Pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia, duket se protestuesit përpara parlamentit janë spostuar.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi bëri thirrje që policia të mos hedhë më gaz për të helmuar protestuesit, ndërsa shtoi se ata do të vijojnë të qëndrojnë në shesh deri “sa të na shohin në sy deputetët që kanë ardhur me votën e krimit”.
“Hidhni gaz lotsjellës sa të doni, por ju kurrë nuk do ndaloni dot urrejtjen që keni krijuar tek shqiptarët. Ne prapë do vijmë këtu dhe ju prapë do hidhni gaz. Por nuk do i ndaloni mallkimet e shqiptarëve. Mblidhuni të gjithë këtu ne nuk do ikim deri sa të na shohin në sy deputetët që kanë ardhur me votën e krimit”, tha Kryemadhi.