Author: tirana

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se është persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin kabullin e linjës së ndriçimit të rrugës Tiranë-Durrës. Me anë të një komunikate zyrtare, ARRSH thekson se për këtë tentativë grabitje është lajmëruar Policia e Tiranës që ka identifikuar personat përgjegjës. “Në autostradën Tirane – Durres, nga Rrethrrotullimi Shqiponja km 0+000 deri në km 0+820 u raportua nga ana e kontraktorit për mirëmbajtjen e këtij aksi, tentativa për vjedhje të kabllit të linjës së ndricimit në një gjatësi prej 820 m. Persona të paidentifikuar kishin gërmuar dhe thyer betonet duke dëmtuar në shumë vende kabllin…

Read More

Aleanca veri-atlantike përforcon prezencën e saj në Detin e Zi. NATO dërgon me këtë sinjale si tek Rusia ashtu edhe tek Ukraina. Por mundësia e veprimit është e kufizuar, për shkak të një marrëveshje para 80 vjetësh. Odesa përshëndet “Donald Cook”. Luftanija amerikane, që ka qenë e stacionuar në Spanjë, e pajisur me sisteme mbrojtëse kundër raketave është vendosur ndërkohë në Detin e Zi. Në janar kjo anije qëndroi në Batumi për stërvitje ushtarake me rojen bregdetare gjeorgjiane. Tani ajo ndodhet në portin e Odesës. Më 26 shkurt presidenti ukrainas, Petro Poroshenko takoi në bordin e saj, të ngarkuarin e…

Read More

Nga Alessia Selimi Edhe pse ngjesh në kokë një kapelë të zezë që ia mbulon sytë e përgjumur, sërish është e pamundur të mos ia dallosh rrathët e rënduar. Gentian Mark Gjonaj po më priste i përhumbur. I strukur në një tavolinë ku rrezet e diellit nuk mbërrinin dot, fytyra e tij rrethohet tërë kohës nga tymi i cigares. Jemi bërë kurioz për këtë djalë të ri demokrat, që përfundon sistematikisht në qeli sa herë ka protesta. Eshtë stili, pasioni, shtati ndoshta prej afër 2 metra, nuk dihet me saktësi, cka e ndjell më shumë shoqërimin e tij në komisariat.…

Read More

Isida Mollaymeri tregoi në një intervistë televizive se të gjithë partnerët që ka pasur kanë qenë xhelozë. E ftuar në emisionin “Mos i Fol Shoferit” në Isida sqaroi për publikun se kjo gjë nuk i pëlqen aspak dhe mund të jetë arsyeja përse është ende beqare. Rudina Dembacaj: Ke patur dikë në krah që është bezdisur? Isida Mollaymeri: Po është bezdisur shumë, nuk ka ardhur kurrë të shohë shfaqje. Ishte normal, por në llojin e vet. Më mirë që nuk vinte, se kush bënte gërr gërr pas shfaqjes. Më mirë kur nuk sheh gjë. Rudina Dembacaj: Ke pasur partner shumë…

Read More

Zgjedhjet vendore të këtij viti dhe ato parlamentare në verën e vitit 2021 nuk do të cënohen. Me këtë garanci, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në cilësinë e të deleguarës së kryesisë së PS-së kërkoi nga strukturat e partisë së Qarkut të Dibrës angazhim maksimal për zgjedhjet vendore. Së bashku me sekretarin organizativ të PS-së Arben Pëllumbi dhe deputeten Almira Xhembulla, Xhaçka mori pjesë gjatë fundjavës në asambletë e zgjeruara të degëve të PS-së në Burrel, Klos, Peshkopi e Bulqizë. Duke komentuar situatën politike, të krijuar nga djegia e mandateve të deputetëve të opozitës, Xhaçka tha se është e paprecedentë.…

Read More

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka publikuar sot një vendim të qeverisë, me anë të të cilit do të lejohet futja e Forcave Ushtarake në Policinë e Shtetit. Për deputetin e LSI-së, kjo është një tentativë e Edi Ramës për të vendosur juntën ushtarake në vend. “Sander Lleshi kerkon te ktheje Forcat Speciale te Ushtrise ne Police te Shtetit.Udhezimi i ministrit të Brendshem nr. 276, date 27.2.2019 “Per te veshur police, forcat komando te ushtrise” tregon qarte qe Sander Lleshi, me urdher te Edi Rames, kerkon te vendos junten ushtarake ne vend. Metodat kriminale te perdurura ne protesten e opozites,…

Read More

Nga Janusz Bugajski* Megjithëse vëmendja është fokusuar tek Rusia si kundërshtarja kryesore e Perëndimit, faktet tregojnë që Kina është kërcënimi më i fuqishëm afat-gjatë. Rusia është një agresore ndërkombëtare që po përpiqet të minojë botën trans-atlantike por aftësitë e saj do vijnë duke rënëgradualisht. Në kontrast të fortë me këtë, Kina është një konkurrent i vërtetë me një ekonomi të fortë dhe një strategji të qëndrueshme të hartuar për tëkaluar Perëndimin. Ndikimi në rritje i Kinës bazohet kryesisht në arritjet e saj në rritje në investime të huaja, tregti, dhe asistencë për zhvillim. Rusia është një lojtare e vogël në…

Read More

Strukturat e Drejtorisë Qendrore të Hetimit të SHÇBA-së finalizuan me sukses operacionin “KONTROLLORI” ku janë arrestuar në kushtet e flagrancës 6 punonjës të policisë, kontrollorë në PKK Durrës: 1. A.Gj., 53 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës; 2. G.B., 29 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës; 3. G.Ç., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Kontrollor në PKK Porti Durrës; 4. D.D., 53 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës; 5. D.Z., 50 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës; 6. J.K., 42 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës. Arrestimi i tyre u bë…

Read More

Ditën e sotme ka bërë përshtypje videoja që vetë Edi Rama ka shpërndarë në Instagram. Në video shfaqej Rama në samitin e Diasporës kur dikush i thotë në anglisht, “I love You”, dhe kryeministri ia kthen, “I love you too”. Por ajo që ra më shumë në sy dhe u bë virale, ishte mimika e një gruaje brune pranë Blendi Klosit, mimikë që u konsiderua si një shfaqje xhelozie. Por kur të gjithë pytën vetën se kush ishte misteriozja, në fakt mësohet se kemi të bëjmë me një zyrtare të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, Drejtoreshë e Integrimit dhe Projekteve,…

Read More

Sot në komunën e Tuzit në Mal të Zi mbahen zgjedhjet vendore. Tre partitë kryesore shqiptare, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar, janë bashkuar në një listë të vetme nën moton “Malësia na bashkon”. Përveç koalicionit “Alternativa Shqiptare”, në garë për 32 vendet e këshillit komunual të Tuzit, nga ku do dalë edhe kryetari i komunës, janë edhe 5 subjekte të tjera politike vendase. Gara më e fortë sipas sondazheve do zhvillohet mes koalicionit të partive shqiptare dhe Partisë Demokratike Socialiste të presidentit malazez Milo Gjukanoviç. Votimi ka nisur prej orës 07.00 të mëngjesit në 30 qendra…

Read More

Personazhi i radhës mbrëmjen së djeshme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte Nertili, i cili rrëfeu historinë e jetës së tij. Gjithçka kishte nisur 29 vite më parë, kur Nertili kishte ardhur në jetë. Që në fëmijëri ai ishte rritur i vetëm pasi familja e kishte braktisur në jetimore. Nertili rrëfeu se kishte kaluar një periudhë tepër të vështirë në shtëpinë e fëmijës sepse mbi të kishin ushtruar dhunë fizike. Vështirësitë e Nertilit kishin vazhduar edhe në gjimnaz, pasi shokët nuk e pranonin për shkak se ai ishte jetim. Për këtë arsye Nertili ishe detyruar që të…

Read More

“2 gisht mjaltë” është filmi i shumëpritur nga publiku, ku në rolet kryesore do të jenë Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi. Pas klipit të saj më të ri “Tavolina e mërzisë”, fansat e saj janë në pritje të premierës së filmit që u shty për shkak të largimit të Elvanës nga ekrani pas ngjarjes në zonën e ish-Bllokut. Ndërkohë që filmi pritet lançohet shumë shpejt në kinematë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, po zbulohen pak e nga pak detajet apo protagonistët e tjerë që kanë pranuar të bëhen pjesë e skenave komike të këtij produksioni, ku thuhet se trajtohet historia…

Read More