Situata e Icardit është dramtikë kjo për faktin se klubi i Interit i hoqi atij shiritin e kapitenit. Për këtë arsye numri 9 nuk ka luajtur në 4 ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi në kofshe. Por TuttomercatoWeb ka turbulluar tifozët e Interit ku bën me dije se Icardi do të transferohet tek Interi. Në fakt gazetari i TuttomercatoWeb Tancredi Palmeri, ka treguar se për Icardin Interes ka shfaqur dhe Napoli, por Interi ka vendosur ta shesë sulmuesin agjetinas te Juventusi. De Laurentiis i ofron 9 milionë euro neto,sulmuesit te interit, plus 2 milionë euro bonuse në rast…
Author: tirana
Zbulohet shënjestrat e atentatit që ndodhi sot në autostradën Lezhë-Tiranë. Korrespondenti i Panorama raporton se në makinën tip “Ford Focus” e cila u qëllua sot në autostradën e Lezhës në drejtim të Tiranës, po udhëtonin dy punonjës të Bashkisë së Lezhës. Personat që ishin objektiv i atentatit janë, Mirel Ndoka, punonjes i INUV dhe Edmond Mhilli ish-punonjës i njësisë Administrative Zejmen. Në dëshminë e dhënë pranë forcave të rendit, Ndoka dhe Mhilli kanë bërë të ditur se janë qëlluar nga personat të paidentifikuar ndërkohë që ishin duke udhëtuar me makinë. Në momentin e sulmit, zyrtari i Bashkisë së Lezhës ka…
Pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura gjatë protestës së djeshme, ku u ça me forcë kordoni i Policisë dhe u goditën me sende të forta punonjësit, Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 8 shtetas për veprat penale “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Kundërshtim të punonjësit të rendit publik”. U proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit: – A.Sh., 26 vjeç, banues në Tiranë; – E.Sh., 30 vjeç, banues në Tiranë; – Gj.L., 44 vjeç, banues në Laç; – P.L., 62 vjeç, banues në Mamurras; – A.P., 25 vjeç, banues në Tiranë;…
Pasi ka parë në media protestën e opozitës, por dhe babain e tij dhe krerët opozitarë duke “lotuar” nga gazi lotsjellës, djali i ish kryeministrit ka festuar ditëlindjen. Për këtë Armina e ka surpizuar në mesnatë me disa tullumbace blu dhe të bardhe si dhe një poster ku i shpreh dashurinë. Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani janë ndër çiftet më të komentuar të showbizzit shqiptar dhe sot është një ditë e veçantë për çiftin. “Gëzuar ditëlindjen, të duam”, shkruan ajo.
Forcat e Armatosura dhe bashkia Fier po i japin fund përmbytjeve në njësitë administrative Frakull dhe Dërmenas, duke forcuar ndjeshëm argjinaturën e lumit Vjosë, në një gjatësi prej gati 4 km. Ngritja me mbi 2 metër nga niveli ekzistues i kësaj argjinature, nga fshati Ferras, deri në rrugën nacionale Levan-Tepelenë, afër fshatit Frakull, pritet të përballojë pa problem prurjet e lumit Vjosë gjatë stinës së reshjeve. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shoqëruar nga kryetari i bashkisë Fier Armando Subashi, deputetët e qarkut, Adelina Rista, Antoneta Dhima, Xhevit Bushaj dhe prefekti Baki Bala, inspektuan nga afër punimet në një pjesë…
India dhe Pakistani i janë rikthyer tensioneve të forta të tyre pas luftës së vitit 1971 duke frikësuar botën se dy fuqitë bërthamore do të përplasen ushtarakisht. E gjitha nisi në zonën problematike të Kashmirit, ku avionët indian bombarduan baza të një grupi militantësh që i akuzonin se vranë më shumë se 40 ushtarë të tyre me sulme me bomba. Pas kësaj, Pakistani sulmoi zona brenda territorit Indian duke sjellë reagimin e këtyre të fundit sërish. Arrested Indian Pilot. 3 Indian pilots are in Pakistan custody. pic.twitter.com/mL3Ec5vgAu— Siasat.pk (@siasatpk) February 27, 2019
Protesta e opozitës zgjati disa orë ditën e sotme para seancës së Kuvendit, teksa nuk ishte edhe aq e qetë sa herën e parë. Irritimi i protestuesve ishte me deputetët, të cilët në fund u larguan nga hyrja e pasme. Por kështu nuk kishin menduar dy deputete. Protestuesit kanë gjetur dy deputete gra të fshehura në një kioskë, Evis Kushi, deputete e PS në Elbasan dhe Antoneta Dhima e PS në Fier. Për fat të mirë nuk pati probleme.
11 punonjës dhe drejtues të Autoritet Rrugor Shqiptar janë shkarkuar nga detyra, burime për Tirananeës, thonë se mes tyre është zv.drejtori i këtij institucioni Afrim Qëndro, i cili mbanë njëkohësisht edhe detyrën e Drejtorit të Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve pranë këtij autoriteti. Po ashtu nga detyra është shkarkuar edhe shefja e Shpronësimeve, ajo e Hartimit të Projekteve, Drejtori i Shërbimeve, Drejtori i Projekteve , përgjegjësi i Burimeve Njerëzore dhe ai i Sigurimit të Cilësisë. Ajo që është shumë e çuditshme lidhet me faktin se të gjithë këta funksionarë janë shkarkuar në një ditë dhe me të njëjtin motivacion, mungesë besimi…
Për deputetin dhe zëvendëskryeministrin Erjon Braçe, zgjatja e seancës nga socialistët nuk ishte për tu bërë karshillëk protestuesve të thirrur nga opozita por përgjegjshmëri para qytetarëve që i kanë votuar. Braçe nuk e shmangu dot tensionin teksa iu drejtua gazetarëve: “Qeshni, qeshni! Unë jam për ata, as për protestuesit e tu.Jam për qytetarët në parlament”. I pyetur se çfarë pritet nëse vala e protestës opozitare vazhdon, Braçe e cilësoi vendimmarrje personale teksa apeloi për ndalje të dhunës. Frymën e tensionit që po kalonte Braçe e transmetoi edhe në mbyllje të fjalës së tij kur iu drejtua njërës prej gazetareve: “Qesh, kjo e…
Disa studime kanë zbuluar se në mjediset me shumë zhurmë, njerëzit kanë 2 herë më shumë gjasa të veprojnë në përputhje me atë që i thuhet në veshin e tyre të djathtë, dhe jo në të majtin. Kur u gjet një mal më i lartë se mali që deri atëhere njihej si maja më e lartë në Australi, Mali Koziusko, emrat e tyre u ndërruan në mënyrë që Mali Koziusko, të mbetej sërish mali më i lartë në Australi. Në vitet 1960, ushtria amerikane kreu një eksperiment, në të cilin 2 njerëz të patrajnuar me armët bërthamore, duhej të vizatonin…
Qyteti rus i Pervouralsk është mbuluar nga bora jeshile. Pavarësisht se duket si një fenomen interesant, në të vërtetë banorët janë shumë të shqetësuar me atë se çfarë ka ngjarë. Ata fajësojnë një fabrikë kromi në afërsi për të cilin thonë se shkakton ndotje të ambientit. Autoritet në Rusi kanë nisur menjëherë hetimet, pavarësisht se fabrika ka mohuar të jetë ajo shkaktare për borën jeshile.
Opozita prentendon se policia po përdor gaz helmues ndaj protestuesve. E ftuar në emisionin Tempora në Ora News, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thënë se kanë përgatitur disa flakon dhe do të nisin jashtë Shqipërie për analizat e nevojshme. Në këtë logjikë kryetarja e LSI-së ka bërë me dije se ish-deputetja Keidi Mehmetaj ka pasur shqetësime shëndetësorë të cilat sipas saj, janë rezultat i përdorimit të gazit helmues nga policia. Znj.Kryemadhi tha se bombat me gaz lotsjellës janë hedhur nga godinat dhe ka qenë policia e cila ka provokuar.