Author: tirana

Tirana dhe Partizani do të luajnë të premten ndeshjen e tretë më të rëndësishme të këtij kampionati, derbin mes tyre. Dhe sigurisht interesi nuk ndryshon nga të dyja tifozëritë, por edhe klubet dhe policia e shtetit. Edhe pse do akoma pesë ditë nga takimi mes bardhebluve dhe të kuqve, mësohet se derbi do të jetë i blinduar nga masat e shumta të sigurisë që do të adoptohen në këtë takim. Në dy sfidat e para, probleme ka pasur dhe policia së bashku me sigurinë private është munduar që të bëjë më të mirën, por këtë herë gjërat do të jenë…

Read More

Pas Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Partizanit, ishte radha e klubit të Flamurtarit të reagojë zyrtarisht në lidhje me ngjarjen e rëndë në ndeshjen e së shtunës, ku disa tifozë të skuadrës së kuqe dhunuan fotografin e ekipit kundërshtar. Pasi dënon ngjarjen e rëndë, deklarata e klubit vlonjat i përgjigjet edhe akuzave të Partizanit, pasi në reagimin e këtij të fundit, Shkëlqim Ramaj u cilësua si “personi me aparat në dorë” dhe se emri i tij nuk ishte në protokollin e ndeshjes. Në dokumentet e publikuara në llogaritë zyrtare të Flamurtarit, Ramaj rezulton të jetë një zyrtar i klubit në…

Read More

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e deputetit demokrat, tashmë me mandat të dorëzuar, Ervin Salianjit, për moszgjatjen e hetimeve në cështjen “Babalja”. Sot, gjykata i la afat prokurorisë deri në 20 mars që të kryejë të gjitha veprimet hetimore dhe të marrë një vendim, se cfarë do të bëjë me hetimet për rastin e Babales, dosje në të cilën Salianji akuzohet për kallëzim të rremë. Kujtojme se vetem pak me pare, teksa doli nga gjykata per kete ceshtje, Salianji ka theksuar se hetimi qe po behet eshte teresisht politik dhe zgjatja e afateve te hetimit nuk ka asnje mbeshtetje ligjore. “Prokurori…

Read More

Para rreth dy javësh, Edi Rama lëshoi në Parlament një frazë që ngriti shumë thashetheme. Tha se Sali Berisha ishte i mërzitur, pasi kishte marrë një lajm të keq, të cilin la të kuptojë se e dinte, por nuk e thoshte dot. Të nesërmen thashethemet u përqendruan në pyetjen drejtuar Berishës nga Taulant Balla, nëse ish-Kryeministri mund ta kalonte dot oqeanin apo jo. Kështu u shpërhap thashethemi se Sali Berishës i ishte refuzuar viza amerikane, që politikisht u interpretua se amerikanët i kishin hequr vizë Sali Berishës. Ndërkaq, ish- Kryeministri e refuzoi që të kishte kërkuar të shkonte në SHBA.…

Read More

Arkipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës, imzot George Frendo ka deklaruar për mediat italiane se situata në Shqipëri është tragjike dhe se mungon dialogu mes palëve. Ai ka kërkuar që palët të ulen në bisedime duke sakrifikuar diçka. Situata është tragjike, për fat të keq mungon një dialog mes partive politike. Ndoshta faji është pak a shumë i të gjithëve. Një dialog i vërtetë kërkon një dëgjim të sinqertë deri në nivelin e përuljes. Sot në Shqipëri mungojnë të dyja. Dhe gatishmëria për të dëgjuar gjithashtu supozon prirjen e përulur. Politikanët duhet të shikojnë se dialogu është e vetmja rrugë. Duhet…

Read More

Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu, ka reaguar në lidhje me incidentin që ndodhi dje në një prej avionëve të linjës “Blu Panorama”, i cili bëri ulje të detyruar në Rinas për shkak të një defekti të pësuar në ajër. Spahiu shkruan se kjo linjë “low cost” është mjaft e kritikuar prej klientëve të saj dhe operon vetëm në 6 shtete, ku një pjesë e tyre ndodhen në Afrikë. Sipas Spahiut, qeveria do të reagojë vetëm kur të ndodhë ndonjë tragjedi kombëtare. Reagimi i Përparim Spahiut për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit Kur të vdesim, mos…

Read More

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi i është përgjigjur letrës së Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit në lidhje me kërkesën e tyre për nisjen e një hetimi disiplinor për Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku. Opozita ka kërkuar hetimin e Markut për shkak se ajo ishte informuar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit se anëtari i KLP-së Bujar Sheshi, figuronte si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ndërsa opozita thotë se Arta Marku ka shkelur ligjin për mos verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidati Sheshi, KLP sqaron se nuk mund të nisë hetim ndaj saj, pasi një gjë…

Read More

Dashi-Pavarësisht një lodhjeje të madhe, do të jeni të karikuar me energjinë e duhur, sidomos sa i takon raportit në çift. Pikërisht dashuria do të jetë protagoniste e ditës, pas një periudhe jo shumë të thjeshtë. Demi-Parashikohet një ditë e cila duhet të jetë në kërkim të ndjenjave të humbura. Për arsye pune apo shkaqe të tjera, e keni gjetur veten larg familjes, ndërkohë që tani po afroheni më shumë. Ata që janë vetëm do të jetojnë emocione të reja dhe do të jenë në kërkim të diçkaje emocionuese. Binjakët-Kjo nuk është një periudhë aspak e favorshme, madje do të…

Read More

Bukuroshja e familjes Kardashian, Kendall Jenner, është padyshim një ndër modelet më të komentuara në mbarë botën dhe tashmë karriera e saj ka arritur majat. Mirëpo, me siguri nuk e dinit se setin e saj të parë fotografik, Kendall e ka zhvilluar me fotografin e njohur shqiptar, Fadil Berishën, kur ajo ishte vetëm 14-vjeç. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë fotografi nëpërmjet një fotoje të publikuar në profilin e tij në Instagram. “Seti i parë fotografik i Kendall Jenner kur ishte 14-vjeç. Pas kësaj, ne punuam 5 vite së bashku. Krenar për të.”- shkruan Fadil Berisha në postimin…

Read More

Lëngu i boronicës mund të lehtësojë dhimbjet në kyçe për të gjitha gratë që vuajnë nga artriti. Një studim i vogël sugjeron një gjysmë litër lëng me pak kalori në ditë për të zvogëluar therjet që përjetojnë gratë me artrit reumatoid, që prek 400,000 njerëz në Britani të Madhe. Gratë që konsumuan lëng boronicë për tre muaj treguan nivele më të ulëta të antitrupave që sulmojnë sistemin imunitar dhe dëmtojnë nyjet. Kur u pyetën për simptomat e tyre, ato treguan se fryrja e duarve u kishte rënë. Antioksidantët në boronicën e kuqe mund të ndihmojnë në parandalimin e reaksionit imun…

Read More

Nicki Minaj anulloi një nga datat e para të turneut evropian në Sllovaki për shkak të problemeve teknike. Reperja u shpreh se u mërzit shumë për anulimin e koncertit, duke thënë se energjia ishte e pamjaftueshme në stadiumin në Bratislavë për t’i plotësuar nevojat e teknologjisë së lartë të nevojshme për zhvillimin e koncertit. “Nuk mund ti besoj fansat ndonjëherë,”-shkruajti ajo në Instagram. “Pasi pritën për disa orë, u përpoqën të ishin mirëkuptues. Organizatorët më njoftuan se energjia elektrike ishte e pamjaftueshme për të furnizuar ashensorët skenikë, dritat, t’i lëvizte mbështetëset, objektet dhe gjithçka tjetër që ishte e nevojshme për zhvillimin…

Read More

Në sfidën e Napolit me Parmën, përveç fitores së thellë se napoletanëve me 0-4,  gjatë lojës është vënë re dhe një episod qesharak mes lojtaërve të të dyja ekipeve. Kur Parma do të gjuante një goditje dënimi dhe muri mbrojtës ishte duke u vendosur nga Napoli, Mertens ka pasur një “ide” gjenjale duke i futur gishtin mbrojtësit Granjolo. Lojtari i Parmës e ka ndjerë këtë prekje dhe ka kapur dorën e belgut, i cili e ka përqafuar dhe ka filluar të qeshi. Një video kjo që në pak orë është bërë virale në rrjet dhe ka shkaktuar jo pak të…

Read More