Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pas çamëve edhe Duka pro Bashës: Të digjen mandatet e deputetëve të opozitës

19:40 / February 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Agron Duka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i është bashkuar thirrjes së Lulzim Bashës për djegien e mandateve.

Agron Duka

“Sigurisht do të kisha dashur që përpara se të arrinim tek ky vendim drastik, pra djegia e mandateve, Opozita të arrinte, nëpërmjet rrugës institucionale, të konkretizonte ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe përmirësimin e infrastrukturës zgjedhore, për të pasur realisht mundësinë e zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka shkruar Duka në një reagim në Facebook.

“Edhe pse tre mandate në listat e Partisë Demokratike i përkasin kandidatëve të Partisë Agrare Ambientaliste, ne do t’i dorëzojmë ato, pasi nuk mund të jemi pjesë e një Parlamenti ilegjitim.”, vijon ai më tej.

Postimi i plotë:

Që zgjedhjet e 25 qershorit 2017-të kanë qenë një nga momentet më të turpshme të pluralizmit politik, tashmë është një fakt i mbështetur nga përgjimet e Prokurorisë dhe publikimet e “Zërit të Amerikës”. Sigurisht do të kisha dashur që përpara se të arrinim tek ky vendim drastik, pra djegia e mandateve, Opozita të arrinte, nëpërmjet rrugës institucionale, të konkretizonte ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe përmirësimin e infrastrukturës zgjedhore, për të pasur realisht mundësinë e zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Megjithatë, nëse Opozita parlamentare gjykon se kanë shteruar të gjitha rrugët politike dhe vendos të djegë mandatet, ne do të respektojmë vullnetin e saj. Edhe pse tre mandate në listat e Partisë Demokratike i përkasin kandidatëve të Partisë Agrare Ambientaliste, ne do t’i dorëzojmë ato, pasi nuk mund të jemi pjesë e një Parlamenti ilegjitim. Ky akt politik i Opozitës shënon fillimin e një faze të re, në të cilën, të gjithë bashkë, duhet të gjejmë forcën për të sjellë një ndryshim real, jo vetëm për t’i dhënë fund tjetërsimit të zgjedhjeve, por për të hedhur themelet e një sistemi zgjedhor të drejtë, demokratik dhe përfaqësues.

aduka

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD/ Ikën Paloka, Berisha fut në garë dy zonja për drejtimin e Këshillit Kombëtar! Në Kryesinë e re do të jenë 9 gra dhe 11 burra, konkurrojnë 61 kandidatë

20:16 / July 1, 2026

Rama “i mëson” robotit simbolin e shqiponjës, videoja nga Gjermania bëhet virale

15:47 / July 1, 2026

“Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz”, Rama flet për protestën në Tiranë

14:19 / July 1, 2026

Sistem prokurimi me AI”, Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

14:06 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.