dhe besoj se s’ka vlerësim më të…
Të ndryshosh gjininë është ende një tabu në Shqipëri dhe jo gjithkush mund ta thotë publikisht diçka të tillë. Por, krejt e kundërta është për Tomorr Brahushin, një 44-vjeçar nga Lushnja, i cili i bën apel shtetit dhe donatorëve të ndryshëm, ta ndihmojnë në mënyrë që t’i nënshtrohet operacionit për ndërrimin e gjinisë. Tomorr Brahushi, është 44-vjeç. Një çift, e birësoi në Shtëpinë e Fëmijës së Vlorës vite më parë. Por ata tashmë janë ndarë nga jeta, dhe Brahushi jeton i vetëm në kushte të mjera në një ndërtesë në Lushnje. Prej vitit 2007 jeton në terr pasi nuk ka…
Ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ka publikuar një fletë- lavdërimi që e ka marrë në klasën e 5 nga mësuesja e saj. Përsos të tjerash ajo falënderon me rastin e 7 marsit zyshën e saj, Lejla Sevrani e cila shkruan për përparimin e lartë dhe sjelljen shembullore të Mimit si nxënëse. “Ky mbi Fletë-Lavdërimin tim të klasës së 5-të, është shkrimi i zysh Lejlës. Lejla Sevrani ishte mësuesja ime e gjuhë-letërsisë, përveçse zysh kujdesare e viteve të 8-vjeçares. Kaligrafia perfekte, profesionalizmi dhe përkushtimi i saj do të mbeten në kujtesen time si diçka e shtrenjtë. Të falenderoj zysh Lejla,…
Ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i ka bërë thirrje faktorit politik që të dëgjojnë apelin e ndërkombëtarëve për të rivendosur një mjedis konstruktiv. Soreca në një mesazh në Tëitter ka komentuar vizitën intensive të Christian Danielsson, Drejtorit të Përgjithshëm për Politikat Europiane e Fqinjësi dhe Negocimet e Zgjerimit në BE. Ai ka thënë se mesazhi duhet të dëgjohet nga të gjithë në mënyrë që të realizohet misioni i përbashkët kombëtar. “ Shpresoj që të gjithë qytetarët e Shqipërisë, që ftesa jonë për të rivendosur një mjedis politik më konstruktiv, të mos mbetet i padëgjuar. Ky është…
Juristja e njohur shqiptare, Eni Çobani është shprehur për marrëdhënien e saj me vjehrrën. Çobani ishte e ftuar në emisionin ‘Soiree’, për një mbrëmje e cila ishte e gjitha dedikuar grave dhe vajzave. Gjatë fundit të bisedës, të ftuarit po diskutonin lidhur me lidhjen bashkëshortore dhe lirisë për të jetuar veçmas prindërve. “Jam shumë krenarë për atë djalë që kam bërë. Kështu dua t’i them edhe prindërve të bashkëshortit tim. Sepse kanë një kontribut fantastik. Unë jam një grua që kam jetuar 20 vite me prindërit e bashkëshortit. Unë jetoj me ta. Nuk më janë rënduar kurrë!”, rrëfeu Eni. E…