Një prej reperëve të njohur shqiptar do të shoqërojë Nicki Minaj në turneun e saj botëror. Azet do të jetë një prej të ftuarve special të reperes së njohur dhe këtë e bëri të ditur përmes një fotografie në Instagram. Ai do të performojë me Nicki Minaj në koncertet e saj në disa qytet të Gjermanisë, më 21, 22, 23 dhe 28 shkurt. Kështu që nëse ndodheni në Mynih, Berlin, Frankfurt apo Këln, mund ta ndiqni nga afër. /Lajmi i fundit/
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka hyrë sot për herë të parë në kryeministri, një ditë pas protestës së opozitës, ku pjesa e institucionit nga Bulevardi u godit me sende të forta. Në një foto të siguruar nga Tirana Neës, duket kreu I qeverisë në ambientet e sallës COD ku zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore. Rama zgjodhi të ishte në Vlorë dje në një bashkëbisedim për Bashkinë, ndërkohë që opozita e quajti takimin si një antimiting. Gjatë paradites së sotme Rama ishte në Kosovë ku mori pjesë në festimet e 11 vjetorit të Pavarësisë, ndërkohë që pasdite ka parë nga afër edhe…
Elvana Gjata ka zbuluar një surprizë për të gjithë fansat e saj, shumë rastësisht gjatë një interviste ekskluzive me Alaudin Hamitin në Klan Kosova. Këngëtarja la të kuptohej se shumë shpejtë do të publikojë një këngë të re për të cilën nuk foli shumë. Projekti i saj i fundit është “Mike” me Ledri Vulën dhe John Shahun, që rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm.
Vaji i kokosit përdoret gjerësisht jo vetëm si produkt kozmetik, por edhe në ushqime, kryesisht në ëmbëlsira. Ky produkt është një ndër të preferuarit për problemet e lëkurës, por nuk është e rekomandueshme të përdoret për çdo trajtim, sidomos për aknet. Sipas “Women’s Health Magazine”, disa dermatologë thonë se vaji i kokosit mund të bllokojë poret dhe të ndikojë keq tek aknet. Megjithatë ai mund të përdoret si një suplement në regjimin tuaj tradicional të akneve, por nuk mund ta japë efektin si një produkt i vetëm. Nëse doni që ta përdorni vajin e kokosit si një pastrues për fytyrën,…
Gjermania po përgatit një ligj për mbrojtjen e insekteve që parashikon ulje të përdorimit të pesticideve deri tek fondet kushtuar hulumtimeve mbi këtë çështje, njoftoi sot ministrja e Mjedisit. Rreth gjysma e llojeve të insekteve, të rëndësishme si për ekosistemet ashtu dhe për ekonominë po zhduken në mënyrë të shpejtë në mbarë globin, ngre alarmin një studim. ”Ne qenieve njerëzore na duhen insektet, ato kanë nevojë të mbrohen me një ligj posaçërisht për ta’’, deklaroi ministrja, Svenja Schulze, për të përjavshmen e së dielës ‘’Bild am Sonntag’’. Plani i veprimit për mbrojtjen e insekteve, që agjencia DPA ka mundur të…
Nga Mero Baze Lulzim Basha dështoi në vitin e gjashtë të drejtimit të opozitës, të fitonte qoftë dhe një betejë politike me kundërshtarin dhe ka vendosur të ngrijë “kufomën” e tij politike përmes bojkotit, duke i ikur jetës institucionale. Në një deklaratë politike sot në mesditë, Basha për herë të parë vendosi të kërkoj miratim nga strukturat, edhe ashtu jodemokratike të partisë së tij, për të legjitimuar diegien e mandateve të grupit parlamentar dhe një qeveri të re drejt tranzicionit për zgjedhje të reja. Zërat për diegie të mandateve kanë filluar qysh pas humbjes së thellë në vitin 2017, kur…
Pas divorcit nga biznesmeni Ardit Kero me të cilin ka dhe një djalë, Arbana Osmani është vendosur në qendër të të gjitha mediave. Mirëpo, gjatë ditës së sotme, doli lajmi se moderatorja është në një lidhje me regjisorin e emisionit të saj ‘Dua të të bëj të lumtur’, Eduart Grishaj. Vendet e njëjta që ata frekuentojnë dhe komentet nëpër rrjetet sociale kanë bërë që të vihet re raporti i tyre. Por një tjetër detaj, që ndoshta jo të gjithëve i kujtohet është se Eduarti ka qenë i fejuar me aktoren dhe moderatoren Rudina Dembacaj. Grishaj është nga Malësia e Madhe…
Në historinë e re Shqiptarë që fillon me Rilindjen Kombëtare dhe zgjat deri sot, janë dy ngjarje të mëdha. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor 1912 dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008. Duhet të thuhet që për këto dy ngjarje të mëdha, janë investuar shumë përpjekje, shumë fuqi. Janë investuar përpjekje me laps, me mend, përpjekje me pasuri të shqiptarëve këtu por shumë më tepër në botën e jashtme, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe mandej janë investuar dhe përpjekje me luftë. Pra tre faktorë kanë ndikuar që të arrihet pavarësia e…
Në datën 25 Nëntor 2018 në rubrikën “Shihemi Në Gjyq” në programin “E Diela Shqiptare” është trajtuar historia e Julidës. E braktisur nga babai i fëmijës, familja dhe motra e saj, Julida përjetoi historinë më të vështirë të jetës së saj. Dy motra Julida dhe Blerina vijnë nga qyteti i Librazhdit. Julida është motra e vogël dhe ka pasur një lidhje dashurie nga e cila ka dhe një fëmijë. Por marrëdhënia ka marrë fund dhe Julida ka mbetur e vetme dhe pa përkrahjen e askujt, madje as të familjes. Ajo kërkoi ndihmë nga motra e madhe, por ajo e ka…
Lacio ka marrë një goditje të fortë sot në fushën e Xhenoas, pasi u mund me kthim rezultati 2-1. Me këtë disfatë kryeqytetasit kanë mbetur disi pas në luftën për vendin e katërt që të çon në Ligën e Kampionëve. Edhe pse Strakosha pësoi dy gola në pjesën e dytë ai nuk kishte asnjë faji. Madje ka qenë një nga më të mirët në fushën e lojës. Kjo gjë nuk u ka shpëtuar mediave italiane që e kanë vlerësuar me notën 6,5. “Në pjesën e parë ishte shumë mirë në dy raste që Xhenoa kishte për të kaluar në avantazh.…
Pas ndarjes jo të gjithë njerëzit sillen njësoj me ishin e tyre. Disa krijojnë miqësi, disa urrehen, ndërsa disa të tjerë thjesht përshëndeten. Por ajo që dhëmb më shumë është kur një partner sillet aq ftohtë pas ndarjes sa ju bën të ndiheni sikur nuk keni ekzistuar kurrë. E dini cilët shenja e kanë këtë pjesë të karakterit? Zbulojeni më poshtë: Gaforrja – Mund të jenë shumë sentimental, por me ish partnerët krijojnë marrëdhënie të akullta. Nëse ka marrë fund, për Gaforret jeni të vdekur. Ato janë njerëz të cilët nuk e kthejnë më kokën pas, dhe madje as nuk…
Ambasadori austriak në vendin tonë, Johan Sattler mendon se opozita gaboi me dhunën në protestën e së shtunës. Në Twitter ai shkroi se gjithçka ishte mirë, derisa nisën të fluturonin gurët. “Shqipëria del në lajmet austriake 3-5 herë në vit. Dje ishte një nga këto raste, fatkeqësisht, dhe tema kryesore ishte dhuna. Ishte një spektakël force qytetarësh të angazhuar derisa nisën të fluturonin gurët. Mundësi e shpërdoruar. Sjellje jo e rrallë për opozitën aktuale”, shkroi Sattler në profilin e tij.