Sheshi para Parlamentit është boshatisur për momentin, pasi Policia ka hedhur disa herë gazlotsjellës. Policia ka hedhur në drejtim të protestuesve disa herë gazlotsjellës dhe ka bërë që militantët e PD dhe LSI të shpërndahen. Në terren raportohet se janë prere valët e telefonit, ndërkohë që policia ka hequr dhe dritat në zonën para Kuvendit.Policia ka sjell në Parlament dhe automjetin ujë hedhëse.
Author: tirana
Pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia, duket se protestuesit përpara parlamentit janë spostuar. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bëri thirrje që policia të mos hedhë më gaz për të helmuar protestuesit, ndërsa shtoi se ata do të vijojnë të qëndrojnë në shesh deri “sa të na shohin në sy deputetët që kanë ardhur me votën e krimit”. “Hidhni gaz lotsjellës sa të doni, por ju kurrë nuk do ndaloni dot urrejtjen që keni krijuar tek shqiptarët. Ne prapë do vijmë këtu dhe ju prapë do hidhni gaz. Por nuk do i ndaloni mallkimet e shqiptarëve. Mblidhuni të gjithë këtu…
Tashmë çdo gjë ka marrë udhën e vet! Këngë “Ktheju Tokës”, fituese e Festivalit në Rtsh, e këngëtares Jonida Maliqi do të përfaqesojë Shqipërinë në Eurovizion, në Izrael, këtë maj. E ftuar me këtë rast në spektaklin “Në kurthin e Piter Panit”, të Alketa Vejsiut në Tv Klan, Jonida ka publikuar edhe emrin e stilistit që është angazhuar me këtë rast. Ai do të jetë Ardi Asllani! Stilisti i njohur tenton për herë të parë këtë sfidë, teksa ka në karrierën e vet prej 2 dekadash suksese televizive e artistike, në shfaqje dhe programe të shumta. Me një individualitet të…
Ndërsa jashtë sallës së Kuvendi të Shqipërisë opozita kryente protestën e radhës pas djegies së mandateve, në kuvend qeveria mbajti disa fjalime ndërsa diskutohej për ngritjen e dy strukturave të rëndësishme për reformën në drejtësi. Ajo që ra në sy gjatë fjalimeve të përfaqësuesve të shumicës qofshin ministra apo deputetë ishte fakti që për mazhorancën “aksioni i opozitës ka të bëje me frikën që sjell reforma në drejtësi”. Pothuajse të gjithë deputetët dhe dy ministret, ajo e marrëdhënieve me Parlamentin znj.Spiropali dhe Ministrja e Mbrojtjes znj.Xhacka, e vendosen thelbin tek frika nga zbatimi i reformës në drejtësi dhe krijimi i…
Teksa opozita ka tentuar që të hyjë në parlament dhe policia e shpërndua me gaz lotsjellës, ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka lënë sallën e seancave plenare për të ndjekur nga afër situatën. Me disa kolegë në krah të cilët duket se nuk ishin të shqetësuar, ish-ministri I Brendshëm sikurse shihni edhe nga këto foto është shfaqur tejet I vëmendshëm duke ndjekur nga pranë dhe punën e policisë. / tirananews
Erla Mëhilli, këshilltarja për mediat, asistentja dhe një nga njerëzit më të besuar të ish-Kryeministrit Sali Berisha, është fotografuar nga paparazzi ynë pak ditë më parë. Ajo po dilte nga Rogneri, ndërkohë që na ra në sy fakti se Erla, mama e dy fëmijëve të vegjël, ishte në superformë. Edhe veshja e saj e bardhë i shkonte jashtë mase. Këto ditë, ka pasur shumë lëvizje në kampin opozitar, sidomos pas vendimit nga ana e opozitës së bashkuar për të djegur mandatet.
MENTOR NAZARKO Vendimi i fundit i opozitës për të dorëzuar mandatet parlamentare ka krijuar dilema të shumta. Ndalemi në dy prej tyre. Dilema e parë në planin e brendshëm: Sa të fuqishme, ndikuese dhe vendimtare janë masa të tilla si ajo e dorëzimit të mandateve? Dilema e dytë: Me kë është opozita sot mes aleatëve ndërkombëtarë? Me Europën kundër Amerikës, me Amerikën kundër Europës, me të dyja apo me asnjërën prej tyre? Për dilemën e parë është shumë e thjeshtë, meqenëse po shtrohen shumë pyetje apo sugjerime nxitëse të aksionit politik të opozitës, sipas të cilave veprimi i saj procedural,…
Disa deputetë po tentojnë të hyjnë në Kuvend dhe policia nuk i ndalon. Policia eshte vendosur kordon, nderkohe qe disa metra me tutje ndodhet nje kordon i dyte policor qe ndodhet me skafandra.
Ndërkohë që është duke u zhvilluar protesta e opozitës dhe situata është tensionuar së tepërmi. Ajo çfarë vihet re është mungesa e dy prej aleatëve të Bashës. Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka dhe kreu i PDBNJ Vangjel Dule nuk janë krah kryetarit të opozitës. Mes tyre dallohen vetëm prezenca e Fatmir Mediut dhe shumë deputetëve të tjerë të opozitës.
Kapsolla, tymuese, djegie gomash, shoqërojnë protestën e opozitës ditën e sotme.Ndryshe nga organizimi i së enjtes, protesta e ditës së sotme është shoqëruar me disa akt të vogla dhune. Më herët protestuesit sulmuan ministrin Blendi Klosi dhe deputetin Paulin Stërkaj të cilët po tentonin të futeshin në Kuvend. Ndërkohë që forca të shumta policie kanë rrethuar Kuvendin për të siguruar mbarvajtjen e protestës.
Opozita e bashkuar po proteston para parlamentit duke kërkuar rrëzimin e Edi Ramës dhe futjen e vendit në zgjedhje të parakohshme, por mazhoranca brenda sallës së seancave plenare duket e pashqetësuar. Teksa sheshi para Kuevndit të rrethuar me mijëra policë është pushtuar nga tymi dhe flaka, kryeparlamentari Gramoz Ruçi nga brenda sallës ka njoftuar se nga sot Partisë Socialiste i është shtuar edhe një tjetër deputet. “Iu njoftoj se deputeti Dritan Bici është bërë anëtar i grupit të PS-së”, tha Ruçi. Deputeti Bici u rreshtua në radhët e PS pas largimit nga PDIU, duke mos pranuar djegien e mandatit. Ndër…
Vijon protesta para Parlamentit, ndërkohë revolta popullore sa vjen dhe rritet. Pas arrestimit që iu desh t’iu bëhej dy pjesëtarëve të mazhorancës, Blendi Klosi dhe Paulin Sterkaj, protestuesit kanë djegur edhe imazhin e Ramës, të modifikuar me atë të diktatorit venezuelian, Nicolas Maduro.