Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Vullneti i shqiptarëve triumfues ndaj kujtdo që kërkon një ’97 të dytë”

10:39 / March 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjedhjet vendore të këtij viti dhe ato parlamentare në verën e vitit 2021 nuk do të cënohen.

Me këtë garanci, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në cilësinë e të deleguarës së kryesisë së PS-së kërkoi nga strukturat e partisë së Qarkut të Dibrës angazhim maksimal për zgjedhjet vendore.

Së bashku me sekretarin organizativ të PS-së Arben Pëllumbi dhe deputeten Almira Xhembulla, Xhaçka mori pjesë gjatë fundjavës në asambletë e zgjeruara të degëve të PS-së në Burrel, Klos, Peshkopi e Bulqizë.

Duke komentuar situatën politike, të krijuar nga djegia e mandateve të deputetëve të opozitës, Xhaçka tha se është e paprecedentë.

“Raporti ynë kryesor dhe final është ai me qytetarët, është besimi që ata na kanë dhënë, është puna që ne duhet të bëjmë për të shpërblyer besimin e tyre. Është shumë e rëndësishme që ne të intensifikojmë komunikimin me ta. Jo thjeshtë për të folur me ta për sukseset e qeverisjes sonë por, është me rëndësi tu tregojmë atyre sikundër edhe opozitës e partnerëve tanë ndërkombëtare, që janë mbështetja jonë dhe flasin se çfarë duhet të jetë e ardhmja e Shqipërisë, se ne jemi të gjithë bashkë e flasim të gjithë njëzëri. Dhe se ato forca që duan përparimin dhe integrimin e Shqipërisë janë shumë e shumë më tepër sesa ata pak vandalë që duan që Shqipëria të bëjë hapa mbrapa dhe që Shqipërinë ta persekutojë ende hija e ‘97 ”, – tha Xhaçka.

Sekretari organizativ i PS-së Arben Pëllumbi, ashtu si e deleguara e kryesisë për Dibrën, Olta Xhaçka kërkoi nga socialistët e këtij qarku që të intensifikojnë komunikimin me njerëzit.

“Asgjë nuk ndryshon për ne deri në zgjedhjet e qershorit. Ato do të jenë në 30 qershor dhe ne hyjmë me synimin tashmë të deklaruar që herët që ne do t’i fitojmë të 61 bashkitë e vendit.  Varet nga të gjithë ne, nga puna jonë, nga organizimi jonë, nga fryma që do të përcjellim edhe rezultati që do të sjellim në të gjitha bashkitë. Mbështetja nuk do të mungojë edhe në këtë situatë të komplikuar dhe të padëshiruar prej nesh. Ne do të vazhdojmë punën tonë në funksion të fitores në të gjithë vendin”, – u shpreh sekretari organizativ Arben Pëllumbi.



Almira Xhembulla Arben Pellumbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.