Momenti i përgjakshëm ku një shofer lëvizi përgjatë rrugës së St.Petersburg, duke vrarë dy persona u kap nga kamerat e CCTV. Shoferi ishte nën ndikimin e oksidit të azotit dhe humbi vetëdijen, raportojnë mediat lokale. Përplasja e tmerrshme ndodhi në Nevskiy Avenue, ku një BMW x6 po udhëtonte me shpejtësi të madhe mori përpara disa makina përpara se të përfundonte në trotuar. Makina pasi përfundoi në trotuar dërgoi në ajër disa këmbësorë.Më pas makina shkatërroi dyert e hapura të kafeneve, dyqaneve përpara se të kthehej në rrugë për të ndaluar më në fund. Për fat të mirë, disa kalimtarë me…
Author: tirana
Këngëtarja Eranda Libohova ka treguar për herë të parë pamjet brenda shtëpisë së saj në emisionin ‘Living’. Ashtu si në të veshur edhe në arredimin e shtëpisë Eranda ka përdorur një stil mjaft të veçantë. E frymëzuar nga stili skandinav, vihet re se në shtëinë e këngëtares mbizotërojnë ngjyrat e ftohtë edhe pse plot dritë. Ia vlen të themi se pamjet brenda shtëpisë së Erandës na kanë lënë vërtet gojëhapur.
Te Reali i Madridit ka një klimë e tensionuar dhe arsyeja është sjellja e Gareth Bale. Sipas “AS”, sulmuesi 29-vjeçar ka prishur hapur marrëdhëniet me pjesën tjetër të grupit “merengues” dhe kjo u duk kur pasi shënoi me penallti golin e fitores ndaj Levantes mbrëmjen e së dielës, refuzoi përqafimin e shokut të tij të ekipit, Lucas Vazquez. Uellsiani i hoqi dorën nga qafa kolegut të tij të sulmit dhe vrapoi drejt mesfushës i mërzitur. I bezdisur dhe i revoltuar nga disa thashetheme që kanë qarkulluar mbi jetën e tij nga ana e Marcelos dhe Courtois, të cilët janë shprehur…
Pas anulimit të testit për komisar dhe kryekomisar në nëntor të vitit të kaluar me pretendimin se gjatë konkursit pati parregullsi dhe pas ankimimit të më shumë se 200 konkurrentëve për këtë vendim, çështja u regjistrua në Prokurinë e Tiranës dhe hetimet nisën me akuzën “Shpërdorim detyre” për personat që mbikëqyrën testin në fjalë. Në kuadër të këtij hetimi prokuroria i ka lënë disa detyra SHÇBA. Pothuajse të gjithë fituesit e testit të 7 nëntorit për gradën komisar dhe disa të tjerë që nuk rezultuan fitues në testin për gradën kryekomisar, i janë drejtuar me ankesë Komisionit të Apelimit dhe…
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili pas vendimit të KLP për të mos marrë për bazë kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku, ka reaguar duke thënë se kjo është provë e pandëshkueshmërisë Vasili shprehet përmes një postimi në Facebook se KLP u vu qartë në dispozicion të pandeshkueshmerise duke larë duart si Ponc Pilati në rastin e Arta Markut. Opozita kërkoi shkarkim dhe ndjekjen penale të Markut pasi, sipas saj, kryeprokurorja përcolli kandidaturën e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP-së, pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e…
Kanë kaluar vetëm dy ditë nga publikimi i videos, por ritmi i shpërndarjes së saj është për t’u admiruar. Bëhet fjalë për një video të realizuar nga aktori Florjan Binaj ku i “kundër përgjigjet” filmit “Taken” me aktor Liam Nesson. Në këtë film shqiptarët paraqiten si njerez të frikshëm që merren me vrasje, prostitucion dhe drogë. Ndërsa spoti i përgatitur ka si qëllim të promovojë turizmin e Shqipërisë dhe të ftojë vetë aktorin e famshëm ta vizitojë vendin tonë. Videoja zyrtare, ku Klosi vërehet në sekondin e 27 të videos Gjithsej kjo video është parë 80,612 views. “Në kulturën e…
Aktori Rami Malek rrëmbeu çmimin e aktorit më të mirë në ceremoninë e Oscar. Ai e fitoi këtë çmim për rolin e tij në filmin ‘Bohemian Rhapsody’ ku ka interpretuar legjendën Freddie Mercury. Por pasi mori çmimin dhe mbajti fjalimin falenderues Rami Malek ka kaluar një situatë të sikletshme. Melek, i cili fitoi për herë të parë një çmim Oscar, u rrëzua nga shkallët teksa po largohej nga skena. Por reagimi i të pranishmëve ka qenë i mënjëhershëm, pasi janë afruar ta ndihmojnë, madje në sallë ka ardhur edhe ndihma e shpejtë.
Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos akuzoi Shqipërinë se vazhdon të kërkojë të drejtat e çamëve. Ai përdori një gjuhë të ashpër dhe me tone kërcënuese ndaj Tiranës. Pavlopulos tha se Shqipëria nuk i ka braktisur kërkesat sipas tij të pakonceptueshme, gjoja të drejtave të çamëve kriminelë. Ndërsa i bëri thirrje popullit grek të bashkohet për të mbrojtur pa lëshime çështjet kombëtare, presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos akuzoi Shqipërinë se vazhdon të kërkojë të drejtat e çamëve. Pavlopulos përdori një gjuhë ekstreme dhe me tone kërcënuese kur tha se Tirana zyrtare nuk i ka braktisur kërkesat sipas tij të pakonceptueshme të…
Tre ditë pasi mori në dorëzim nga Kuvendi kërkesat për dorëheqje nga mandati i deputetëve të opozitës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ktheu një tjetër kërkesë Kuvendit të Shqipërisë, për të marrë më tepër shpjegime prej tij mbi dokumentet e dërguara lidhur me dorëheqjen e deputetëve të opozitës nga mandatet. Kërkesa e KQZ ka për qëllim saktësimin, pasi janë vërejtur paqartësi në specifikimet ligjore në dokumentin ku kërkohet nisja e procedurave për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr. Sipas KQZ, 56 njoftimet për dorëheqjen e të deputetëve të opozitës nuk janë korrekte, pasi në to nuk përcaktohet krijimi i vakancave, sikundër…
Një 48 vjeçar nga Sukthi i është drejtuar emisionit “Me Zemër të Hapur” për ti bërë apel bashkëshortes së tij të rikthehet dhe të mos shkatërrojë familjen. Prej 6 muajsh gruaja e tij ka ikur nga shtëpia sëbashku me dy fëmijët dhe ka vajtur të jetojë tek prindërit e saj. Pas 25 vitesh martesë bashkëshorti nuk po gjen asnjë shpjegim pse ka ndodhur kjo situatë. 6 muaj më parë në familjen e zonjës u organizua një dasëm, 48 vjeçari në atë priudhë debatoi me bashkëshorten pasi nuk ishte dakort që ajo të qëndronte sëbashku me fëmijët për ditë të tëra…
Një 27-vjeçar në Gjirokastër u plagos rëndë sot pas shpërthimit të një lëndë eksplozive. I plagosuri është identifikuar si Vitjon Lluka. Policia bëri me dije se 27-vjeçari është plagoosur teksa ishte duke kullotur gjedhët. Ndërkohë, sipas grupit hetimor ngjarja nuk ishte aksidentale, por ka si votiv hasmërinë. Vitjon Lluka ka vështruar një objekt të çuditshëm të mbështjellë me letër dhe është ulur për ta hapur dhe menjëherë ka shpërthyer. Lluka është plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Gjirokastrës nga familjarët e tij. Ndërhyrja kirurgjikale ka qenë e menjëhershme aq sa mund të ndërhyhej pasi dëmtimi ishte…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri apel të fortë ndaj klasës politike, e cila sipas tij, duhet të tregohet më përgjegjshme për veprimet që ndërmerr. Ai këtë deklaratë e bëri në ceremoninë e bekimit të gurit të themelit të spitalit “Zonja e Këshillit të mirë” në Tiranë. Kreu i shtetit mes tjerash u shpreh se Shqipëria duhet të bëjë gjithçka që të frenojë largimin e të rinjve dhe të rejave nga vendi, por theksoi se duhet të krijohen me patjetër kushte dhe mundësi më të mira në vendin ku janë lindur dhe rritur. “Ndërtimi i këtij spitali mjaft të rëndësishme…