Author: tirana

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka lavdëruar shefin e tij, Aleksandër Vuçiq, për paraqitjen që pati në Konferencën e Sigurisë në Munih. Sipas Daçiqit, Prishtina e ka humbur mbështetjen ndërkombëtare që ka pasur dikur, duke përmendur këtu se ‘vetëm kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte në shënimin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës’. Ai ka thënë se është e qartë që ‘Amerika nuk do të përzihet në atë se çka do të arrijnë Beogradi dhe Prishtina pas dialogut’. “Amerika nuk do të hyjë në mes të Prishtinës dhe Beogradit lidhur me marrëveshjen, megjithëse ende ka diskutime në këtë çështje…

Read More

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar sot se në seancën e djeshme solemne të 11-vjetorit të Pavarësisë nuk ka qenë mirë me humor. “Nuk e di që ka qenë i acarum për besë. Acarimet i kam të natyrave të tjera. S’ka pas të bëjë me seancën. Probleme të mia”, është shprehur Haradinaj, pas homazheve në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan. Sa i përket pohimit “Ma qenef mashkull nuk kam parë në jetë” i cili është dëgjuar pas përfundimit të seancës, i pari i Qeverisë ka thënë se nuk i kujtohet se për çfarë ka qenë duke folur. “Për besë nuk më…

Read More

Prokuroria do t’i kërkojë Gjykatës masën e arrestit me burg për 13 prej prangosurëve pas protestës të opozitës. Per tre të tjerë akuza do të kërkojë masa më të buta, për Ndue Fugën për shkak të moshes së tij, për Suzana Dimushin për shkak të gjinisë dhe për R. Domin per shkak të aftësisë së kufizuar. Top channel mësoi se masat e sigurimit personal do të zhvillohen të marten, ndërkohë që të gjithë protestuesit e prangosur dyshohen për shkatërrim prone, shkatërrim prone me zjarr, prishje të rendit, kundërshtim të policisë. Gjatë protestës thotë Prokuroria disa persona hodhën kapsolla, shkopinj druri…

Read More

Efikasiteti i treguar nga xhamat  e blinduar në godinën e qeverisë ka bërë që menjëherë të nisë marketimi edhe nga  bizneset që shesin të tilla materiale. Në rrjetet sociale shumë kompani që merren me duralumine po tentojnë të tërheqin klientët e tyre duke sjellë shembuj nga trazirat në protesta. ”Mbroni pronën nga aktet e dhunës dhe vandalizmit me filma xhami sigurie dhe antiplumb 💥💥”, shkruhet në reklamë.

Read More

Kryetari i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar sot se është arrestuar në Tiranë, “miku” i Lulzim Bashës, shtetasi Arben Xibri, që sipas socialistit është i akuzuar për trafikim të 130 kg kanabis. Balla ka publikuar në Facebook dhe një fotot të Bashës me personin që pretendon se është Arben Xibri. Sekretari i Përgjithshëm i PS thekson më tej se në protestën e opozitës, morën pjesë dhe persona me precedent penal si Arben Xibri dhe sipas tij, PD nuk është distancuar nga kjo dhunë kundër institucionit të Kryeministrisë. “Mediat raportojnë se sot është arrestuar në Tiranë “miku” i Lulzim…

Read More

Deputeti socialistë, Spartak Braho në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, teksa komenton protestën e opo-zitës, shprehet se ngjarjet që shoqëruan 5 orët e tubimit para Kryeministrisë ishin fundi i një “komedie me aktorë politikë që bllofuan se do luanin tragjeditë e Eskilit”. Gjithashtu, ai shprehet se me vendimin për të djegur mandatet PD po bën vetëvrasje politike. Pavarësisht kësaj mase ekstreme, ai thekson se kjo nuk do ta pengojë Partinë Socialiste që të qeverisë deri në fund të mandatit që i kanë dhënë shqiptarët. “Do të jetë një vetëvrasje tjetër në kushtet e dëshpërimit. Në dëshpërim njeriu vetekzekutohet. Po jeta…

Read More

Presidenti i Steauas së Bukureshtit, Xhixhi Bekali nëpërmjet një rrëfimi të publikuar së fundmi nga “Striripesurse” ka folur për të kaluarën e tij, duke treguar vështirësitë dhe rrënjët e tij.   Bekali njihet për tipin e tij të veçantë, teksa mungesa e diplomacisë e ka shoqëruar gjithmonë, madje në disa raste, deklaratat pa doreza të tij kanë bërë jehonë të madhe në Rumani. Në rrëfimin e tij, Bekali tregon se babai i tij ka lindur në Shqipëri dhe për të ka qenë gjithmonë një model biznesi. “Babai im lindi në Shqipëri, nëna ime në Bullgari. Ai hyri në Dobrega, për të…

Read More

Shenjestra e atentatit te djeshem ne Vlore, Armando Sulejmani, i njohur ndryshe me pseudonimin “Çipuri”, njihet si anëtar i grupit “Gaxhai”, i drejtuar nga Gazmir Brakaj. 42-vjeçari është akuzuar për shumë vrasje bashkë me disa anëtarë të tjerë të grupit. Gjatë trazirave të vitit 1997, grupi i “Gaxhait” ushtronte aktivitet kriminal në qytetin bregdetar të Vlorës bashkë me dy grupe të tjera, grupin e “Xhelitajve” në lagjen “Çentrale” dhe grupin e Zani Çaushit në lagjen “Çole”. Gjatë muajit mars ‘97, këto grupe nuk kishin ndonjë konflikt me njëri-tjetrin, por më pas, gjatë veprimtarisë së mëtejshme, filluan të viheshin re aktivitetet…

Read More

Ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, sekretar i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, komenton për agjencinë katolike italiane Sir, protestën e 16 shkurtit në Tiranë. “Shprehje e pakënaqësisë së përgjithshme ndaj veprimtarisë së qeverisë, gjatë këtyre viteve. Vjen menjëherë pas protestës së studentëve, që i dhanë një goditje të rëndë qeverisë, aq sa e detyruan kryeministrin të bëjë disa ndryshime në ekzekutiv, duke zëvendësuar, ndër të tjerë, edhe ministrin e Arsimit e atë të Punëve të Jashtme”. Kështu deklaron për agjencinë katolike italiane Sir, ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, sekretar i përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, duke…

Read More

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi më herët ishte dënuar me 8 vite burg. Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi i identifikuar si Arben Xibri banues në Tiranë. 53-vjeçari ishte në kërkim kombëtar për “Trafikim i narkotikëve i kryer në bashkëpunim i mbetur në tentativë. Rasti i trafikut të drogës u parandalua nga policia në vitin 2016, kur efektivët e Antidrogës në portin e Durrësit ndaluan automjetin që do të trafikohej drejt Italisë dhe brenda të cilit ndodhej sasia e lëndës narkotike. Në atë kohë u arrestua shoferi Edmond Xhaja 48-vjeç. Por organizator i këtij trafiku dyshohet…

Read More

Dje një grup alpinistësh nga Kukësi,Tirana dhe Kosova ngjitën majën e Pashtrikut 1986 m për nder të Pavarësisë së Kosovës. Rreth 50 alpinistë morën pjesë në këtë marshim, ku nuk munguan as urimet nga alpinistët për Pavarësinë e Kosovës . Mali i Pashtrikut është i zhveshur dhe shkëmbor, me forma karstike dhe me pak ujë sipërfaqësor. Dy të tretat e malit i përkasin Shqipërisë. Pashtriku është i vendosur në verilindje të Shqipërisë, ndërsa qyteti i Krumës është i pozicionuar në krah të tij. Pjesa tjetër, pra një e treta e malit është në Kosovë dhe është e vendosur në pjesën…

Read More

Një nga besytnitë më të njohura kur një çift martohet është se bashkëshorti i ardhshëm nuk duhet ta shohë nusen të veshur me fustan të bardhë para ditës së dasmës, pasi mendohet se sjell ters. Ndërsa pjesa më e madhe e vajzave e respektojnë këtë rit, duket se për Amardën nuk ka qenë aspak problem fakti që Ermali ta shohë me fustan të bardhë, shumë ditë para datës  së dasmës. “Me Ermalin e kemi zgjedhur fustanin tim të martesës në një nga udhëtimet tona. Mendoj se duhet të shtohen nuset që e zgjedhin fustanin me burrin e ardhshëm “; tregoi…

Read More