Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

VIDEO/ Flamurtari triumfon ndaj Skënderbeut, Oto Xhon “djeg” korçarët

19:35 / February 17, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flamurtari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Flamurtari mposhti Skënderbeun me rezultatin 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Golat e Ribajt dhe Mustës i dhanë fitoren skuadrës së trajnerit Ilir Daja, që ka barazuar me pikë korçarët.

bandicam 2019-02-17 18-52-28-718

FLAMURTARI-SKËNDERBEU 2-0

GOL: Ribaj 64′, Musta 90+3′

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi. 

90+3′ GOOOOOL FLAMURTARI 2-0/ Emiliano Musta shënon edhe golin e dytë për skuadrën vlonjate duke vulosur takimin. Me një goditje fantastike me të majtën, futbollisti elbasanlli e ka dërguar topin në trekëndëshin e portierit Dajsinani. 

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet nga fusha Rrapaj në lojë Sokol Ymeraj.

83′ Skënderbeu gjen golin e barazimit, por një prekje e Oto Xhon në momentin e fundit, nxjerr të pavlefshëm golin e Krasniqit. Egoizmi i sulmuesit afrikan i mohon golin skuadrës korçare.

80′ Pëllumbi nuk arrin të godasë me kokë nga brenda zonës, pas një topi të harkuar nga këndi.

77′ Zëvendësim i tretë te Skënderbeu, largohet Sambou, në lojë Oto Xhon.

76′ Rrapaj provon me një gjuajtje të rrezikshme në hyrje të zonë, por ndërhyjnë mbrojtësit e Skënderbeut, që largojnë rrezikun në këndore.

74′ Mundësi e shkëlqyer për Skënderbeun. Pervan merr një top nga e majta, mundohet ta ulë brenda zonës, por ndërhyjnë në momentin e fundit mbrojtësit e Flamurtarit.

70′ Skënderbeu hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit.

64′ GOOOOL FLAMURTARI 1-0/ Andi Ribaj ndëshkon korçarët. Pas një asist fantastik të Torasës, sulmuesi fierak nuk ka falur me kokë duke mposhtur portierin Dajsisani. 

60′ Ndeshje me ritëm mesatar, mungojnë rastet e rrezikshme në këtë pjesë të dytë.

52′ Mundësi e mirë për Skënderbeut. Pas një harkimi nga e majta, sulmuesi Krasniqi nuk arrin të devijojë dot topin, i cili mund të shndërrohej në një rrezik për Flamurtarin.

46′ Starton pjesa e dytë, Skënderbeu kryen 2 zëvendësime. Largohen nga fusha Sibo dhe Muzaka në lojë Toskiç dhe Gripshi.

Përfundon pjesa e parë në Vlorë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe mbrojtësi Liçaj pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Taipit.

38′ Muzaka ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kotobellit.

36′ Pretendim për 11-metërsh i futbollistëve vlonjatë pas prekjes të topit me dorë nga Pëllumbi, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Hamiti që vazhdon lojën.

35′ Ndëshkohet edhe mesfushori Taipi me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

23′ Shpëton për mrekulli Skënderbeu. Pas një krosimi nga këndi, Liçaj godet nga shumë pranë vijës fatale, por ndalet nga portieri Dajsinani, i cili bën heroin.

22’ Ndëshkohet me të verdhë edhe Vangjeli në radhët e skuadrës korçare pas një faulli ndaj brazilianit Kale.

21′ Musta lëshon një predhë nga distanca, topi përfundon fare pak mbi traversën e portës të Dajsinanit.

18′ Qarkullim i shpeshtë i topit në mesfushë, i shoqëruar me duele të shumta.

12′ Batha ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Sibo.

9′ Mundësi e shkëlqyer për Flamurtarit. Ribaj godet bukur me kokë pas një harkimi nga e majta, por i vëmendshëm portieri Dajsinani që i mohon golin sulmuesit fierak.

7′ Vangjeli lëshon një gjuajtje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

5′ Kale provon të rrezikojë me një gjuajtje brenda zonës, por topi ndalet nga Vangjeli.

3′ Duele të shumta në mesfushë, skuadra e Skënderbeut kërkon të avancojë përpara.

1′ Ka startuar takimi.

Formacionet zyrtare:

 Flamurtari: Koliçi,  Pollozhani, Veliu, Kotobelli, Mustafa, Rrapaj, Kale, Torasa, Musta, Batha, Ribaj. Trajner: Ilir Daja

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Pëllumbi, Abazi, Sambou, Dita, Taipi, Sibo, Muzaka, Pervan, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Panorama Sport

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Meksika mposht 2-0 Ekuadorin dhe siguron çerekfinalen, sukses historik pas 40 vitesh

09:22 / July 1, 2026

 Federata Gjermane i del në mbrojtje trajnerit Nagelsmann pas eleminimit: Ai është njeriu i duhur për të vazhduar

09:51 / June 30, 2026

Përmbysje dramatike, Martineli i shënon në frymën e fundit Japonisë dhe kualifikon Brazilin e Ançelotit

21:18 / June 29, 2026

Përballja që mund të surprizojë Botërorin: Brazili kërkon kualifikimin, Japonia beson se mund të rrëzojë “Seleçaon”

14:05 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.