Author: tirana

Nga Ben Andoni Mëtuesi për kryeministër i Shqipërisë z. Lulzim Basha, si kryetar i Opozitës, është futur në një qerthull, ku nëse nuk i ka planifikuar si duhet masat e të ardhmes, do të rezultojë një shembull i mirë për librat politikë të së tashmes e të ardhmes. Ashtu si në protestat e para, zhvilluar deri më tani, ai ka theksuar se caku i 16 Marsit është vetëm rrëzimi i Ramës. Është pikërisht ky fakt, i lajmëruar edhe në protestën e parë të messhkurtit, i cili nuk bën më përshtypje, pasi asgjë nuk ka ndryshuar. Qeveria dhe kryeministri me indiferencën…

Read More

Mbretëresha Elisabeth ka thyer internetin pasi ka postuar fotografinë e parë në Instagram në faqen zyrtare të familjes mbretërore. Teksa vizitonte Muzeun e Shkencave, ajo zbuloi një letër nga Arkivat Mbretërore që i drejtohej stër-stër-gjyshit të saj, Princit Albertit dhe datonte në vitin 1843. Letra është shkruar nga Charles Babbage, i cili është cilësuar si pioneri i parë i kompjuterëve. Madhëria e saj, ndau surprizën në Instagram, me postimin e saj të parë duke marrë mijëra komente e pëlqime.  “Sot vizitova Muzeun e Shkencave ku zbulova edhe një letër nga Arkivat Mbretërore, e shkruar në 1843 drejtuar stër-stër-gjyshit Prince Albert.…

Read More

Aktorja Egla Ceno e prekur nga turma që ende i duhet të dalë në protesta, pavarësisht kauzave, ngre shqetësimin, në përmasat e një keqardhjeje të thellë, për rrethanat e krijuara në Shqipëri. Për Eglën pamjet që vijnë nga TV në shtëpitë tona, janë një vuajtje e brendshme. “Unë para disa ditësh, kur pashë në ekranin e TV protestën që u bë, jam këputur fizikisht, jam ndier keq, kam filluar të qaj. M’u kujtua ’97-ta. Më ka ardhur keq për veten, për brezin pas ’97-ës që është i detyruar të jetojë një gjë të tillë. Më vjen shumë keq që vendi…

Read More

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës, duke i quajtur ata si “humbësa pa pikë dinjiteti”. Në një video mesazh në Facebook, Rama thekson se hapja e barkut kundër Shqipërisë sipas Ramës dëmton vendin dhe i shkon për mbarë atyre që nuk na e duan të mirën. Më tej kryeministri ka sulmuar edhe Bashën, teksa tha se në marrëveshjen që bënë bashkë kishin rënë dakord që të njihnin rezultatin dhe të mos shanin Shqipërinë në gjuhë të huaj. Kryeministri tha se PD dhe LSI po përgatiten për një humbje të thellë. Ndërkohë që akuzoi LSI-në se është partia që ka…

Read More

Në programin e përditshëm ‘Trokit’ në IN Tv, moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni pritën aktorët Laura Nezha dhe Xhino Musollari. Këtë fundjavë vendoset në teatër shfaqja ‘Antigona’ ndaj aktorët ndanë emocionet e premierës në ‘Trokit’. Kjo periudhë duket se ka qenë tejet e ngarkuar për Laura Nezhen e cila ka kaluar nga njëra shfaqje tek tjetra. Po me muzikën ç’po bëhet? A është tërhequr Laura nga ajo? Gjatë intervistës ajo pohoi se me mbarim e shfaqjes do të këtë rreth dy javë kohë të lirë, kohë që do t’ja dedikoj këngës më të re. Duket se nuk e ka…

Read More

Kryetari i Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci do të përballet të premten në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i vetingut për Secin po kryhet nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici. Dritan Seci e ka filluar karrierën në gjyqësor në vitin 2004 si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Tropojë. Në vitin 2009, ai është emëruar kryetar i Gjykatës së Tropojës, detyrë të cilën e mban edhe aktualisht. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.…

Read More

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka,foli sot për aksionin e opozitës, si dhe për deklaratat e faktorit ndërkombëtar dhe mundësinë e një marrëveshje. “Nëse bëhet fjalë për marrëveshje të tipit të 17 majit nuk mund të ketë. Kushtet tona janë të qarta. Rama nuk mund të ketë më rol në politikën shqiptare. Siç e tha dhe Basha, marrëveshja me Ramën nuk ishte vetëm në dëm të PD, por edhe në dëm të shqiptarëve dhe tashmë një marrëveshje me Ramën është e përjashtuar”, tha Paloka në A2CNN. Faktori ndërkombëtar “Qëndrimi ynë është shpallur tashmë. Sa më shpejt të kuptojnë të gjitha…

Read More

Prej disa kohësh Ronela Hajati dhe Young Zerka janë përfolur për një lidhje mirëpo dyshja deri më sot nuk kanë dashur as ti konfirmojnë as ta mohojnë lajmin. Së fundmi këngëtarja ka lajmëruar se është duke punuar për klipin e saj më të ri. Por së fundmi Ronela i ka bërë lëmsh të gjithë me postimin e saj në Instagram. Këngëtarja ka publikuar një foto me një look shumë ndryshe nga herët e tjera dhe pranë saj ka treguar publikisht emrin e të dashurit. ”Emri i të dashurit tim është Diego’ ka shkruar Ronela pranë fotos dhe fansat mendojnë se…

Read More

Balerini i njohur Ilir Shaqiri prej vitesh ka ndërtuar karrierën e tij në vendin fqinj Itali ku është dhe shumë i njohur. Por tani e gjithë vëmëndja ka shkuar tek vajza e tij Emyli Shaqiri e cila është kthyer në një yll që komentohet gjatë në media. Siç është raportuar dhe më parë Emily do të bëntë pjesë në një grup të quajtur ‘Miracle Tune’ dhe seritë e të cilit po shfaqen dhe në ‘Mediaset’. Emily dalë ngadalë po kthehet në një yll i famshëm dhe prandaj babi Iliri është shumë krenar për këtë dhe herë pas herë publikon foto…

Read More

Nga Anduena Sefgjini Linela Markja është një mësuese e gjuhës angleze e re ne moshë dhe profesion, të cilën kjo gjë nuk e pengoi për të dhënë dhe marrë dashurinë e një mësueseje tek nxënësit e saj. Është diplomuar për gjuhën Angleze në vitin 2016 si dhe disponon shumë certefikata të seminareve dhe trajnimeve të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërie. Linela zotëron 5 gjuhë të huaja, ndonëse nuk rresht së mësuari dhe studiuari sërish për to. Prej pothuajse 1 viti ajo ishte zëvëndësuese në shkollën 9-vjeçare “Ibrahim Tema”, ne fshatin Kurdari, Bashkia Klos. Por çfarë ishte ajo cilësi që e…

Read More

Gazetari i njohur Blendi Fevziu prej vitesh ka shoqëruar shikuesit në ekran me emisionin e tij “Opinion”. Ai vendos përballë njëri-tjetrit në dy panele figura të ndryshme të televizionit, për të diskutuar për çështjet më të rëndësishme të vendit. Megjithëse jemi mësuar që gjatë gjithë minutazhit të emisionit Blendin ta shohim të qëndrojë në këmbë për të drejtuar dy panelet dhe debatin në studio, në 3 puntatat e fundit ai ka bërë një ndryshim që me siguri askush nuk e ka vënë re.Gazetari ka vendosur një karrige në mes të studios dhe gjatë kësaj jave e ka drejtuar i ulur…

Read More