Author: tirana

Nga Rudina Xhunga Ky ishte një nga mesazhet që më erdhi, ndër mijëra mësuese, adoleshentë, prindër që më shkruan pas emisionit në News 24, të javës që shkoi. “Teta Rudina, Me fal se po te shqetsoj, vete jam nje viktim e dhunes seksuale,15 vjece ish i dashuri im me kerkoi te kryenim mardhenie seksuale dhe un ne fillim nk pranova por ai me kembngulje me bindi dhe me tha qe do e takoja ate ne nje rruge ku jetonim te dy dhe me pas te iknim ne nje hotel qe tmos na shikonte kush,e takova dhe ikem te hoteli,kur u…

Read More

Admirali amerikan i Marinës, shefi i ri i Komandës jugore të Ushtrisë amerikane, i ngarkuar për operacione në Amerikën Jugore dhe në Karaibe, Craig Faller, ka deklaruar se SHBA- ja nuk do të duhej ta përjashtonte mundësinë e përfshirjes së ushtrisë ruse në Venezuelë. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Faller ka vlerësuar se Rusia po sillet si ariu i plagosur dhe i ligësuar që po lufton interesat demokratike në rajon. “Mendoj se me Rusinë çdo gjë është e mundshme. Keni parë se çfarë kanë bërë në Siri dhe mendoj se ne duhet të jemi të gatshëm për çdo…

Read More

Kryeministri Edi Rama inauguroi nisjen e punimeve për një aks me rëndësi në bashkinë e Maliqit. Kryetari i bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu u shpreh se rruga, ishte një premtim i dhënë që tani u mbajt. Ndërsa kreu i qeverisë, theksoi se rruga do t’i japë një tjetër hov zonës. Por edhe në këtë takim, ashtu sikur ndodh cdo herë nuk munguan batutat nga Rama, i cili fillimisht ‘thumboi’ Berishën për cilësinë e rrugëve. “Se u bë në qershor se u bë në gusht, nuk ka ndonjë ndryshim të madh, rëndësi të bëhet mirë. Ne nuk jemi si ai që…

Read More

Rezart Veleshnja është një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptarë. Atë jemi mësuar ta shohim më role që të shkrijnë së qeshuri, por së fundmi vetë Rezarti duket se është mërzitur pak . Ai ka habitur të gjithë fansat e tij teksa ka zbuluar se e dashura e ka tradhtuar. Njoftimin e ka bërë me anë të disa postimeve në Instastory, ku shkruan se ajo ka qenë me 4 meshkuj të tjerë ndërkohë që ka qenë në lidhje me të. Ndër te tjera Rezarti ka nxjerr gjithë mllefin e tij në postime, ku nuk ka munguar edhe përmendja…

Read More

Në kuadër të turit të takimeve për thirrjen e qytetarëve në protestën e 16 shkurtit që do të zhvillohet në Tiranë, kryetari i opozitës Lulzim Basha, ka shkuar në Vlorë për të bashkëbiseduar me qytetarët e këtij qyteti. Kreu i PD u njoh nga afër me problemet e tyre, duke u zotuar se PD do u japi zgjidhje çdo halli që ata kanë. Bashka theksoi se ai nuk bën premtime, por ka plane konkrete për të rritur ekonominë e vendit sapo të bëhet kryeministër. “Janë plane konkrete, nuk janë premtime. Por tani na duhet ndihma juaj. Kam ardhur t’ju them…

Read More

Një përleshje e dhunshme e shoqëruar me të shtëna me armë, u regjistrua pranë stacionit hekurudhor në Salsomaggiore të Italisë. Mediat lokale shkruajnë se një grup shqiptarësh (sipas dëshmisë së banorëve), u përfshinë në një mosmarrëveshje të fortë midis tyre. Zënka u pasua me shkrepjen e armëve. Karabinierët shkuan në zonë duke gjetur gjurmë gjaku, të cilat nuk korrespondojnë me ndonjë plagosje me armë. Disa dëshmitarë panë një makinë gri duke u larguar nga vendi i ngjarjes pas incidentit. Karabinierët po punojnë për të zbardhur ngjarjen.

Read More

Kosova mbush 11 vjet shtet më 17 shkurt. Për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë, është bërë publike edhe logoja e cila do të përcjellë këtë festë. “Kosova, nder dhe detyrë”, – janë fjalët të cilat i mban kjo logo. Ndërkaq, duhet kujtuar se për dhjetë vetorin e pavarësisë, përzgjedhja e logos ishte bërë nga Këshilli Organizativ që është nën patronatin e presidentit Hashim Thaçi, e që ishte kritikuar nga shoqëria civile si plagjiaturë. Pas kritikave, ishte përzgjedhur një logo tjetër e re e për të dëshmuar autenticitetin e saj, autorët kishin bërë publike tërë punën praktike sesi kishin ardhur deri…

Read More

Mijëra njerëz kanë protestuar në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë të shtunën në mbrëmje, duke shënuar kështu dhjetë javë të presionit ndaj presidentit Aleksandar Vuçiç, me kërkesën për dorëheqje. Protestat po zhvillohen nën moton #1nga5milionë, një thirrje që u vendos pasi Vuçiç, vitin e kaluar kishte thënë për protestat e qytetarëve se ai nuk do të tërhiqet edhe nëse dalin 5 milionë persona. Protestës në kryeqytet iu bashkangjitën edhe studentët e Universitetit të Beogradit, të cilët bënë thirrje për dorëheqjen e ministrit të Edukimit, Mladen Sarceviç. Muaijn e kaluar, Sarceviq ka përshkruar një grup të profesorëve universitarë që…

Read More

Thellohet më tej ngjarja e rëndë në Kavajë për abuzimin e vajzës 14-vjeçare në shkollën “Rilindja”, mësuesit në hetim. Prokuroria e Durrësit ka zbuluar se, stafi pedagogjik i shkollës 9-vjeçare si dhe Drejtoria Arsimore në Kavajë ka qenë në dijeni për rastin, disa ditë para se të ndodhte denoncimi në Polici. Nga verifikimet ka rezultuar se institucionet arsimore kanë fshehur për pesë ditë abuzimin e vajzës, pasi nuk kanë zbatuar detyrimin për ta referuar çështjen në Polici. Sipas një dëshmie të dhënë dje në Gjykatën e Durrësit, vajza e abuzuar ka deklaruar se mësuesja e saj kujdestare dhe drejtoresha e…

Read More

Arbana Osmani, moderatorja e “Big Brother”, është një nga figurat më të sukseshmë të ekranit, sa i përket jetës së saj familjare ajo është e martuar dhe ka një djalë, është tepër e tërhequr dhe diskrete nga publikimet e saj familjare, ajo nuk e ka treguar deri më sot në rrjetet e saj sociale bashkëshortin apo djalin e saj. Arbana është e martuar me Ardit Kero i cili është diplomuar për financë. Arbana dhe Arditi janë bërë prindër të të voglit Joni. Por lidhja e tyre duket se nuk funksionon më, madje Arditi flitet se është zhvendosur në SHBA. Xhemi Shehu, moderatorja…

Read More

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi më 8 shkrurt ka vrarë më armë zjarri Petrit Bibën në Pukë. Mësohet se, i arrestuari është Enderis Doda, banues në Tiranë, ndërsa ekzekutimi i 30-vjeçarit ka ndodhur nga pakujdesia. Dy të rinjtë, viktima dhe autori të dy nga Mirdita ishin punonjës në HEC-in e Vrrithit, ndërsa armën që mbanin e kishin pa leje. Pas krimit, 25-vjeçari u largua nga vendngjarja. Ndërsa i riu Biba pas plagëve të marra u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Read More

“Nuk luhet ‘përdhunimesh’” është marshimi që nisi sot kundër dhunës seksuale. Kjo është një nismë e iniciuar nga qytetarët shqiptarë, opinioni i të cilëve u trondit me ngjarjen e rëndë të 13-vjeçares nga Kavaja. Dhjetëra qytetarë me pankarta në duar janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, për të marshuar më pas drejt Drejtorisë së Policisë. Pankartat që mbajnë në duar janë shumë domethënëse, disa i referohen rastit të vajzës në fjalë, e disa për të parandaluar këtë fenomen. Disa nga shkrimet e pankartave: “Seksi nuk është dhuratë për ditëlindje” “Shenjtëria’ e familjes patriarkale është mallkuar.” “Ti nuk bëre asgjë për…

Read More