Author: tirana

Pas vendimit të partive opozitare për të djegur mandatet e deputetit, kryeministri Edi Rama ka postuar një status në Twitter, ku i bën një shpjegim “sportiv” këtij vendimi të rivalëve politike. Për shembull merr Juventusin dhe suksesin në Serie A. “Ky Juventusi s’durohet më!Të anulohet kampionati. Kush është mbrapa të djegë fanellat e iki nga fusha.Kjo skuadër e poshtër të heqë dorë nga avantazhi, të mos e bëjë më vetë formacionin dhe të fillojë ndeshjet nga e para!Ndryshe s’ka më futboll, po vetëm e ka kush e ka rrugëve”, thotë Rama.

Read More

Prestigjiozja “The Sun”, shkruan për kengëtaren me origjinë shqiptare, e cila është bërë një nga këngëtaret më të adhuruara në botë. “Dua Lipa ka botën nën këmbët e saj, pasi është bërë artistja më e nominuar në Brits Aëards për të dytin vit radhazi. Ajo gjithashtu mori dy Grammy të dielën e kaluar. Është artistja femër me këngët më të shitura për vitin 2018 dhe ajo ka zbuluar për fansat e saj se Dua prej dylli ndodhet në Madame Tussauds në Londër”, e hap shkrimin The Sun. Më pas, shkrimi vazhdon e përshkruan jetën e saj para se të bëhej…

Read More

Dorina, bashkëshortja e aktorit të njohur të “Portokalli”, Marin Orhanasi, feston sot ditëlindjen e saj. E Marini, që nuk i kursen asnjëherë fjalët e ëmbla dhe vlerësimet për gruan dhe nënën e dy fëmijëve të tij nuk kishte si të qëndronte indifentent këtë ditë të rëndësishme. Ai ka zgjedhur që t’i dedikoi Dorinës, partneres së tij prej gati 2 dekadsh disa fjalë zemre e një dedikim që me siguri do donte e që meriton të degjojë çdo grua. “Edhe 100 o Dielli im blu. Drita e kasolles tonë. O Princesha e çdo përralle. Lumi ku lundroj i qetë. Pylli i…

Read More

“Thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare për të bojkotuar parlamentin dhe për deputetët që të heqin dorë nga mandati i tyre aktual janë kundërproduktive dhe shkojnë kundër përpjekjeve të reformave të vendit në BE”. Zëdhënësja e KE, Maja Kocijancic iu përgjigj interesit të gazetarit të ATSH, Gjergji Mima lidhur me vendimin e opozitës për djegien e mandateve. “E drejta e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore është një element thelbësor dhe një vlerë thelbësore e çdo demokracie të pjekur dhe duhet të garantohet. Sidoqoftë, përdorimi i veprimeve të dhunshme dhe dëmtimi i pronës publike siç u pa të…

Read More

Konsiderohet si një nga këngëtarët me zërin më unik dhe të veçantë. Këngëtari shqiptar, Albert Stanaj fama e të cilit ka kaluar kufijtë ka paralajmëruar projektin e ri, shkruan Indeksonline. Në një postim që Stanaj ka bërë së fundi në “Instagram” ai ka treguar se gjatë këtij muaji do të lancoj këngën e re, ai po ashtu ka publikuar një pjesë të shkurter nga ky projekt. “Pritjes i ka ardhur fundi. “Sweat” do të publikohet me 22 shkurt, të premten” ka shkruar Stanaj.

Read More

Në rubrikën e emisionit “IN Traffic” në IN Radio 105.7, “Positive Vibes” ishte përzgjedhur aktorja e Hollywoodit, Charlize Theron, ku ajo ka zbuluar një histori të dhimbshme. Nëse nuk e dinit, ajo është një nga aktoret më të mira në Hollyëood, por jeta e saj ka qenë një luftë që nga mosha e re. E lindur në Afrikën e Jugut, babai i saj Charles Theron ishte një alkoolist abuziv, i cili do të terrorizonte vajzën dhe nënën e saj, Gerda Maritz. Në vitin 1991, kur Charlize ishte vetëm 15- vjeçe, ajo u fsheh me nënën e saj në kuzhinë, pasi…

Read More

Nikoll Lesi shkruan se protesta e së enjtes do të jetë fatale për Edi Ramën. Sipas tij, ndryshe nga protesta e së shtunës, të enjte nuk do të kursehet asgjë dhe protesta e Parisit do të jenë lule përpara protestës së opozitës në Tiranë. “Kryeministri deklaron se nuk jep dorëheqjen dhe se do të shkojë deri në 2021-in si kryeministër. Por parlamenti nuk funksionon më pas dorëzimit të mandatëve nga opozita, pavarësisht se çfarë thotë qeveria dhe PS-ja. Nuk ka më parlament, ndonëse kryeministri mund të ketë blerë apo blejë ndonjë deputet të opozitës. Politikisht ka rënë parlamenti që sot.…

Read More

Mengjesin e sotem, nenkryetarja e Bashkise se Tiranes, Kozeta Mesiti, e propozuar nga PDIU, eshte shkarkuar nga detyra per shkak te pjesemarrjes se saj ne protesten e dhunshme te organizuar nga opozita te shtunen. Burimet nga Bashkia e Tiranes shprehen se veç Mesitit u shkarkua edhe drejtori i tregjeve, Sokol Hysa, po ashtu i propozuar nga radhet e PDIU. Mesiti dhe Hysa ishin ende ne Bashki pas koalicionit ne zgjedhjet e 2015. Shkarkimi i tyre ka ardhur qe ne orët e para të mëngjesit, firmosur nga kryebashkiaku Veliaj. Me sa duket Veliaj nuk e ka toleruar faktin qe teksa Bashkia…

Read More

Rosanna Arkle është një prej femrave më të famshme dhe më të ndjekura në rrjetet sociale, sidomos Instagramit. 28-vjeçarja nga Zelanda e Re është bërë e famshme edhe për shkak të promovimit që i ka bërë garave të Moto GP. Në Instagram ajo nuk është frenuar kurrë dhe i ka shfaqur me shumë krenari hiret dhe format e saj seksi çka ka bërë që numri i ndjekësve të saj në rrjetet sociale të jetë në disa milionë. /gazetashqip/

Read More

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. Rama duket se me qëllim ka shmangur disa prej figurave politike më të njohura në Kosovë si kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin dhe presidentin Hashim Thaçi. Rama qëndron për një kohë të gjatë në telefon duke u kthyer sa majtas e djathtas, por duke mos i dhënë vëmendje askujt. Ky reagim indiferent ka qarkulluar në mediat kosovare. Por ndryshe ndodh nëse do krahasojmë vizitën e Ramës në Serbi me Vuçiç ku shfaqet me dorë në zemër.

Read More

Avokati i Popullit në një raport për protestën e 16 shkurtit ka dalë në përfundimin se në tërësinë e saj protesta ka qenë paqësore. Megjithëse dënon aktet e dhunës, pas monitorimit të bërë Avokati i Popullit thotë, se policia nuk ka ushtruar dhunë duke bërë si duhet detyrën. Deklarata e Avokatit të Popullit “Në përfundim të monitorimit, Avokati i Popullit ka konstatuar se protesta e 16 shkurtit është zhvilluar përgjithësisht brenda standardeve normale të një tubimi paqësor. Qytetarët kanë qenë të pranishëm të shumtë në numër dhe – përveç një numri të vogël e të veçuar individësh – në një…

Read More

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Flackenstein, ka komentuar vendimin e Partisë Demokratike për djegien e mandateve. Eurodeputeti shprehet kundër këtij qëndrimi duke argumentuar se sjellja e opozitës vijon të jetë e njëjta prej pesë vitesh. Ai sugjeron që forcat opozitare duhet të japin një alternativë si brenda ashtu edhe jashtë parlamentit.“Nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë, ku opozita shqiptare braktis punën në parlament. Për mendimin tim, asgjë nuk ka ndryshuar gjatë 5 viteve të fundit në këtë drejtim. Është puna e opozitës në parlament, dhe nëse ata e konsiderojnë të nevojshme edhe jashtë parlamentit,…

Read More