11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e kanë uruar të gjithë artistët shqiptare anembanë botës. Edhe reperi i suksesshëm, Unikkatil s’ka harruar këtë datë të rëndësishme. Ai ka postuar një fotografi ku shihet flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, ndërsa ka shkruar: Nanës teme t’dytë Kosovës ju kanë zgidhë zinxhirët!! Urime 11 vjetorin e pavarësisë!!!
Author: tirana
Një nxënëse ne ciklin fillor ka serish aryse që të shkoje në shkollë, dhe kjo falë mësueses së saj. Mësuesja nga shkolla Kindergarten, Shannon Grim vërejti një ndryshim në studenten e saj, Priscilla Perez. “Unë qaja sepse mendoja se shkolla nuk është argëtim”, tha Perez për KTRK. Duke u rritur, 5 vjecarja kishte prerë flokët, dhe shokët e saj të klasës filluan ta ngacmonin atë. “Shokët filluan ta quanin atë një djalosh, dhe disa fjalë të tjera të cilat e bën të ndihet keq atë”, tha Grimm. U ndjeva keq sepse Perez nuk dëshironte të hiqte fare kapelën nga koka…
Adhuruesit e gjithësisë do të gëzojnë një pamje mahnitëse këtë javë, pasi “superhëna” e rrallë do të shfaqët në qiell. “Superhëna” do të dalë më 19 shurt dhe do të jetë hëna më e madhe dhe më e ndritur e vitit 2019. Është e dyta nga tre superhënat që mund t’i shihni në këtë vit, pas hënës së gjakut që u zhvilluar me 21 janar dhe që i paraprinë edhe një superhëne tjetër më 21 mars. Shfaqja spekakolare e hënës njihet si hëna e dëborës, sepse shpesh shfaqet me borë gjatë kësaj kohe të vitit, sipas Almanakut të Farmerit të…
Artistja që shquhet për zërin e saj të fuqishëm, përmes një fotografie dhe shkrimi të postuar në llogarinë e saj Instagram ka falënderuar të gjithë për urimet që i kanë bërë. Në këtë falënderim, ajo s’ka harruar ta urojë edhe Kosovën në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. “Gëzuar Kosova ime”, ka shkruar ajo.
Edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka rënë pre e një “fake-news”-i të përhapur mbrëmë në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një fotografi nga ajri të Kryeministrisë, ku duket e rrethuar nga qindra-mijëra protestues. Por në të vërtetë fotografia është fotoshop, apo e modifikuar, sepse Kryeministria dje nuk u rrethua në këto përmasa nga protestuesit. Fotoshopi duket qartë edhe te fakti se godina e Kryeministrisë është pa skela në pjesën e hyrjes kryesore. “Pa qeveri,pa kryeministër!!”, shkruan Petrit Vasili në Facebook. / newsbomb /
I hutuar dhe pa asnjë fjalë, Alket Arapaj u përball dje me vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda, që e la atë në masën e sigurisë “Arrest në burg” pa afat. Kujtojmë se gardisti, tri ditë më parë, vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ervilma Seferi. Seanca për Arapajn filloi në orët e paradites së djeshme, ndërsa i prangosuri nuk foli asnjë fjalë gjatë seancës, e cila zgjati rreth një orë. Burime nga seanca gjyqësore, bëjnë me dije se përveç pendesës për krimin e kryer, 44-vjeçari nuk pranoi të jepte shpjegime para togave të zeza, duke kërkuar…
Lola Haradinaj, bashkëshortja e deputetit të AAK-së, Daut Haradinajt shpesh është pjesë e mediave rozë. Ajo shquhet për stilin dhe elegancës, e kështu shfaqet edhe sot përmes një fotografie në llogarinë e saj Instagram. Me një shije unike, Lola po rrezaton në këtë mbrëmje që siç duket është bërë gati për ta festuar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Pikërisht sot një vit në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, një nga reperët më të talentuar në vend, Ledri Vula lancoi projektin e tij muzikor “I vogël”. Një nga këngët më me kuptim dhe më të veçanta të tij. Një projekt në të cilin reperi kthehet pas në kohë, kur ishte fëmijë, pikërisht në kohën kur vendi ishte i okupuar nga serbët, përcjellë Indeksonline. Një videoklip me një tekst fantastik, që tregon realitetin përmes vargjeve të fuqishme që vetëm Ledri di t’i thur e t’i këndojë. Ky është teksti i këngës: [Verse 1] Jam kon i vogël I pshtet me 30…
Ai që jetoi më gjatë nga dy grupet e “të fortëve” të Tiranës ishte Franc Konomi, i vrarë më 8 korrik të vitit 2010. Konomi njihej si një nga shokët e ngushtë të Naim Zyberit dhe Fatos Ketës, njëkohësisht kishte njohje edhe me fqinjin Gazmend Muça, pavarësisht se nuk bënte pjesë në grupin e tij. Zinxhiri i vrasjeve do të vinte vetëm pak kohë pas fuqizimit të këtyre individëve që kontrollonin gjithçka në zonat e tyre, raporton Panorama. Ndërsa rreth vetes kishte mbledhur plot djem të rinj, të cilët krenoheshin si miqtë e Gazit, askujt nuk i shkonte nëpër mend…
Pas një kohe të gjatë, Elvana Gjata i është rikthyer sërish publikut, kësaj radhe ajo e nis me Prishtinën, pikërisht në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në një intervistë për Prive, ylli shqiptar u shfaq plot stil, teksa kishte zgjedhur ngjyrën e flamurit të Kosovës, një fustan blu të dizajnuar nga Valdrin Sahiti. E në sy ra kapeleja që kishte edhe gjatshë yje, përcjellë Indeksonline. Me këtë rast ajo tha se është shumë e lumtur që është në Prishtinë. “Unë s’është hera e parë që flas për dashurinë e Kosovës, shpirti im e di sa e dua këtë vend,…
Politikanët shqiptarë janë ngutur sot për të uruar vitin e 11-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kryeministri i nisi ditën me urimin mirëmëngjes, i cili sot i kushtohej pikërisht pavarësisë së Kosovës. Presidenti Ilir Meta gjithashtu ka pasur një urim për shtetin më të ri në Evropë. Kryeministri Sali Berisha, mjaft aktiv së fundmi me debatet për kufijtë e Kosovës, drejtuesi i PD Lulzim Basha, ministrat, deputetë, njerëz të botës së artit dhe pafund qytetarë, kanë përcjellë urime të përzemërta sot për Kosovën dhe popullin e saj. Përjashtim (të paktën deri tani), bën vetëm zv.Ministri për Europën dhe Punët…