Meghan Markle është fanse e këtij arti të lashtë kinez e madje dhe ka shkruar dikur për të në blogun e saj, The Tig. Kjo lloj shkence 3500 vjecare balanson elementët e metalit, drurit, ujit, zjarrit dhe tokës. E pikërisht përmes saj, dukesha e Sussex-it po shpreson të krijojë një energji pozitive në Frogmore Cottage, shtëpinë ku së bashku me të shoqin, Harry-n do të cojnë fëmijën e tyre të parë. Shembujt nga feng shui që Meghan mund të përdorë përfshijnë pozicionimin e shtratit në mënyrë që kur flenë, të jenë me fytyrë nga dera, të lejohet depërtimi sa më…
Author: tirana
Printi i gjarprit po zë gjithnjë e më shumë vend në stilin dhe tendencat në mbarë botën. Nuk ka nevojë të jesh blogere për ta dalluar se ky trend po kthehet ne mani dhe po shihet kudo! Ana pozitive e këtij trendi është se printi i gjarprit mund të vishet dhe kombinohet me thuajse çdo gjë. Mund ta shihni më shpesh në ngjyrën e zezë, gri dhe të bardhë e kombinuar me dizenjot e kafta apo të ngjyrës bezhë, të gjitha këto tone që ju ndihmojnë për të krijuar kombinime thjesht dhe me çdo gjë bazile. Por printi i gjarprit…
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i është bashkuar thirrjes së Lulzim Bashës për djegien e mandateve. “Sigurisht do të kisha dashur që përpara se të arrinim tek ky vendim drastik, pra djegia e mandateve, Opozita të arrinte, nëpërmjet rrugës institucionale, të konkretizonte ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe përmirësimin e infrastrukturës zgjedhore, për të pasur realisht mundësinë e zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka shkruar Duka në një reagim në Facebook. “Edhe pse tre mandate në listat e Partisë Demokratike i përkasin kandidatëve të Partisë Agrare Ambientaliste, ne do t’i dorëzojmë ato, pasi nuk mund të jemi pjesë…
Dhurata Dora është një nga emrat më të komentuar në mediat rozë. Këngëtarja e njohur përveç stilit në të kënduar është e veçante, shkruan Indeksonline. Së fundi, këngëtarja e njohur nga brune është kthyer në bionde, e tillë erdhi edhe në fotot e fundit të publikuar në “Instagram”. Dhurata u paraqit seksi dhe joshëse në veshje neoni në të cilat ajo ka thekuar format e saj “perfekte”. Dhurata ka treguar se po qëndron në Gjermani për koncertet e radhës.
Flamurtari mposhti Skënderbeun me rezultatin 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Golat e Ribajt dhe Mustës i dhanë fitoren skuadrës së trajnerit Ilir Daja, që ka barazuar me pikë korçarët. FLAMURTARI-SKËNDERBEU 2-0 GOL: Ribaj 64′, Musta 90+3′ KOMENTI LIVE: Përfundon takimi. 90+3′ GOOOOOL FLAMURTARI 2-0/ Emiliano Musta shënon edhe golin e dytë për skuadrën vlonjate duke vulosur takimin. Me një goditje fantastike me të majtën, futbollisti elbasanlli e ka dërguar topin në trekëndëshin e portierit Dajsinani. 90′ Akordohen 3 minuta shtesë. 88′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet nga fusha Rrapaj në lojë Sokol Ymeraj. 83′ Skënderbeu…
Linjat e saj dhe dukja mahnitëse e bëjë çdo herë pjesë të mediave rozë. Bëhet fjalë për Daphne Joy e cila në çdo foto të publikuar arrin të marr vëmendjen e duhur, shkruan Indeksonline. Modelja e njohur edhe në fotot e publikuara së fundmi ka ardhur sërish joshëse ajo shkëlqen nën rrezet e diellit. Daphne e cila numëron mbi 1 milion ndjekës në ‘Instagram’ njihet edhe për fotot provokuese të cilat janë të shpeshta. Modelja është nënë e një djali nga lidhja e saj me reperin, 50 cent.
Pak orë pas vrasjes në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë ku mbetën të vrarë 2 shtetas dhe 1 tjetër u plagos, policia ka gjetur edhe makinën e djegur të autorëve të dyshuar. Nga verifikimi që grupi i posaçëm hetimor ka bërë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje, ka gjetur brenda makinës edhe dy kallashnikovë. Policia shpreson që nga gjurmët në makinë dhe të armëve të identifikojë edhe autorin apo autorët e këtij krimi të shumëfishtë. Sipas informacioneve te para, behet e ditur se objektiv i atentatit ishte Armando Sulejmani, i njohur…
Drinio Zeqo është një ndër personazhet më simpatikë dhe më të pëlqyer nga femrat, e ndonëse është komentuar shpesh për lidhje dashurie, ato kanë mbetur thjesht thashetheme, sepse gazetari i njohur nuk ka pranuar ndonjërën nga ato. I ftuar ditën e djeshme në emisionin “Mos i fol shoferit”, Drini ka zbuluar se është ende beqar dhe shkak për këtë qenka puna dhe oraret e zgjatur. “Puna më ka lënë pa martuar. Më tha një shoqja ime sot: ‘po ça bën o burri i dheut, vajte 36 vjeç, s’ka kuptim jeta po jepi drejtim’. Por kjo është një gjë që kur…
Prokurori i Catanzaro-s Nicola Gratteri, zyrtari nr 1 në Itali në luftën kundër familjeve kalabreze pjesë të Ndragheta-s mendon se mafia shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë terren në Itali dhe është kthyer në një aleat me rëndësi për organizatën mafioze kalabreze. “Mafia e cila po fiton terren është ajo shqiptare, e fortë e egër dhe aleate thuajse kudo me Ndragheta-n. Por bashkëpunimet janë të vazhdueshme edhe me grupime të tjera kriminale siç e tregon edhe menaxhimi i kokainës së rrugës që kontrollohet nga Ndragheta, mafia nigeriane apo grupet kriminale lokale”, tha prokurori gjatë një leksioni në Universitetin e…
Luana dhe Krenari janë prej më shumë se 3 vitesh së bashku e megjithatë lidhjen e tyre kanë preferuar të mos e konfirmojnë në media. Gjatë kësaj kohe çifti ka qenë shumë i komentuar dhe janë kapur shpeshherë bashkë siç ndodhi edhe dje kur u fotografuan në aeroport. Së fundmi Luana ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Boll u bo tu vujt” dhe mbështetjen e ka pasur edhe nga familja e Krenarit. Kushërira e Krenarit, Edona ka postuar në Instastory postimin e Luanës ku njofton publikimin e këngës së re dhe e ka shoqëruar me emoji…
Vinci: ”Nuk është një revoltë popullore, në Shqipëri një larje hesapesh mes partive” Analiza e gazetarit italian, ish-korrespondent i CNN, i cili lançoi edhe televizionin privat ”Agon Channel” në Shqipëri. ”Nuk duhet të na bëjnë përshtypje imazhet, kjo nuk është një revoltë spontane kundër pushtetit, por një protestë e organizuar në kuadër të luftës së pamëshirshme ndërmjet dy partive kryesore”. Kështu thotë Alessio Vinci, gazetari italian, i cili ka punuar për një kohë të gjatë në Ballkan si i dërguar i CNN duke mbuluar shpërbërjen e Jugosllavisë, luftën në Kosovë dhe arrestimin e Milosheviçit, për të lançuar më pas një televizion privat në…
Dua e ka uruar ditëlindjen e 11-të të Kosovës me një foto të saj, ku shihen një “det” me flamuj të Kosovës. “Nga Kosova për botën. Gëzuar ditën e Pavarësisë. Ju Dua”, shkruan Dua Lipa në rrjetin e saj në Instagram. Dua Lipa, këngëtarja kosovare që vetëm para pak javësh u vlerësua me dy çmime në eventin më të madh muzikor të botës, “Grammy Aëards”. Artisja Dua Lipa fitoi çmimin “Artistja më e mirë e re” dhe çmimin “Best Dance Recording” për këngën e saj “Electricity”, në bashkëpunim me Silk City dhe Diplo e Mark Ronson.