Ylli i muzikës pop folk, Shkurte Gashi, po feston ditëlindjen. Ajo ka mbushur plot 35 vite jete dhe këtë gëzim e ka shprehur edhe në rrjetet sociale. Aktualisht këngëtarja jeton në Zvicër, ku shumë herë e ka zbuluar shtëpinë e saj teje luksoze. Bukuroshja ishte prezente së fundmi në festën e bebes së shoqës së saj, Njomza Salihut, që është vajza e Shyhrete Behlulit. Shkurte Gashi veren e kaluar ishte shumë e zënë me koncerte. Ajo po ashtu është shumë e kërkuar për dasma, duke mos pasur datë të lirë deri në dy vite te ardhme.
Author: tirana
Yjet kanë shumë arsye për ndryshim të vazhdueshëm. Disa ndryshojnë pamjen e tyre për të hequr qafe një imazh klishe, si Emma Watson dhe Miley Cyrus. Të tjerë presin dhe ngjyrosin flokët e tyre për një rol të ri. Shumica e aktorëve madje bëhen tullac – kjo nuk është gjithmonë e nevojshme për shkak të ekzistencës së parukeve tullac, por aktorët e marrin seriozisht punën e tyre dhe e bëjnë këtë për të realizuar karakterin e tyre. Ata shpesh shfaqen me një pamje të re dhe të papritur që i lë disa njerëz të hedhur nga bukuria e tyre dhe…
Ylli i muzikës pop, Kida, ka njoftuar per projekte të reja. Këngëtarja pas përfundimit të kontratës me “On Recordsa” ka filluar një rrugëtim të ri. Ajo tashmë është nën menaxhimin e Enis Fetahut, menaxherit të mirënjohur të estradës i cili po ashtu ka në menaxhim Albi Xhepën dhe Ledri Vulën. Duket se Kida ka gati projektet e reja me bashkpuntorë të rinj, pas largimit nga On Records. “Kush është në pritje të këngëve të reja”, ka shkruar Kida ne instagram. Kida njihet për projektet e saj të sukesshme që u bënë hite. “M’Ke rrejt”, “Andërr”, “Merri krejt” janë disa prej…
Këngëtarja Rozana Radi mund të mos jetë shumë aktive në skenë, por gjithsesi ajo është aktive në rrjetet sociale. Bukuroshja vazhdimisht komunikon me adhuruesit e saj në rrjetet sociale. Një ndjekës ne rrjetin social instagram e ka pyetur nëse do të falte në dashuri, kurse Rozana kishte një përgjigje të drejtpërdrejtë. “Të falja për hirë të dashurisë? Jo, nuk do falja”, u shpreh Rozy. Rozana ka kohë që nuk ka publikuar këngë të re. Projekti i fundit i saj mbetet “Kur përfundon një dashuri si e jona” me të cilën këngë u paraqit në festivalin “Kënga Magjike 2018”. Eshte thene…
Mozzik kohët e fundit ka qenë shumë i përfol prej mediave rreth jetës private. Reperi tashmë është bërë baba i një fëmije në saje të romancës me reperen shqiptare që jeton në Gjermani, Loredana Zefin. Këngëtari është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale teksa sjell imazhe, video dhe mesazhe të ndryshme para fansave. Së fundmi, Mozzik përmes llogarisë personale në Instagram, ku ka mbi një milion ndjekës, i është drejtuar fansave me një mesazh tejet interesant. “Kurrë mos i hapni dritaret e zemrës, pa e pa motin mirë”, ka shkruar reperi përkrah një fotografie që shihet afër një dere. https://www.instagram.com/p/Buri5gdFtT-/…
Anemia më së shpeshti shfaqet në ditët e para të pranverës Anemia apo pagjakësia është zvogëlim i aftësive të gjakut që të transportojë oksigjenin, por shpesh ndodh për shkak të zvogëlimit të sasisë së rruazave të kuqe të gjakut – eritrocitet dhe hemoglobina në gjak. Pagjakësia e fëmijës së moshës njëvjeçare shfaqet më së shpeshti për shkak të marrjes së pamjaftueshme të hekurit me ushqim, të marrjes së pamjaftueshëm të tij apo për shkak të shfrytëzimit të dobët. Cili është shkaku? Shkaktarët e anemisë mund të jenë prodhimi i pamjaftueshëm apo zbërthimi i tepërt i eritrociteve apo humbja e gjakut.…
Ndonëse kurrë nuk e pranuan lidhjen e tyre, Ilda Bejleri dhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu prej dy vitesh po përjetonin një histori dashurie. Çifti u fotografua për herë të parë në rrugët e Tiranës, por ishte moderatorja që tha se mes tyre ishte vetëm miqësi. Nga ana tjetër Balliu nuk ka pranuar asnjëherë të flasë rreth kësaj teme. Por duket se edhe kjo dyshe ka patur ulje-ngritjet e veta. Burime për Gazeta Shqiptare bëjnë me dije se prej disa kohësh Ilda dhe Klevisi janë ndarë. Nuk dihen shkaqet që kanë çuar në prishjen e raporteve, por një gjë mbetet…
Xheni është një nga ish banoret më tërheqëse dhe njëkohësisht më të përfolura pas përfundimit të Reality Show-t Big Brother 9. Shpesh herë ajo u komentua për “lidhje-ndarjet” me Benardin e BB9, por më pas ata i ndanë rrugët me njëri-tjetrin. Xheni Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe loja “pyetje-përgjigje” në Instastory është një ndër rubrikat që i pëlqen shumë. Ish-banorja Big Brother, ka pranuar hapur së fundmi se ka bërë ndryshimin e madh në pamjen e saj. Teksa i përgjigjej fansave kuriozë në Instastory, njëri prej tyre vuri re se Xheni Mhillaj kishte bërë hundën, dhe nuk ngurroi…
Botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze, ka reaguar pas komentit të ministrit të Diasporës Pandeli Majko, i cili aludonte se gazetari e ka cilësuar si të preferuar të opozitës. Baze sqaron se as gazeta “TemA” dhe as ai vetë nuk ka shkruar diçka të tillë përpos citimit ironizues që i është bërë kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi e cila lakonte emrin e Majkos si kryeministër të qeverisë tranzitore. Ndër të tjera gazetari shkruan: “As unë, as gazeta Tema, nuk kemi shkruar që Pandeli Majko është i preferuari i opozitës për kryeministër. Unë e kam perceptuar si tallje të Monika Kryemadhit kur…
Drejtori i Përgjithshëm për Politikat Europiane e Fqinjësi dhe Negocimet e Zgjerimit, Christian Danielsson pas takimit me përfaqësuesit e opozitës e ka quajtur si të dëmshëm për procesin integrues vendimin e opozitës për të djegur mandatet në bllok. Për Danielsson, procesi i integrimit po minohet nga ky vendim i pakicës. Zyrtari i lartë i BE, ka theksuar duhet dialog konstruktiv mes palëve, por Danielsson ka theksuar se bojkoti eshtë kundër produktiv dhe minon proceset. “Është fatkeqësi që Shqipëria sot gjendet në kurth, le ta themi nga mungesa e stabilitetit. Forcat politike duhet të luftojnë për reformat e përbashkëta. Duhet udhëheqje…
Dënimi i rendë i Kamzës për dhunën ndaj arbitrit në ndeshjen ndaj Laçit bëri bujë në opinionin publik shqiptar. Por pak do të mendonin që lajmi do të kapërcente oqeanin dhe do të interesonte edhe mediat më prestigjioze në botë. Washington Post, USA Today dhe Associated Press ndër të tjerat kanë pasqyruar vendimin e Komisionit të FSHF-së për të dërguar në kategorinë e Dytë Kamzën, me titullin “Ekipi Shqiptar dëbohet pas sulmit ndaj arbitrit”.
Filloreta Raçi ose si njihet me emrin e artitit, Fifi është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Përveç zërit të saj unik, këngëtarja pëlqehet edhe për karakterin e saj ku shpesh i thotë gjërat pa dorashka. Ndërkohë, së fundmi ajo është bërë nostalgjike dhe ka publikuar nëj foto të shumë viteve më parë. Bëhet fjalë për vitin 1995, ku këngëtarja asokohe ishte një vogëlushe, vetëm 1 vjeçe. Në foto e publikuar ajo shfaqet bashkë me motrën, e cila është më e madhe se ajo. “1995, kur jeta ishte më e lehtë për ne”, shkruan këngëtarja në diçiturë.