Author: tirana

Prej disa kohësh tashmë në mediat rozë është aluduar për një lidhje të mundshme mes këngëtarit Seldi Qalliu dhe vajzës së Sabianit, Keisi Medinit. Këto fjalë u përhapën pasi dyshja publikuan një këngë së bashku, ndërkohë që në klip u shfaqën mjaft të afët me njeri-tjetrin, madje duke u ledhatuar. Keisi dhe Seldi mohuan të jenë në një lidhje, ndërkohë që këtë e ka konfirmuar edhe Sabiani. Në një prononcim për “Panorama Plus”, këngëtari ka treguar se Seldi është si vëlla i madh për Kesin, teksa theksoi se nuk do ishte aspak në dilemë dhe do e kishte pranuar pa…

Read More

Profesioni i lirë i arkitektit pritet të vihet nën kontroll. Për këtë është hartuar i gjithë kuadri ligjor. Hartuesit kanë parë të domosdoshëm krijimin e rregullave për të detyruar çdo profesionist në ushtrimin e aktivitetit të tij, të njohë të drejtën e profesionit. Tirananews.al ju sjell të plotë draftin e hartuar nga një grup specialistësh. Mungesa e një kuadri të tillë, ka sjellë mosrespektimin deri më sot në shumë raste të normave të deontologjisë si pasojë dhe sjelljen e shumë anomalive në marrëdhëniet brenda profesionit të lirë, me entet publike për të cilat deri më sot asnjë akt ligjor e…

Read More

Bardheblutë e drejtuar nga Ardian Mema, kanë mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Kukësin, në kryendeshjen e javës së 21-të të Superiores. Vendimtar goli i shënuar nga mbrojtësi Albi Doka në mionutën e 87′, që u dha 3 pikët bardhebluve, që tashmë e shohin veten plot 8 pikë larg zonës së rënies. Nga ana tjetër Kukësi kompromenton gjithçka në luftën për titull, pasi shkëputet edhe më shumë nga Partizani, duke mbetur plot 8 pikë mbrapa klubit “të kuq”. Sfida tjetër e mesditës, ajo mes Luftëtarit dhe Flamurtarit, përfundoi në barazim pa gola, ndërsa të dy skuadrat ndanë nga një pikë.

Read More

Olta Gixhari tregon disa detaje interesante nga jeta e vet në emisionin “E Diell” në Top Channel. Një foto në disko në adoleshencë i ka sjellë ndërmend Olta Gixharit teksa rrëfente për punën e saj si sipërmarrëse në “E Diell”, disa kujtime, por nga ato që mbahen mend gjatë. E cilësuar si “femme fatale”, elegante, plot sharm dhe sensualitet për çudinë e të gjithëve, nuk paska qenë gjithmonë kështu? Por si është historia? -“Do të them një detaj që s’e kam thënë më parë ne ekran” ka thënë Olta. “Unë jam bërë femër nga pamja në vit të parë, vit…

Read More

Matilda është nënë e dy fëmijëve. Ajo nuk ka pasur një jetë të lehtë dhe shkaku kryesor për këtë ishin problemet me ish-bashkëshortin, me të cilin qëndroi 9 vjet. E reja nga Tirana tregon në studio edhe për një prej periudhave të saj më të vështira, momentin kur kishte menduar të merrte vendimin fatal për veten dhe fëmijët. Por jeta e saj ndryshoi falë mbështetjes së motrës së saj Shpresa, të cilën e ka ftuar në “Ka një mesazh për ty”, në “E Diela Shqiptare”. “Në moshën 17-vjeçare unë u fejova me shkuesi. Pimë një kafe, i dhamë llafin njëri-tjetrit…

Read More

Ulja e dënimit për Dritan Dajtin ka sjellë reagime të forta në opinionin publik. Kujtojmë se Dajti është autor i vrasjes së 4 policëve në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari. Ngjarja ndodhi kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, burgut të përjetshëm. Së fundmi Dajtit i është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar çka do të thotë se ai do të dënohet me vetëm 25 vite burg. Në lidhje me këtë çështje një komentues i…

Read More

Nga një velinë që shfaqej çdo natë duke kërcyer në ekran, tani e shohim tek sfilon në pasarelë për markat e mëdha dhe famshme. Ish-velina brune e programit investigativ “Fiks Fare” në “Top Channel”, Anisa Mukaj, ka pothuaj dy vite që është vendosur në Milano, ku lidhi kontrata me agjenci mode atje. Pasi realizoi setet e para të fotove artistike për agjencinë më të madhe “Major Model Management”, jeta e saj ndryshoi kryekëput, pasi u vendos në një qytet europian, duke ndarë të njëjtën dhomë me ish-kolegen velinë, Briseida Mehmeti. Ajo tregoi për “Panorama Plus” se vetëm për dy javë…

Read More

Po luhet sfida mes Vllaznisë dhe Shënkollit, në Grupin A të Kategorisë së Parë. Takimi ka qenë 1-0, kur në të 40’, portieri Rinev Danaj i skuadrës së Shënkollit është përplasur me një shokun e skuadrës, të repartit të mbrojtjes dhe është dëmtuar rëndë. Në fushë janë parë stafet mjekësore të të dyja ekipeve, por është dashur edhe ndërhyrja e autoambulancës. Menjwherë, portieri Danaj është shoqëruar në spitalin rajonal të qytetit të Shkodrës për një ndihmë më të specializuar.

Read More

Reagimi i fortë qytetar në rrjetet sociale duke dënuar vendimin e dhënë nga gjykata për reduktimin e dënimit të përjetshëm të Dritan Dajtit, ka sjellë angazhimin e gjithë qeverisë. Vetëm pak minuta pas daljes në një konferencë të posaçme të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka dalë edhe ai i Brendshëm Sandër Lleshaj. Ky i fundit ka lajmëruar se kanë nisur hetimet ndaj gjyqtarëve duke thënë se “Operacioni “Forca e Ligjit” është vënë në veprim të plotë për të adresuar me të gjithë forcën e së drejtës atentatin e qartë, brutal dhe skandaloz që i është bërë drejtësisë” Ministri i…

Read More

Mediat dhe tregu i reklamave po ecin në dy drejtime tërësisht të ndryshme. Në tregun mediatik, konkurrenca është shtuar. Gara mes televizioneve është ashpërsuar, me emisione politike, programe argëtimi e humori, seriale e telenovela që konkurrojnë në çdo orar të ditës e të natës. Televizione të reja, me fokus informativ, po vijojnë të hapen edhe nga marka ndërkombëtare. E gjitha kjo për të tërhequr vëmendjen e një audience që “hutohet” me smartphone, Netflix, YouTube e zgjidhje të tjera teknologjike që sa vijnë e shtohen. Gazetat, prej disa vitesh, janë në agoni dhe me titujt për pensionet, apo pronat, shënjestrojnë një…

Read More

Ata që patën fatin ta njohin nga afër, do të kishin dashur që koha të kthehej pas dhe të ripërsërisnin edhe njëherë bisedat e gjata mbushur plot humor, por mbi të gjitha me humanizëm. Në dyvjetorin e vdekjes së Dritëro Agollit, ish-Kryeministri Pandeli Majko ulet të shkruajë për Dritëroin që njohu ai, për atë burrë flokëbardhë, që mosha nuk i ndihej. Pandeli Majko ruan jo pak kujtime me të, që në ato kohëra të zjarrta të ndërrimit të sistemeve dhe rimëkëmbjes së të majtës, kur u flisnin të rinjve në Qytetin Studenti apo kur uleshin e tregonte nga e shkuara.…

Read More

Dënimi i Dritan Dajtit vetëm me 25 vite burg duke e shpëtuar atë nga burgimi i përjetshëm ndonëse vrau katër efektivë policie, ka nxjerrë qeverinë në një deklaratë të posaçme. Ministrja e Drejtësisë  Etild Gjonaj  dënoi në konferencën e sotme gjyqtarët të cilët dhanë vendimin për Dritan Dajtin, ndërsa paralajmëroi edhe nisjen e hetimeve. Gjonaj i bëri thirrje Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar që të kenë parasysh këto vendime që lirojnë bandat dhe të marrin masa ndaj gjyqtarëve që mundësuan uljen e dënimit. Në deklaratën e saj, ministrja e Drejtësisë tha se mbështet Prokurorinë e Përgjithshme në…

Read More