Author: tirana

Në Ersekë kanë nisur punimet për ujësjellësin e ri, një investim rreth 430 mln lekë që synon të sigurojë furnizim me ujë të pijshëm për banorët. Kryeministri Rama pa nga afër se si po shkojnë punimet për këtë projekt krahas atyre për ndërtimin e rrugës. “Besoj që është një lajm shumë i mirë. I kombinuar me rrugën që tani është plotësuar në gjysmën e saj dhe me segmentin tjetër që do ta kryejmë edhe atë, na japin mundësinë që pastaj gjithë këtë bukuri e gjithë këtë potencial ta vëmë në dispozicion edhe të atyre që duan të investojnë sidomos në…

Read More

Të humbasësh një punonjës të shkëlqyer është diçka e tmerrshme. Ka shpenzime të gjesh dhe trajnosh një zëvendësues. Është gjithashtu pasiguria se si do t’ia dalë ky punëtorë i ri. Ka gjithashtu vështirësi me pjesën tjetër të stafit derisa të zëvendësohet vendi vakant. Ndonjëherë mund të jetë vetëm një arsye—personi nuk përshtatej mirë me ekipin, ose u largua per arsye personale, ose i është ofruar një mundësi më mirë punësimi.Në këto raste, edhe pse është një tranzicion i vështirë, mbetet një veprim i drejtë. Po çfarë ndodh me pjesën tjetër? Të mbash punonjësit e tu më të mirë fillimisht duhet…

Read More

Avokat Spartak Ngjela jep mendimin e tij për miqtë e programit Lalin dhe Lulin, një simbolikë për dy figurat politike, Kryetarin e Bashkisë Erjon Veliaj dhe Kryetarin e PD-së Lulzim Basha. “Erjon Veliaj ka ecur shumë si pasojë e vullnetit të tij ndërsa Lulzim Basha nuk i ka fituar të gjitha me forcat e veta. Midis një gjigandi dhe një xhuxhi që rri mbi shpatullat e gjigandit, nuk është gjigandi që shkon më larg, por është xhuxhi”- ka përmbyllur Ngjela komentin e tij si gjithmonë të shoqëruar plot nënkuptim dhe mesazh të goditur.”, tha Ngjela i ftuar në “E Diell”…

Read More

Khloe Kardashian ka një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e saj, True, pavarësisht se ajo është vetëm 10-muajshe. Madje së fundmi Khloe ka treguar se që tani po punon fort për vetëvlerësimin e vajzës, që të kuptojë në të ardhmen se sa speciale është. Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “Stellar” Khloe ka treguar për të gjithë se si kujdeset për vogëlushen e saj. “Asnjëherë nuk e kam konsideruar veten mbipeshë, derisa dola në televizion dhe të gjithë më thoshin se isha e shëndoshë. Nuk ndihesha ashtu, sepse familja ime nuk më lejoi asnjëherë”, – ka…

Read More

Nga Goerge Pagoulatos Dy keqkuptime popullore, po lulëzojnë sot në një Evropë të populizmit dhe pritshmërive të zvogëluara. Shumë njërëz, argumentojnë se problemi i Evropës është një problem i udhëheqjes së saj. Mungojnë burrat e shtetit me staturën e Helmut Kolit, Fransua Miteranit apo Zhak Delorit. Distanca historike, ka prirjen të lartësojë dhe idealizojë udhëheqësit e dikurshëm. Në kohën e tyre, kritikët e denoncuan provincializmin e Kolit, analfabetizmin financiar të Miteranit dhe ndrojtjen e Delorit. Ky keqkuptim, shpërfill shkaqet themelore të problemit. Një bashkim më i thellë i Bashkimit Evropian me 28 anëtarë, është gjithashtu një union më i përçarë.…

Read More

Naomi Campbell dhe Liam Payne prej muajsh përfliten për një histori dashurie, por duket se ata të dy nuk janë ende gati ta bëjnë publike. Këtë të dielë pritet të mbahet festa e çmimeve “Bafta” dhe Naomi me Liam kanë vendosur t’i shmangin sa më shumë thashethemet. Sipas “The Sun” supermodelja nuk dëshiron që publiku të flasë rreth tyre, ndaj kanë vendosur që të mos shfaqen pranë njëri-tjetrit në këtë event. Pak ditë më parë u tha se dyshja e njohur do të zyrtarizonin lidhjen në ‘Bafta’, por Naomi nuk ka pranuar. Gjithashtu burime për tabloidin kanë thënë se ajo…

Read More

Ishte koha kur të gjithë ata që mbaheshin se bëjnë një jetë moderne dhe kishin pasion argëtimin e natës, shkonin në karaoke. Padyshim që edhe sot karaoke është në modë, por 10 vite më parë shpërtheu si një tendencë që i bëri të gjithë për vete, të rinj dhe më pak të rinj. Një nga më qejflinjtë e jetës së natës ishte edhe ministri aktual i Mjedisit, Blendi Klosi. Edhe në atë kohë ai kishte provuar poste të rëndësishme, pasi në qeverinë e Fatos Nanos kishte qenë ministër Kulture, por të qenurit deputetet apo ministër nuk e pengonte Blendin për…

Read More

Për këngëtare apo prezantuese spektaklesh në television, habitemi dhe themi: “Si ka mundësi që sa më shumë kalon koha, këto zbukurohen…”, a thua se koha nuk ikën dhe nuk lë gjurmë për to?Jo! Sigurisht, koha ikën dhe lë gjurmë për këdo, por ka nga ata njerëz që luftën me kohën, e bëjnë me bisturi. Ka nga ata njerëz që po me bisturi rregullojne ndonje “prapësi” të vogel që mund t’u ketë krijuar natyra. Dhe për ato femra që nuk mjaftohen me pamjen e tyre… vjen bisturia dhe botoksi. Ka nga ato, te cilave operacioni u ka dale i sukseshem dhe…

Read More

Autoritetet amerikane arritën të konfiskojnë një sasi rekord metamfetamine, me vlerë rreth 1 miliardë dollarë, e cila ishte gati për t’u nisur në Australi. Operacioni ishte i përbashkët me autoritetet australiane. Rreth 1.7 tonë metamfetaminë u sekuestruan në Kaliforni, së bashku me një sasi më të vogla të kokainë dhe heroinës, ka bërë të ditur policia. Nëse do të dilte në treg kjo sasi rekord e kapur ndonjëherë në tokën amerikane do të kapte një shifër prej 911 milionë dollarësh, gjithashtu ishte edhe dërgesa më e madhe e drogës drejt Australisë. Ditën e enjte, policia australiane arrestoi 6 persona, të…

Read More

Turqia i kërkon Kinës mbylljen e kampeve të saj të paraburgimit, të cilat i konsideron një “turp për njerëzimin”. Reagimi i Ankarasë erdhi pas vdekjes së një poeti dhe muzikant shumë të njohur të minoritetit etnik Ujgur, Abdurehim Heyit. Ai po vuante një dënim 8 vjeçar ne rajonin Xinjiang, ku raportohet të mbahen rreth një milionë ujgurë. Në deklaratën e lëshuar nga ministria e Jashtme turke thuhet se këta njerëz, janë subjekt torturash dhe përballen me kampe të mirëfillta përqendrimi. Por Pekini i ka cilësuar totalisht të papranueshme komente të tilla. Ujgurët janë një minoritet turko-mysliman në verilindje të Kines,…

Read More

Studentët e Fakultetit të Drejtësisë prej dy muajsh vijojnë bojkotin e mësimit, pasi kërkojnë rrëzimin e ligjit për Arsimin e Lartë dhe plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre, që ia kanë parashtruar qeverisë. Në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video ku duket se si studentët i kalojnë orët e bojkotit në ambientet e universitetit. Mesazh dërguesi pohon se video është regjistruar mbrëmjen e djeshme, ku ata duket teksa hanë, pijë dhe kërcejnë nën tingujt e këngës së Fatmire Breçanit, ku pjesë e tekstit të këngës është edhe emri i Sali Berishës.

Read More

Jennifer Aniston ka menduar të organizojë një festë për ditëlindjen e saj duke mbledhur miqtë më të mirë, pjesa e të cilëve emra të njohur të Hollywood! Por mes dhjetra të ftuarve, fokusit të paparacëve nuk u ka shpëtuar as silueta e ish- bashkëshortit të saj Brad Pitt. Ndonëse aktori nuk preferoi të dali haptas në publik mes të ftuarve të tjerë, mediat e huaja konfirmojnë se ai ishte prezent në festën e 50-vjetorit të Aniston. Thuhet se aktori 55-vjeçar që prej janarit po del me Charlize Theron, por ai nuk ka nguruar aspak të respektojë ish-gruan e tij me…

Read More