Author: tirana

Një polic trafiku ka përjetuar ditën e tij më të keqe në jetë pasi tentoi ti vendoste gjobë një shoferi për parkim të gabuar. Polici mbeti i kapur në pjesën e përparme të automjetit ndërsa shoferi i dha makinës me shpejtësi për t’u larguar. Pamjet e filmuara brenda makinës në një mbikalim në qytetin e Guëahatit, në Indinë veri-lindore, tregojnë policin që i bërtet shoferit. Por burri pas timorit refuzon të ndalojë apo të ngadalësojë shpejtësinë pavarësisht britmave të dy pasagjerëve të ulur në sendiljen e automjetit të tij. Më në fund ai ndaloi dhe polici nuk pësoi dëmtime. Shoferi…

Read More

Ky është Elton Sefa, shqiptari i parë që do të ekstradohet drejt Britanisë së Madhe, pas marrëveshjes dy-palëshe të ekstradimeve nënshkruar 2 vite më parë. 23-vjeçari u arrestua në banesën e tij në Xhafzotaj të Durrësit. Ai akuzohet për vrasjen e 47-vjeçarit britanik John Woodward. Krimi ka ndodhur në Prill të vitit të kaluar në Londër. Sefa e goditi disa herë me sende të forta në kokë britanikun, i cili po punonte për riparimin e çatisë së një ndërtese në zonën qendrore të kryeqytetit britanik. Siç shkruajnë mediat britanike, krimi kishte ndodhur pas një zënke për motive të dobëta. Që…

Read More

Nersada Mandija Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas nuk do vishem në zi! Ne #protestën e zisë nuk e gjej veten. Jo se jam e pandjeshme ndaj gjithë rasteve të dhunës ndaj grave, apo ndaj sa jetëve të pafajshme që janë prerë në mes. Por se vitin që lamë pas e shoh me kokën lart për ndryshimet dhe përmirësimet që solli në masat kundër dhunës në familje dhe në mbrojtje të gruas (Ligji nr. 47/2018). Falë kësaj ndërhyrje të ardhur pas plot 12 vitesh, u përforcuan dukshëm masat mbrojtëse, u zgjerua rrethi i subjekteve që mbrohen nga ligji, u përmirësuan dhe…

Read More

Mësohet se në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS për qytetin bregdetar, Rama sëbashku me disa anëtarë të Kryesisë si Blerina Gjylameti, Arben Pëllumbi dhe Milva Ikonomi kanë qenë në një tryezë me Vangjush Dakon ku kanë diskutuar për situatën aktuale dhe organizimin për zgjedhjet vendore të qershorit. Tirananews.al ju sjell disa nga fotot ku shihet që Vangjush Dako ka mbajtur edhe një fjalë në këtë takim.

Read More

Ka përfunduar në pranga bosi i “Camorras”, Marco Di Lauro – një nga kriminelët më të kërkuar në Itali. Aksioni i pazakontë bëri që autoritetet të hyjnë në banesën e tij, ku u gjet duke ngrënë makarona, ndërsa ka shprehur shqetësim për macet e tij. Pas më shumë se 14 vitesh në arrati, autoritetet italiane arrestuan të shtunën Di Lauro, në një operacion të gjerë ku u përfshinë 150 oficerë policie. Di Lauro u arrestua në një apartament në lagjen “Chiaiano” të qytetit jugor të Napolit. Mediat italiane njoftuan se arrestimi ishte i lidhur me një vrasje që ndodhi më…

Read More

Tre persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në aksin Elbasan-Peqin. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa në aksident është përfshirë edhe një person që lëvizte me biçikletë. Për pasojë – thotë policia në një njoftim paraprak – kanë mbetur të dëmtuar tre persona të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Elbasanit. “Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”, thotë policia.

Read More

Policia e Shtetit i ka refuzuar lejen Partisë Demokratike për të zhvilluar protestën e radhës para Parlamentit. Demokratët kanë kërkuar nga policia që të zhvillonin tubimin e radhes më datë 5 maj ora 10:00, ditë kur është parashikuar për t’u zhvilluar seanca e radhës. Por në argumentet e Policisë theksohet se në protestën e fundit, PD ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar anëtarët e qeverisë dhe funksionarët e policisë për këtë arsye do t’i refuzohet leja për të zhvilluar këtë tubim. Letra është firmosur nga Drejtuesi i Parë, Kastriot Skenderaj.

Read More

Për ata që e mbështesin Bashkimin Europian, lajmi i mirë i muajve të fundit, ka qenë se Brexit është duke u zhvilluar në një mënyrë kaq katastrofike në Britaninë të Madhe, saqë tundimi i disa njerëzve për t’u larguar nga unioni është zbehur anembanë kontinentit. Por lajmi i keq, është se ata që përbuzin burokratët në Bruksel, mund të kenë gjetur një strategji të re për të çuar përpara synimet e tyre – dhe një strategji që ka një shans shumë më të madh për të pasur sukses. Në vend se ta luftojnë BE-në, anti-liberalët shpresojnë tashmë të marrin drejtimin…

Read More

Në një takim me strukurat e LSI, Monika Kryemadhi ka paralajmëruar të gjithë ata kandidatë të LSI që presin të bëjnë betimin si deputet në Kuvend, se një gjë e tillë nuk do të falet. Në fjalën e saj kryemadhi tha se të gjithë ata që këkrojnë të përdorin logon dhe simbolet e LSI, të jenë të kujdesshëm, pasi ato janë të pacenueshme. “Ne e dimë të gjithë ata që kërkojnë të përdorin emrin dhe simbolin e LSI të jenë të kujdeshëm, se s’ka për t’jua falur asnjë LSI. LSI dhe flamuri LSI janë simbole të pacenueshme. Tradhëtinë të gjithë…

Read More

“Ne jemi shteti!”: Në vendet e Ballkanit Perëndimor, njerëzit e pakënaqur dalin në rrugë kundër qeverive të tyre të korruptuara dhe autoritare. BE nuk shikohet më si shpresë për të pakënaqurit – pse jo? Ekzistojnë dhjetëra mijëra pjesëmarrës çdo fundjavë. Punonjës të thjeshtë, sipërmarrës të vegjël dhe intelektualë, studentë, akademikë dhe pensionistë. Lëvizjet e tyre quhen “Drejtësia për Davidin”, “Një në pesë milionë” ose “Resist!”. Kur ata dalin në rrugë, ata bërtasin: “Hajdutët!”, “Dorëheqje!” ose “Ne jemi shteti!” Aktivistët në rrjetet sociale e quajnë atë “Balkan Spring” : Protesta në Ballkanin Perëndimor: Në Serbi, Republika Srpska Boshnjake, Mali i Zi dhe Shqipëria po demonstrojnë…

Read More

Prej disa ditësh në media është përfolur se vajza e ish deputetes Majlinda Bregu, Kejda dhe djali i Adrian Fullanit, Erik Fullani janë në një lidhje. Gjithë dyshimet nisën pasi dyshja prej kohësh kanë publikuar foto nga i njëjti vend dhe në të njëjtën periudhë kohore.Mirëpo, lidhur me këto lajme asnjëri prej tyre nuk ka reaguar duke i lënë të gjithë të jenë kurioz. Por siç duket mes tyre ka lindur një romancë dashurie duke qenë se ata shihen pothuajse gjithmonë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.Së fundmi, ‘JOQ’ ka siguruar disa foto ku dyshja shihen në një lokal duke festuar së…

Read More

Aktori shumë i dashur për publikun, Bujar Asqeriu ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin” ku gjatë emisionit nuk i ka shpëtuar as pyetjes së Kejvinës e cila gjen gjithnjë pyetje pikante që shkaktojnë të qeshura apo i vendosin të ftuarit në siklet. “Ju aktorët thonë që jeni shumë qejflinj, është e vërtet?”, ishte pyetja e Kejvinës për Bujar Asqeriu. Fillimisht aktori u vendos në siklet dhe nisi të bënte shaka, por me pas dha një përgjigje epike: “Po vd.ekt ai që s’ka qejf”, duke shkaktuar shumë të qeshura.

Read More