Pasionet e kryeministrit të vendit Edi Rama për pikturën tashmë janë të ditura jo vetëm në hapësirën shqipfolëse, por edhe në vende të tjera të Evropës. Mediat gjermane kanë pasqyruar rrugëtimin e shefit të qeverisë dhe lidhjet e tij mes artit dhe politikës si dhe qëndrimin e tij përballë protestave të studentëve dhe irritimini e opozitës shqiptare. Në artikullin e gazetës gjermane “Tagesspiegel” thuhet se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama arrin të largojë trishtimin me anë të ngjyrave duke fituar simpatinë e të gjithëve. Shkrimi në median gjermane:Edi Rama ka probleme të tjera veç artit. Shqipëria, kryeministër i së cilës…
Author: tirana
Barcelona i bëhet makth Realit të Madridit në sfidat më delikate të sezonit. Vetëm tri ditë pasi e eliminoi nga Kupa e Mbretit, skuadra “blaugrana” e mposhti edhe në “La Liga”, duke e nxjerrë ndoshta përfundimisht nga gara për titullin kampion ekipin madrilen. Skuadra e Valverdes kryeson kampionatin me 60 pikë, 12 më shumë se Reali dhe 10 më tepër se Atletico, që do të luajë këtë të diel me Real Sociedadin. “Bualgranave” u mjaftoi goli i Ivan Rakiticit në pjesën e parë për t’i mposhtur për herë të tretë “Los Blancos” në katër El Clasico-t e këtij sezoni. Ashtu…
Lazio ka mundur 3-0 Romën dhe rivendos kandidaturën për vendin e katërt në Serinë A, ndërkohë që verdhekuqtë humbën mundësinë që të arrinin Interin në vendin e katërt. Në minutën e 12 zhbllokoi rezultatin Caicedo, në minutën e 73-të shënoi Immobile me 11-metërsh dhe në minutën e 89 shënon të tretin Cataldi.
Dashuria, sakrificat dhe vështirësitë ishin në qëndër të historisë së fundit që mbylli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Kjo ishte historia e Vladimirit dhe Shpresës, çiftit nga Tropoja të cilët rrëfyen se dashuria që kishin për njëri-tjetrin i kishte tejkaluar të gjitha sfidat që jeta kishte rezervuar për ta. Vladimiri dhe Shpresa ishin dashuruar me shikim të parë dhe më pas kishin emigruar për në Itali. Vite më vonë, Vladimiri pëson një aksident në punë dhe qëndron në koma për një kohë të gjatë. Shpresa i kishte qëndruar pranë dhe i kishte dhënë kurajo…
Sakrificat dhe lufta e një nëne çeli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Kjo ishte historia e jetës së Floreshës e cila prej vitesh përballet e vetme me sëmundjen e djalit të saj, Sebit. Para disa vitesh ajo ishe martuar dhe kishte sjellë në jetë dy fëmijë, Sebin dhe Grejsin. Gjatë kohës që Sebi rritej, Floresha kishte vënë re se ai nuk reagonte si gjithë fëmijët e tjerë. Pas kontrolleve mjekësore, ajo kishte zbuluar që Sebi vuante nga autizmi. Në të njëjtën kohë Floresha, përveç sëmundjes së djalit të saj ishte përballur me vështirësitë ekonomike…
Ditën e nesërme pritet që moti të jetë me diell, kështu që të gjithë ju që keni vendosur të dilni realizoni planet tuaja. Sa i takon temperaturave ato do të shkojnë deri në 19 gradë celsius. Po ashtu mot me diell do të kemi edhe në fillim të javës.
Gjykata e Shkodrës ka njohur vendimin e ardhur nga Belgjika për Safet Bajrin, i cili rezulton i dënuar me 8.9 vite burg në shtetin belg. Në mungesë të ekstradimit, Safet Bajri do vuajë dënimin në Shqipëri.
Kapsula e Space X, Creë Dragon, e para që krijohet prej kësaj kompanie për të transportuar njerëz, u lëshua me sukses nga qendra hapësinore “Kennedy” e Floridës. Misioni është pa ekuipazh këtë radhë, por nëse çdo gjë shkon mirë, agjensia amerikane e hapësirës ka gjasë ta aprovojë sistemin për t’u përdorur rregullisht nga astronautët brenda këtij viti. Për themeluesin e Space X, Elon Musk, ky mund të jetë hapi i parë drejt dërgimit të klientëve tregtarë në hapësirë: “Ishte shumë stresuese, por deri tani ka ecur mjaft mirë. Duhet ta bashkojmë me stacionin, e pastaj të kthehemi, megjithatë po funksionon…
Një tjetër El Clasico, e njëjta panoramë, në të njëjtin stadium: Real Madrid sulmon dhe krijon raste, avantazhin e merr Barcelona. Pikërisht në minutën e 26 Ivan Rakitic ka shënuar golin e parë për katalanasit, duke mposhtur Courtois.
Teksa sheh këtë foto, menjëherë të shkon mendja te një nga filmat klasikë të paharrueshëm, me titull “Mrekullia e ujqërve”. Filmi merr titullin nga një skenë, ku një vajzë rrethohen nga ujqërit në mes të dëborës, por çuditërisht asnjëri nuk e kafshon. Ndërkohë, deputeti Tom Doshi, i cili gjithmonë shkon deri te dera e Parlamentit me makinë, i detyruar nga protesta, këtë herë parkoi pak më larg dhe po ecte ne këmbë, por u gjend i rrethuar nga disa qen, të cilët ishin me padronët në punë të tyre, por që tërhiqnin vëmendjen pasi dukej sikur e kishin rrethuar Doshin./…
Në kujtimet e tij për ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri, Medi Bej Frashëri përshkruan negociatat e tij me klerin katolik dhe atë myslyman në Shkodër në vitin 1914, në përpjekje për të pranuar autoritetin e Princ Vidit. Pasi i takoi myslymanët ata parashtruan disa kërkesa të tyre, që Mbreti I ri tua njihte përfitimet që kanë pas në kohë të Sulltanit, por përgjigjen përfundimtare do ta jepnin pasi të vinte haberi nga Stambolli. Edhe kleri katolik kishte shprehur miratimin e tij, por përgjigjen përfundimtare duhet ta jepnin kur të vinte letra prej Austrie. E gjitha kjo skenë e 100…
Real Madrid-Barcelona kthehet sërish mbrëmjen e sotme. U luajt të mërkurën për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, ku katalanasit fituan 0-3 dhe siguruan finalen, por do të luhet sot për La Ligën. Kanë kaluar vetëm 3 ditë. Çdo ndeshje tjetër do të dukej e mërzitshme nëse luhej kaq shpesh, por një RealBarça mund ta shohësh përditë. E sotmja është një tjetër histori, pavarësisht asaj që ndodhi në Kupën e Mbretit. Kjo sfidë ka shumë rëndësi për të dyja ekipet, Reali luan shansin e fundit për e titullin dhe Solari për të ardhmen, ndërsa Barcelona për të hedhur një hap të…