Author: tirana

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar sot me qytetarë të Vlorës, të cilëve u ka bërë thirrje të bëhen pjesë e protestës së 16 shkurtit për rrëzimin e Edi Ramës. Një prej banorëve ka gjetur një mënyrë origjinale për t’i shpjeguar Bashës vështirësitë ekonomike. “Jemi tre burra me një birrë”, i thotë ai ndërsa Basha ia kthen “Juve jeni 3 veta me një birrë, sepse ai (Rama) pi 30 shishe verë”.

Read More

Stilisti japonez Tomo Koizumi ka pasur momentin e tij në Javën e Modës që po mbahet në New York dhe ka shpalosur në pasarelë krijimet e tij me ngjyra elektrike që kanë rrëmbyer jo pak vëmendjen e publikut. Fustane gjigande me kombinime ngjyrash të forta kanë qenë kryefjala e sfilatës së të premtes. Ndër modelet që kanë parakaluar me krijimet e tij ka qenë edhe supermodelja Bella Hadid që ishte qendra e vëmendjes së koleksionit Vjeshtë/Dimër të stilistit të njohur./BORDO/

Read More

Të kuptosh se cili mund të jetë talenti apo sfera në të cilën mund të shpalosësh aftësitë që ke, jo shpesh herë mund të jetë e lehtë. Kemi parë se çdo ditë në botën e artit e kulturës shfaqen personazhe të reja, të cilët mund të të impresionojnë dhe të shtojnë dëshirën që të gjesh pikën tënde më të fortë dhe ta vësh atë në funksion të krijimit të së ardhmes. Fusha e modës është një prej tyre. Mjafton një fizik i rregullt, pak fashion dhe lirshmëri në ekran dhe ja ku ke mundësinë të eksplorosh botën e pasarelave më…

Read More

Nga Pietro Aleotti Ditët e fundit Transparency International, një organizatë që ka në fokusin e vet themelor luftën kundër korrupsionit në sektorin publik, ka publikuar rezultatet lidhur me vlerësimin e indeksit të perceptimit të korrupsionit, i matur në 180 vende të botës. Situata për vendet e Ballkanit është e tillë që e vendos në fund të renditjes evropiane, duke qenë më mirë vetëm se Rusia e Ukraina. Që nga viti 1995, Transparency International i paraqet këto të dhëna në baza vjetore, duke ofruar një përshkrim të situatës në nivel global. Shkalla e korrupsionit shprehet nëpërmjet një indeksi të quajtur ‘Indeksi…

Read More

Kafshimet e qenve endacakë i kanë kushtuar shumë 47 vjeçares Anila Hoxha, nga lagjja Sheq i Madh në Fier. Ajo prej 1 muaj ka mbetur e paralizuar për shkak të sulmit të tyre. Ka qenë ora 06.00 e mëngjesit kur 47 vjeçarja shkonte ne punë e ndërsa është sulmuar nga qentë të cilët e kanë rrëzuar në tokë duke i shkaktuar dëmtime të mëdha në shtyllën kurrizore. “Më shqyen nga xhupi. U rrëzova. Nuk jam as për vete dhe as për gjë. Si puna ime mund të jenë edhe gra të tjera”, tha ajo. Bashkëshorti Armando Hoxha i ndodhur në…

Read More

Çfarë të bën të mendosh se do të jesh lumtur nëse do të kishe gjithçka që ke dashur ndonjëherë? Ndoshta do ta kesh aftësinë të jesh i lumtur sepse e di se si është të mos kesh asgjë. E megjithatë një realitet i çuditshëm është së edhe në rastet që marrim “The Happy Ending”, përrallën, çdo gjë që duam, prapë kemi prirjen dhe dëshirën e fortë për ta shkatërruar atë. Shohim përditë familje të përsosura që shkatërrohen nga tradhëtia, biznesmenë brilantë që humbasin në vesin e kumarit, adoleshentë me të ardhme të shkëlqyera, familje të devotshme dhe makina të shndritshme…

Read More

Presidenti i Sierra Leones ka shpallur një emergjencë kombëtare, për shkak të përhapjes së gjerë të përdhunimeve dhe dhunës seksuale në vend. Julius Maada Bio tha se gjithkush që gjendet fajtor për dhunë seksuale ndaj të miturve do të përballet me burgim të përjetshëm. Një e treta e mbi 8 mijë rasteve të dhunës seksuale dhe për shkak të gjinisë, që njoftohet në Sierra Leone vitin e kaluar, ishte ndaj të miturve. Numri i saktë mendohet të jetë edhe më i lartë, por në përgjithësi në vendin afrikano-perëndimor, është tabu të flasësh për kirimet seksuale. “Ne si vend, duhet të…

Read More

Ndjenja e “të fryrit” të stomakut është një problem që prek shumë njerëz. Kjo mund të vijë si pasojë e ushqimeve me shumë kalori që konsumoni, për shkak të problemeve me tretjen, reduktimit të baktereve të mira në zorrë, kapsllëkut, gazrave etj. Nëse vuani nga fryrja e barkut dhe problemet me tretjen atëherë ju duhet të ndaloni konsumimin e pijeve me gaz, bishtajoreve, produktet e djathit, ushqimet e kripura dhe pikante, brokolin dhe lakrën, mishin e kuq etj. Ja disa nga ushqimet që do t’ju ndihmojnë të përmirësoni tretjen: Ananasi: ka veti të fuqishme anti-inflamatore dhe ndihmon në tretjene ushqimit.…

Read More

Policia në Tepelenë dhe Përmet ka nisur nga puna për të gjetur dy persona të cilët rezultojnë të zhdukur. Sokol Rama nga fshati Mamaj i Tepelenës është denoncuar i zhdukur nga familja me të cilën ka humbur kontaktet prej 5 ditësh. Rama është një emër i njohur për policinë lokale. Ai është person me precedentë penalë, i akuzuar për vjedhje, ndërsa dyshimet janë se zhdukja e tij dhe shokut të tij nga Përmeti me iniciale G.H. kanë lidhje me transportin e lëndëve narkotike pasi Rama është identifikuar nga policia lokale si transportues i lëndës narkotike. Telefonat në përdorim të tij…

Read More

Akrepi Të lindurit e shenjës së Akrepit, janë një shenjë që e konsiderojnë dashurinë shumë të rëndësishme. Gjithsesi ata tundohen shumë nga joshja dhe janë gati ta tradhëtojnë partnerin në çdo rast që u jepet. Peshqit Peshqit janë shumë të ndjeshëm si natyrë. Atyre u pëlqen muzika, arti dhe leximi. Nëse njeriu që duan nuk i përgjigjet kërkesave të tyre nuk do ta mendojnë dy herë për të kërkuar lumturinë diku tjetër. Na duhet të themi që bien në dashuri shumë shpesh. Ujori Të lindurit e shenjës së Ujorit jetojnë pasione të fshehta, pasi duan të takojnë njerëz të rinj…

Read More

Luftëtarët e fundit të Shtetit Islamik, po i bëjnë rezistencë të ashpër forcave demokratike siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këta të fundit ndërsa nisën sulmin ndaj enklavës së fundit të kontrolluar nga militantët e dhunshëm islamikë në lindje të Sirisë, pranë kufirit me Irakun. Një zëdhënës i SDF-së i tha Associated Press se ata që po mbrojnë fortesën e mbetur të ISIS-it në vend, janë xhihadistët më me eksperiencë. Dy vjet më parë, grupi i dhunshëm kontrollonte pjesë të tëra të Sirisë dhe Irakut, por është shtyrë vetëm në një xhep të vogël të provincës siriane,…

Read More

Nëse në shtëpi ju kanë mbetur disa kunguj dhe nuk dini ç’të bëni me to, një pjatë pene “Garofalo” dhe karkaleca është kombinim brilant. Ndiqni hapat e recetës më poshtë dhe do ta shijoni më shpejt nga sa e keni imagjinuar. Përbërësit pene (Integrale “Garofalo”) 1 filxhan vaj ulliri 1 qepë e njomë (e grirë imët) 2 kunguj (të prerë në feta) 1 lugë gjelle kripë 4 karkaleca kripë piper 1 filxhan verë e bardhë 1 filxhan pana Përgatitja 1/ Si fillim në një tenxhere me ujë e kripë zieni penet “Garofalo”. Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën…

Read More